Nga besimi në besim

Written by on 19/03/2019

Nga besimi në besim”, dhe teksti ynë kryesor është shkëputur nga Letra e Romakëve 1:16-17.

Në fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson, më parë Judeun e pastaj Grekun. 17 Sepse drejtësia e Perëndisë është zbuluar në të nga besimi në besim siç është shkruar: “I drejti do të jetojë me anë të besimit.” 

Skeptikët dhe jobesimtrët ndonjëherë vënë re dhe thonë, “Nësë Krishtërimi dhe Krishti janë kaq madhështorë, pse shumica e njerëzve i refuzojnë dhe shumë largohen prej tyre?”

Përgjigjia është e shkurtër dhe e thjeshtë: Për shkak të mungesës së besimit të vërtetë dhe këmbëngules.  Ne jemi të shpëtuar nga hiri i Perëndisë, një favor i pamerituar, por kjo ndodh përmes besimit ne Të. Kjo gjë na bëhet e qartë tek letra e Efesianëve 2:8, ku Apostulli Pal i frymëzuar nga Fryma e Shenjtë ka thënë këto fjalë, “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë.”

Cfarë është besimi me saktësi? Shkrimi na jep një përgjigjie të shkrutër por të gjallë. Hebrenjve 11:1 thotë, “Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen.”

Besimi është një siguri e patundur, siguria që kemi për të ardhmen, bindja se kemi shpresë. Gjithashtu, është siguria që nuk varet nga shqisat tona, por ne besojmë tek siguria e ofruar nga Perëndia që e besojmë, ku mbështetemi. Ne besojmë në Fjalën e Perëndisë, që është frymëzuar nga Perëndia. Autorët e Biblës janë frymëzuar nga Fryma e Shenjtë për ta shkruar atë.

Si mund ta kemi këtë besim? Një tjetër përgjigjie po kaq koncize na jepet në Shkrimin e Shenjtë. Në Testamentin e Ri, Romakëve 10:17 thuhet, “Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë.”

Besimi nuk kundërshton faktet, pavarësisht se si mund të jenë ato. Por, besimi i vërtetë pranon integritetin e padiskutueshëm të Perëndisë, të cilin ai e ka shpalosur përmes principeve, premtimeve dhe profecive të Tij. Ne duhet të mendojmë në lidhje më besimin më tepër, sidomos në lidhje me cilësinë dhe sasinë. Besimi është mbështetja e plotë dhe e vërtetë tek Perëndia, duke marrë dhe duke pranuar mesazhin e Tij, Shkrimin e Shenjtë nga Zanafilla deri tek Zbulesa.

Besimi përmban tre elementë thelbësorë. Besimi vepron në gjithë qënien e një personi.

Së pari-Besimi ka një aspekt shpirtëror. Mendja kupton mesazhin e Jezus Krishtit, e beson dhe e pranon. Le të marrim në konsideratë 1 Thesalonikasve 2:3 që thotë, “…se kur ju keni marrë nga ne fjalën e Perëndisë, e pritët atë jo si fjalë njerëzish, por, sikurse është me të vërtetë, si fjalë Perëndie, që vepron ndër ju që besoni.”

Së dyti- Besimi ka një aspekt emocional që lidhet me zemrën, me qënien e brendshme, që përqafon të vërtetën e ungjillit. Si për shembull: Ne ndiejmë një trishtim të perëndishëm për mëkatin që kemi bërë, ne pranojmë që jemi një mëkatar, lëmë pas mëkatin dhe shkojmë drejt Shpëtimtarit. Le të shohim 2 Korintasve 7:10 që thotë, “Trishtimi sipas Perëndisë në fakt, sjell pendim për shpëtim, për të cilin njeriu nuk i vjen keq, por trishtimi i botës shkakton vdekje.”

Së treti-Besimi ka një aspekt që lidhet me vullnetin. Besimi është një akt i vullnetshëm. Nëpërmjet këtij akti të vullnetshëm ne i nënshtrohemi vullnetit të Perëndisë, jo më vullnetit tonë. Jakobi 2:24 thotë, “Ju shikoni, pra, se njeriu shfajësohet nga veprat dhe jo vetëm nga besimi.” Shpëtimn e marrim përmes besimit, megjithatë bindja ndaj Perëndisë tregon që besimi ynë është I vërtetë.

Besimi i vërtëtë kërkon përkushtim të mendjes, të zemrës, të vullnetit, të të gjithë qënies sonë.

Xhosh MekDouell, një mbrojtës i besimit të Krishterë shkruan këto fjalë plot urtësi: “Themeli i besimit të Krishterë është në një person, Jezus Krishtin.  Për shkak të këtij fakti, Krishtërimi ndryshon nga besimet e tjera. Shumia e besimeve të tjera mbështeten në filozofi të ndryshme. Në kontrast me ta, Krishtërimi, bazohet në identitetin e themeluesit të Tij, Jezus Krishtit dhe në një ngjarje historike, ringjalljen. Vlefshmëria e gjithçkaje që Krishti mësoi bazohet në qënien e Tij, në atë që shpalli se ishte. Mësimet e Krishtit nuk mund t’i vecosh nga personi i Krishtit. Gjithcka që Ai mësoi bazohet në qënien e Tij, si Bir i vetëm i Perëndisë. Shumë pak njerëz do t’ju pyesin, “Pse jeni i Krishterë?” Shumica e tyre do t’ju pyesin, “Pse jeta jote është ndryshe?” Si për shembull: Pse ke shpresë në një botë, që shpesh herë është e pashpresë?” Përgjigjia është Jezus Krishti. Unë kam shpresë, sepse Jezusi është Ai që shpalli se ishte dhe unë bësoj tek Ai. Për shembull: Një pasdite, unë mbërrita ne aeroportin e San Diegos dhe askush nuk me priste aty. Morra bagazhet e mia dhe po prisja. Disa persona që kishin qënë në avionin tim ndaluan dhe njëri prej tyre me tha, “Duket sikur të kanë lënë në pritje.” “Jo!” u përgjigja. Dikush tjeter erdhi dhe më tha, “ Do ishte mirë sikur të merrje një taksi.” “Jo!” i thashë. Më në fund, dikush më tha, “Nga e di që dikush do vijë për të të marrë?” Unë iu përgjigja, “Sepse e njoh mirë gruan time.” Unë e njoh karakterin e saj, cilësitë e saj. Ajo është e besueshme. Besimi im bazohet në atë që ajo është. Unë nuk u zhgënjeva, ajo erdhi për të më marrë. Është njësoj edhe në rastin kur dikush të pyet, “Pse ke shpresë?” Unë i përgjigjem, “Sepse unë e njoh Jezus Krishtin. Ai është Ai që ka shpallur se është. Unë besoj në karakterin dhe cilësitë e Krishtit.” Fjalë plot urtësi.

Ky është thelbi i besimit. Shumica nuk e kanë këtë cilësi besimi. Shumë shpallin se besojnë, se kanë besim, por besimi i tyre është pa përmbajtje, është një guaskë bosh.

Nuk kanë pendim të vërtetë për mëkatin. Për këtë aryse, nuk kanë as ndryshim në stilin e jetesës. Nuk shfaqin asnjë shenjë të nënshtrimit ndaj Perëndisë. Ju mungon përkushtimi i vërtetë ndaj Krishtit. Perëndia, mijëra vjet më parë, frymëzoi profetin Jeremia të shkruante tek kapitulli 29, vargu 13, “Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj.”

Në mënyrë të ngjashme, autori i Hebrenjve shkruan ne kapitullin 11:6, “Edhe pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë.”

Shpërblimi është jeta e përjetshme ne Krishtin, përmes sakrificës së Tij në kryq në vendin tonë. Ai është Shpëtimtari dhe Shpenguesi ynë. Ai na shpëtoi nga dënimi ynë, nga zemërimi i Perëndisë kundrejt mëkatit tonë, që ra tërësisht mbi Të në kryqin e Kalvarit në vendin tonë, që ne të besojmë tëk Ai dhe vepra e Tij në kryq për ne.

Një element i rëndësishëm i besimit gjendet tek Romakëve 1:17, Sepse drejtësia e Perëndisë është zbuluar në të nga besimi në besim siç është shkruar: “I drejti do të jetojë me anë të besimit.” Ky besim duhet të jetë një besim këmbëngulës dhe i vazhdueshëm.

Në duhet të jetojmë besimin tonë cdo ditë, nga besimi në besim, nga fillimi deri në fund. Nga besimi në besim sic është shkruar.

Dikush ka shkruar: “ Perëndia nuk mund të ketë një dhuratë më të cmuar për besimtarët, sesa  vetë shembullin e një personi që jeton si mishërim i vullnetit të Tij dhe frymëzon ata që e rrethojnë me besimin përmes hirit.”

Le të jetë kjo e vërteta për secilin prej nesh. Po ju, të dashur dëgjues, a besoni me të vërtetë tek Jezusi? A e keni pranur Jezus Krishtin si Birin e vetëm të Perëndisë, si Shpëtimtarin tuaj dhe si Zotin tuaj?  A jeni penduar me të vërtetë? Nësë pendoheni për mëkat, mendja, zemra dhe vullneti juaj fillojnë të largohet nga mëkati dhe të drejtohen drejt Shpëtimtarit.


Reader's opinions

Leave a Reply


Continue reading

Current track

Title

Artist