Unë jam shpirtëror. A nuk mjafton kjo?

Written by on 29/10/2019

Njerëzit mendojnë se janë shpirtërorë, sepse ëndërrojnë me sy hapur për koncepte dhe ide te fryra filozofike.

A mund te jetë dikush “shpirtëror” dhe të mos ketë interes tek Jezus Krishti? PO! Ne jemi krijuar me nevojën për të njohur Perëndinë, por Satani përpiqet të verbojë ata që fillojnë të kenë njohuri rreth Jezusit.

Hapeni Biblën tuaj tek Romakëve, libri i 6-të i Testamentit të Ri, dhe tek kapitulli 1:18-31 lexojmë: “ Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi,19 meqenëse ajo që mund të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre.20 Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.21 Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua.22 Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë,23 dhe e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pakalbshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm, të shpendëve, të kafshëve katërkëmbëshe dhe të rrëshqanorëve.24 Prandaj Perëndia ia dorëzoi papastërtsë në epshet e zemrave të tyre, për të çnderuar trupat e tyre në mes vetë atyre,25 që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen.26 Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasioneve të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës.27 Në të njejtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre.28 Dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme,29 duke qenë të mbushur plot me çdo padrejtësi, kurvërim, mbrapshtësi, lakmi, ligësi; plot smirë, vrasje, grindje, mashtrim, poshtërsi,30 mashtrues, shpifës, armiq të Perëndisë, fyes, krenarë, mburravecë, trillues ligësish, të pabindur ndaj prindërve,31 të paarsyeshëm, të pabesë, pa dashuri të natyrshme, të papajtueshëm, të pamëshirshëm.32 Por ata, ndonëse e kanë njohur dekretin e Perëndisë sipas të cilit ata që bëjnë gjëra të tilla meritojnë vdekjen, jo vetëm i bëjnë, por miratojnë edhe ata që i kryejnë.”

Këto fjalë janë shkëputur nga Bibla, Romakëve 1:18-32.

Vetëdija shpirtërore është ndërgjegjësimi në lidhje me çështjet shpirtërore. Për shkak se vetëdija shpirtërore është një term jo shumë i qartë, është e vështirë të dimë nëse kushdo që flet për vetëdije shpirtërore mendon të njëjtën gjë. Për disa është një lidhje me shpirtin e tyre, për të tjerë është kontakti me hyjnoren. Për disa të tjerë është njohuria në lidhje me atë se çfarë ndodh në fushën frymërore “jo-fizike” që na rrethon të gjithëve.

Nuk ka asnjë dyshim se bota frymërore është e vërtetë (Mateu17:18). Vetëdija shpirtërore mund të jetë diçka e mirë, ose e keqe, për shkak të motivit që dikush mund të ketë. Lidhja me frymërat e këqija nuk është diçka e mirë. Fatkeqësisht, frymërat e liga shpesh herë prezantohen si qënie të dritës, ose njohurisë, “sepse Satanai vet shndërrohet në engjëll drite.” (2 Korintasve 11:14).

Psikologjia dhe “gjuetarët e fantazmave” shpesh kanë një vetëdije shpirtërore për atë që bëjnë forcat demonike, por kjo nuk është një gjë e mirë, sepse qëllimi i demonëve është të gënjejnë dhe të mashtrojnë. Gjarpri në kopsht e tundoi Evën, duke qënë i vetëdijshëm se po e tundonte për gjëra që ishin përtej të kuptuarit të saj.

Kur ajo i tha gjarprit se ajo dhe Adami do të vdisnin nëse do të hanin nga pema e njohjes së të mirës dhe të keqes, gjarpri (Satani) tha:  “Ju s’keni për të vdekur aspak;por Perëndia e di që ditën që do t’i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen”.(Zanafilla 3: 4-5). Gjarpri i premtoi një lloj njohurie shpirtërore, që në fakt Evës i bëri vetëm dëm.

Sigurisht, që Jezusi kishte vetëdijë frymërore. “Jezusit nuk u zinte besë atyre, sepse i njihte të gjithë, 25 dhe sepse nuk kishte nevojë që ndokush të jepte dëshmi për njeriun, sepse ai e dinte ç’kishte përbrenda njeriut.” (Gjoni 2:24–25). Jezusi e njihte hipokrizinë e atyre që vinin tek Ai për ta vënë në kurth (Marku 12:15) dhe dinte gjithçka në lidhje me forcat frymërore që veprojnë në botë (Luka 22:31). Si apostull i Jezusit, Pjetri kishte aftësinë për të dalluar gjendjen shpirtërore të Simonit në Samari dhe i tha: “Sepse unë të shoh se je në vrerin e hidhësisë dhe në prangat e paudhësisë. “(Veprat e Apostujve 8:23).

Të gjithë besimtarët duhet të kenë një farë dallimi frymëror.  “Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur (Kolosianëve 1:13). Sytë tanë frymërorë na janë hapur për të parë realitetin e gjendjes sonë mëkatare, për të parë hirin e Perëndisë dhe gënjeshtrat e armikut. Ne e njohim dashurinë e Perëndisë, ne kemi perjetuar ngushëllimin e Frymës së Shenjtë. Ne e kuptpjmë që jemi në një betejë frymërore (Efesianëve 6:12) dhe që Satani ka një plan, “ne i dimë qëllimet e tij. (2 Korintasve 2:11).

 

Vetëdija jonë frymërore vjen si rezultat i shpengimit të Krishtit. Në Krishtin, ne kemi një këndvështrim të ri, “Në qoftë se ju jeni ringjallur me Krishtin, kërkoni ato që janë lart, ku Krishti është ulur në të djathtë të Perëndisë.Kini në mend gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë,sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë.“(Kolosianëve 3:1–3). Ne e dimë se jeta është më tepër nga sa shohim, dëgjojmë dhe prekim, ekzistenca jonë nuk kufizohet nga bota e materjes. “Perëndia është Frymë, dhe ata që e adhurojnë duhet t’a adhurojnë në frymë dhe në të vërtetën.” (Gjoni 4:24). Ekziston një realitet frymëror dhe bijtë e Perëndisë e dinë këtë gjë.

Të jesh i verbër shpirtërisht do të thotë të mos shohësh Krishtin dhe të mos shohësh Krishtin do të thotë të mos shohësh Perëndinë (Kolosianëve 1:15-16; 2 Korintasve 4:6). Verbëria shpirtërore është një gjendje e rëndë që përjetohet nga ata që nuk besojnë tek Perënida, Jezus Krishti dhe Fjala e Tij (Romakëve 2:8; 2 Thesalonikasve 2:12). Ata që refuzojnë Krishtin janë të humbur (Gjon 6:68-69). Duke qënë të verbër shpirtërisht, ata po zhduken (2 Korintasve 4:3-4; Zbulesa 3:17). Ata zgjedhin të mos pranojnë mësimet e Krishtit dhe autoritetin e Tij në jetën e tyre (Mateu 28:18). Ata janë të verbër për të parë veprat e Perëndisë të rrëfyera përmes Fjalës së Tij dhe veprave të Jezus Krishtit (Gjoni 1:1; Veprat e Apostujve 28:26-27). Ata përshkruhen, “ njeriu natyror nuk i rrok gjërat që janë të Frymës së Shenjtë; sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t’i njohë; sepse ato gjykohen frymërisht.” (1 Korintasve 2:14).

Shkrimi na e thotë qartë se çfarë e shkakton verbërinë shpirtërore. “Të cilëve perëndia i këtij shekulli ua verboi mendjet e atyre që nuk besojnë, që drita e ungjillit të lavdisë së Krishtit, që është shëmbëllimi i Perëndisë, të mos ndriçojë tek ata.” (2 Korintasve  4:4).  Pali i referohet Satanit si “zoti i kësaj bote”.

Apostulli Pal shkruan tek 1 Korintasve 2:6-14 dhe na shpiegon se urtësia dhe spiritualiteti vijnë nga Perëndia i vërtetë dhe Shpëtimtari Jezus Krisht.

Dhe ne flasim dituri në mes njerëzish të pjekur, por jo diturinë e kësaj kohe dhe as të pushtetarëve të kësaj kohe, që nuk arrin asgjë,por flasim diturinë e Perëndisë të fshehur në mister, që Perëndia e kishte paracaktuar përpara kohërash për lavdinë tonë,të cilën asnjë nga pushtetarët e kësaj kohe nuk e ka njohur; sepse, po ta kishin njohur, nuk do të kishin kryqëzuar Zotin e lavdisë.Por, sikurse është shkruar: “Ato gjëra që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe nuk kanë hyrë në zemër të njeriut, janë ato që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan atë.”10 Po Perëndia na i ka zbuluar me anë të Frymës së tij, sepse Fryma heton çdo gjë, edhe të thellat e Perëndisë.11 Sepse cili nga njerëzit, pra, njeh gjërat e njeriut, përveç se fryma e njeriut që është në të? Po kështu asnjëri s’i njeh gjërat e Perëndisë, përveç Fryma e Perëndisë.12 Dhe ne nuk kemi marrë frymën e botës, por Frymën që vjen nga Perëndia, që të njohim gjërat që na janë dhuruar falas nga Perëndia.13 Për këto edhe flasim, por jo me fjalë të mësuara nga dituria njerëzore, por të mësuara nga Fryma e Shenjtë, duke i krahasuar gjëra frymërore me fjalë frymërore.14 Dhe njeriu natyror nuk i rrok gjërat që janë të Frymës së Shenjtë; sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t’i njohë; sepse ato gjykohen frymërisht.”

 Isaia 45:22, “Kthehuni nga unë dhe do të shpëtoni, ju mbarë skaje të tokës. Sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër.”


Reader's opinions

Leave a Reply


Continue reading

Current track

Title

Artist