Nëse është vullneti i Perëndisë
Written by adminradio on 19/03/2019
Letra e Jakobit 4:13-17. Dëgjoni nga Fjala e Perëndisë.
“Dhe tani, ju që thoni: “Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrijmë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë,” 14 ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç’është jeta? Éshtë avull që duket për pak, dhe pastaj humbet. 15 Në vend që të thoni: “Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë.” 16 Ju, përkundrazi, mburreni në arrogancën tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe. 17 Ai, pra, që di të bëjë të mirë edhe nuk e bën, bën mëkat.”
Një nga të vërtetat më të mëdha të Letrës së Jakobit, gjysëm-vëllait të Jezusit, është prova e frytshmërisë shpirtërore që manifestohet përmes besimit veprues. Kjo letër është shkruar në shekullin e parë nga të krishteret hebrenj dhe sigurisht që është e aplikueshme edhe për ne si të krishterë në shekullin 21. Ka shumë sprova për të vlerësuar besimin tonë.
Në studimin tonë për sot, të bazuar tek Jakobi 4:13-17, duhet të bëjmë një shqyrtim të besimit tonë. Sporvat që përfshihen në këtë Letër janë:
Sprova e besimit këmbëngulës përmes vuajtjeve tek Jakobi 1:12.
Sprova e besimit përmes tundimit tek Jakobi 1:13-18.
Sprova e përgjigjes ndaj Fjalës së Perëndisë tek Jakobi 1:19-27.
Sprova e dashurisë së vërtetë tek Jakobi 2:13-18.
Sprova e veprave të drejtësisë tek Jakobi 2:14-26.
Sprova e gjuhës tek Jakobi 3:1-12.
Sprova e nënshtrimit ndaj Perëndisë tek Jakobi 1:1-12.
Dhe tani kemi sprovën e mbështetjes sonë tek Perëndia tek Jakobi 4:13-17.
Sigurisht, që asnjë i krishterë nuk mund t’i kapërcejë këto sprova me përsosmëri. Megjithatë, të krishterët, në të cilët banon Fryma e Shenjtë, duhet të japin fryte të këtyre aspekteve të besnikërisë ndaj Perëndisë.
Ky mësim nuk bën përjashtim, cdo besimtar i vërtetë duhet t’i përgjigjet vullnetit të Perëndisë. Shkrimi është udhëzuesi ynë, që na mëson se si të japim prova të varësisë sonë në Perëndinë. Besimtarët kanë etje të jetojnë sipas vullnetit të Perëndisë dhe jo vullnetit të tyre. Ne nuk jemi të pavarur, por kemi varësi ndaj Perëndisë për jetën tonë. Kjo gjë kërkon një besim këmbëngulës.
Në Testamentin e Vjeter, Davidi, një besimtar i vërtetë ka shkruar tek Psalmi 40:8, “ Perëndia im, unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd dhe ligji yt është në zemrën time”. Gjithashtu, në Psalmi 143:10 Davidi shkruan, “Më mëso so ta plotësoj vullnetin tënd, sepse ti je Perëndia im…”
Me siguri të krishterët e vërtetë besojnë dhe jetojnë edhe sot mbi bazën e këtyre principeve. Tek Marku 3:35, Jezusi shkruan, “Kushdo që bën vullnetin e Atit tim është vëllai, motra dhe nëna ime.”
Jezusi, gjithashtu paralajmeroi ata që po e dëgjonin tek Mateu 7:21, “Jo çdo njeri që më thotë: “Zot, Zot” do të hyjë në mbretërinë e qieve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej.”
Duket shumë qartë që jetesa sipas vullnetit të Perëndisë tregon besimin e vërtetë tek Jezusi. Jakobi në pasazhin e tij na bën të mendojmë që një besimtar i vërtetë e bën Perëndinë pjesë të jetës së tij të përditshme, jo vetëm një orë gjatë të dielave.
Jakobi 4:13, “Dhe tani, ju që thoni: “Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrijmë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë.”
Besimtarët e dinë që kanë varësi të plotë tek Perëndia për çdo sferë të jetës. Vetë Perëndia na e jep jetën. Besimtarët nuk duhet të mendojnë që jetët tona janë të ndara në aspekte të botës dhe në aspekte shpirtërore. Perëndia nuk është indiferent për aspektet e botës. Vullneti i Perëndisë ndikon gjithë jetën tonë.
Jakobi qorton ata që mendojnë, ose zbatojnë planet e tyre, sikur Perëndisë të mos i bëhej vonë. Perëndisë i intereson. Ndoshta të krishterët e rinj, ose të pamaturuar mund edhe të mendojnë në këtë mënyrë. Koha dhe përvoja duhet të ndryshojë këtë të menduar të gabuar dhe të cekët. Të krishterët ndryshohen nga Perëndia dhe mbështetën potësisht tek Ai.
Ky varg na qorton nëse planifikojmë pa e bërë Perëndinë pjesë të planit tonë. Si besimtarë ne duhet të kërkojmë Perëndinë për udhëheqjë, edhe kur bëhet fjalë për çështje pune. Çdo gjë që besojmë, themi, ose bëjmë ka një ndikim shpëtëror dhe moral. Perëndia është aty, Perëndia kujdeset dhe dëshrion që ne të kërkojmë këshillimin e Tij, ne duhet të jetojmë sipas vullnetit të Tij.
Fjalët e urta 27:1 thotë, “Mos u mburr me ditën e nesërme, sepse nuk di atë që mund të sjellë një ditë.”
Xhon MekArthur, një njohës i mirë i Shkrimit, shkruan këto fjalë, “Jakobi ka zgjedhur ilustirme që ishin të përshtatshme për lexuesit e tij. Shumë hebrenj të asaj kohe ishin biznesmenë të sukseshëm, tregëtarë të njohu,r të cilët me zgjuarsi zgjidhnin qëndrat tregëtare për të bërë biznes. Planifikimi i mençur dhe strategjia e duhur nuk është mëkat, por i nevojshëm. Problemi qëndronte në faktin se çfarë ata nuk bënë. Gjatë planifikimit të tyre, ata e neglizhuan plotësisht Perëndinë. Perëndia nuk ishte pjesë e axhendës së tyre. Ata i bënin planet sikur të ishin të gjithëdijshëm, të plotfuqishëm dhe të paprekshëm.” Mos e lejoftë Perëndia që ne të kemi të njëjtin qëndrim dhe të njëjtën sjellje!
Jakobi jep dy arsye të rëndësishme për ata në atë kohë dhe për ne sot, që na çojnë drejt përjashtimit të Perëndisë në planet që bëjmë për të ardhmen.
Jakobi 4:14 thotë, “ Ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç’është jeta? Éshtë avull që duket për pak, dhe pastaj humbet.” Është e qartë që jeta mund të jetë e komplikuar, ka rrëthana të panumërta dhe të imagjinueshme, që mund të shfaqen, ndaj të cilave kemi pak, ose aspak kontroll. E ardhmja e të gjithëve është e pasigurt. Ne mendojë se kemi në dorë jetën tonë, por shpesh pësojmë një zgjim të papritur. Si njerëz të besimit, ne duhet ta quajmë bekim, një përfitim shumë të madh, faktin që mund të lutemi dhe t’i kërkojmë Perëndisë të marrë kontroll, të na japë zgjuarsi dhe ide. Këndveshtrimi ynë duhet të jetë si ai i Salomonit që shkroi tek Fjalët e Urta 3:5-6, “Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; 6 pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.”
Arsyeja e parë se përse duhet të bëjmë Perëndinë pjesë të planeve tona, është sepse Ai di më të mirën, duhet të kërkojmë të na udhëheqë.
Arsyeja e dytë, domethënëse, për të përfshirë Perëndinë në planet tona të ardhshme është ajo çfarë na thotë Jakobi tek kapitulli 4, vargu 14, “Sepse ç’është jeta? Éshtë avull që duket për pak, dhe pastaj humbet.” Me këtë do të thotë që kjo jetë është shumë e shkurtër, sa mund ta humbasësh sa hap e mbyll sytë. Në krahësim me përjetësinë kjo jetë eshtë si avulli. Kjo jetë është si avulli i ujit, që mund të zhduket në çast.
Sa marrëzi është të jetosh duke u mbështetur në brishtësinë e jetës tokësore, duke planifikuar dhe duke jetuar pa marrë në konsideratë vullnetin dhe udheheqjen e Perëndisë.
Për shembull, edhe Stiv Xhobs, themeluesi i kompanisë Apëll dhe Piksar ka thënë, “Fakti që nuk harroj se së shpejti do të vdes është mjeti më i rëndësishëm që më ka ndihmuar të bëj zgjedhje të rëndësishme në jetë. Pothuajse çdo gjë, të gjitha pritshmëritë e jashtme, e gjithë krenaria, të gjitha frikërat dhe turpi i dështmit, të gjitha këto zhduken, kur përballesh me fytyrën e vdekjes dhe mbetet vetëm ajo çfarë është më e rëndësishme.”
Stiv Xhobs që e dinte se po vdiste nga një sëmundje e pashërueshme, e kuptoi se sa e shkurtër dhe e brishtë është jeta. Por vetëm Perëndia e di, nëse ai e kuptoi me të vërtetë se çfarë është me e rëndësishme pas kësaj jete. Si besimtarë ne e dimë çfarë na tregon Shkrimi dhe duhet të jetojmë çdo ditë të lidhur me Perëndinë, Mësuesin tonë. Kini parasysh: “Ju jeni si bryma që shfaqet për pak kohë dhe më pas zhduket.”
Këto janë fjalët e fundit të disa përsonave të njohur:
“Asgjë nuk ka rëndësi. Asgjë nuk ka rëndësi.” Fjalët e fundit të Luis. B. Maier, një producent i Hollivudit, që ka vdekur ne 29 tetor, 1957
“Mos më lini të vdes; kam shumë gjëra për të bërë.” Hjui Long, guvernator dhe senator i shtetit te Luizianës, që ka vdekur në vitin 1935, nga një plumb.
“Jezus të dua. Jezus të dua!” Nënë Tereza; vdiq më 5 shtator 1997.
Nëse Perëndia do të na jepte mundësinë, cilat do të ishin fjalët tona të fundit?
Një nga librat më të vjetër të Biblës, ai i Jobit na tregon në lidhje me brishtësinë e jetës në tonë. Jobi 14:1-2 thotë, “Njeriu i lindur nga një grua jeton pak ditë dhe është plot shqetësime. 2 Mbin si një lule, pastaj pritet; ikën me vrap si një hije dhe nuk e ka të gjatë.”
Mosnjohja e së ardhmes, shkurtësia dhe brishtësia e kësaj jete duhet të forcojë në mendjet tona idenë se sa e rëndësishme është të kërkojmë vullnetin e Perëndisë. Së pari, të kërkojmë shpëtimin dhe më pas një jetë të shenjtëruar, që jetohet nga njerëz me besim të vërtetë.
Jakobi shkruan tek kapitulli 14:15, “Në vend që të thoni: “Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë.”
Këtu na jepen të dhëna për varësinë tonë ndaj Perëndisë. Kjo do të thotë që besimtari duket të kërkojë vullnetin e Perëndisë për jetën e tij. Njerëzit e besimit i nënshtrohen vullnetit të Perëndisë që shpaloset në Fjalën e Tij dhe që shpaloset nga Fryma e Shenjtë që jeton brenda tyre.
Për shembull: Pali thotë tek Veprat e Apostujve 18:21, “Unë do të kthehem nëse është vullneti i Perëndisë.” Pali i shkroi kishës së Romës tek Romakëve 15:32, “që unë të vij tek ju, në dashtë Perëndia, dhe të freskohem bashkë me ju.” Ky duhet të jetë qëndrimi ynë i vazhdueshëm. Perëndinë duhet ta përfshijmë në jetën tonë të përditshme.
Për më tepër, ne si besimtarë duhet të kuptojmë se duke iu nënshtruar vullnetit të Perëndisë, kjo gjë tregon për besimin tonë tek Perëndia Sovran, për çdo aspect të jetës sonë. Fryma jonë na është dhënë nga vullneti i Perëndisë.
Xhon MekArthur shkruan, “ Për të krishterin zbatimi i vullnetit të Perëndisë është një akt adhurimi. Le të marrim në konsiderate Romakëve 12:1-2, “O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur. 2 Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.” “Të jetosh sipas vullnetit të Perëndisë” do të thotë që ta bësh me zemër, siç na thuhet tek Efesianëve 6:6, “Duke mos shërbyer për sy e faqe, si ata që duan t’u pëlqejnë njerëzve, por si shërbëtorë të Krishtit, duke bërë vullnetin e Perëndisë me zemër.” Gjithashtu, është një mënyrë jetese, siç na thuhet tek Kolosianëve 4:12, “…që ju të qëndroni të përsosur dhe të përkryer në gjithë vullnetin e Perëndisë.” Pra, t’i përgjigjesh vullnetit të Perëndisë është një tjetër sprovë e besimit të vërtetë dhe veprues në Zotin Jezus Krisht. Dëshira për të bërë vullnetin e Perëndisë, me siguri që është një shenjë dalluese e një jete të transformuar.”
Nuk është mirë të neglizosh vullnetin e Perëndisë. Është akoma më keq të refuzosh me arrogancë vullnetin e Tij, që mund të jetë siç na thuhet tek Jakobi 4:16, “Ju, përkundrazi, mburreni në arrogancën tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe.”
Në këtë kontekst të vullnetit të Perëndisë, ata që mburren se ju mjafton vullneti dhe rruga e tyre, ose që e vënë mbi vullnetin e Perëndisë, janë duke mëkatuar. Në fakt, është qesharake që mbështeten në veten e tyre për të ardhmen e tyre.
Tomas A. Kempis, një shkrimtar mesjetar ka shkruar, “Njeriu ka prosperitet kur pranon zgjedhjet e të Perëndisë.”
Fjalët e Urta 19:21, “Ka shumë plane në zemrën e njeriut, por vetëm plani i Zotit do të mbetet i pandryshuar.”
Në Testamentin e Ri, 1 Korintasve 1:31 “që, sikurse është shkruar: “Ai që mburret, le të mburret në Zotin.” Këtu Pali citon nga Jeremia 9:24.
Vargu i parë në pasazhin tonë, duket si pa vend, por nuk është kështu. Jakobi 4:17, “Ai, pra, që di të bëjë të mirë edhe nuk e bën, bën mëkat.”
Vullneti i Perëndisë është gjithmonë i mirë. Është mjaft e qartë që ata që e njohin vullnetin e Perëndisë, janë përgjegjës për ta bërë atë dhe nëse nuk binden mëkatojnë. Ka mëkate sepse i kryen, ka dhe mëkate sepse nuk ke kryer diçka. Zemra mëkatare është ajo që përjashton vullnetin e Perëndisë.
Një shembulli i Testamentit të Vjetër është ai i profetit Jona, që e dinte vullnetin e Perëndisë në lidhje me Ninivën, por fillimisht e refuzoi dhe u përpoq të largohej duke shkuar larg në drejtim të kundërt. Jona mëkatoi. Perëndia e zbuti. Perëndia zbut çdo besimtar edhe sot që refuzon vullnetin e Tij.
Është gjithmonë mirë të besosh, të flasësh dhe të veprosh, “Nëse është vullneti i Perëndisë për të jetuar diçka.” “Vullneti i Perëndisë nuk do t’ju çojë kurrë në një vend, që është jashtë hirit të Perëndisë.” Kjo është një e vërtetë e padiskutueshme e thënë nga F.B. Meier, një predikus dhe shkrimtar.
Menditoni për këtë gjë në zemrën tuaj. Le të jetë kjo mënyra se si jetojmë, mënyra se si mendojmë, flasim dhe veprojmë në perëndishmëri dhe në varësi ndaj Perëndisë, si Zoti dhe Mësuesi ynë.