Zoti që jep
Written by adminradio on 05/02/2020
Programi ynë sot titullohet “Zoti që jep”. Zoti u ka dhënë të gjithëve kaq shumë, pavarësisht nëse besojnë në Të apo jo. I gjithë njerëzimi ka marrë shumë nga Zoti ynë më bujar. Besimtarët e krishterë kanë kanë marrë edhe më shumë dhurata, kanë marrë dhuratën e jetës së përjetshme, shpëtimin dhe një shtëpi të ardhshme në parajsë me Perëndinë.
Ndërsa po kërkoja vargje biblike në lidhje me natyrën bujare të Zotit, zbulova se volumi i referencave biblike është me të vërtetë shumë i madh. Unë do të lexoj disa prej tyre sot për t’ju treguar për natyrën bujare të Zotit. Megjithatë, nuk mund t’i citoj të gjitha. Ka shumë fragmente të rëndësishme biblike sa që nuk mund të lexohen në një program radiofonik kaq të shkurtër.
Zoti siguron mjedisin tonë tokësor – ajrin, ujin, rrezet e diellit, ngrohtësinë, bimët dhe jetën e kafshëve. Zoti na jep shokë dhe miq. Por më e rëndësishmja nga të gjitha, Zoti siguroi një rrugëdalje, një rrugë shpëtimi nga jeta jonë e zhytur në mëkat, këtë e bëri përmes shpëtimit shfajësues, përmes vdekjes dhe ringjalljes së Birit të Perëndisë, Jezus Krishtit, në mënyrë që të gjithë ata që me të vërtetë besojnë në shpëtimin e Jezusit, të marrin shpëtimin e Tij, me anë të besimit. Ne e marrim shpëtimin pa asnjë meritë. Ne nuk mund të bëjmë gjë për të fituar vetë shpëtimin, përveçse të vendosim besimin tonë te Jezusi.
Dëgjoni tani këto vargje biblike që flasin për Zotin bujar, dhe vini re se sa herë përsëriten fjalët JAP dhe DHASHË në këto vargje. Mos harroni: Askush, KURRË nuk ka dhënë më shumë sesa Zoti!
Gjoni 3:16: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.”
Romakëve 3:24-26: “Por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus.25 Atë ka paracaktuar Perëndia për të bërë shlyerjen nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të treguar kështu drejtësinë e tij për faljen e mëkateve, që janë kryer më parë gjatë kohës së durimit të Perëndisë,26 për të treguar drejtësinë e tij në kohën e tanishme, me qëllim që ai të jetë i drejtë dhe shfajësues i atij që ka besimin e Jezusit.”
Romakëve 5:4-6: “Këmbëngulja përvojën dhe përvoja shpresën.5 Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë.6 Sepse, ndërsa ishin akoma pa forcë, Krishti vdiq në kohën e tij për të paudhët.”
Romakëve 6:23: “Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.”
Zanafilla 9:2-3: Zoti duke folur: “Dhe frika dhe tmerri juaj do të ushtrohet mbi të gjitha kafshët e tokës, mbi të gjithë zogjtë e qiellit, mbi gjithçka që lëviz mbi tokë, si edhe mbi të gjithë peshqit e detit. Ata janë lënë në pushtetin tuaj.3 Çdo gjë që lëviz dhe ka jetë do t’ju shërbejë si ushqim; unë ju jap tërë këto gjëra; ju jap edhe barin e gjelbër.”
Jakobi 1:5-6: “Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t’i jepet.6 Por le ta kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era.”
Mateu 7:7-11 Jezusi flet duke thënë: “Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju çelet.8 Sepse kush lyp merr, kush kërkon gjen dhe do t’i çelet atij që troket.9 A ka midis jush ndonjë njeri që, po t’i kërkojë i biri bukë, t’i japë një gur?10 Ose po t’i kërkojë një peshk, t’i japë një gjarpër?11 Në qoftë se ju, që jeni të këqij, dini t’u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj, që është në qiej, do t’u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë.”
1 Timoteut 1:12: “Dhe e falënderoj Krishtin Zotin tonë, që më bën të fortë, sepse më çmoi të denjë për t’u besuar, duke më vënë në shërbimin e tij.”
Mateu 14:18-19 Jezusi tha: “Dhe ai u tha: “M’i sillni këtu.”19 Atëherë i urdhëroi që turmat të ulen mbi bar; pastaj i mori pesë bukët dhe dy peshqit dhe, pasi i çoi sytë drejt qiellit, i bekoi; i ndau bukët dhe ua dha dishepujve, dhe dishepujt turmave.”
2 Pjetrit 1:3-4 Jezusi tregon se ka pushtetin e Perendisë: “Duke qenë se fuqia e tij hyjnore na dhuroi të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë, me anë të njohjes së atij që na thirri me lavdinë dhe virtytin e vet,4 me anë të të cilave na u dhuruan premtimet e çmueshme dhe shumë të mëdha, që nëpërmjet tyre të bëheni pjestarë të natyrës hyjnore, duke i shpëtuar prishjes që është në botë për shkak të lakmisë.”
1 Gjonit 4:13-14: “Nga kjo ne njohim se qëndrojmë në të dhe ai në ne, sepse ai na ka dhënë nga Fryma e tij.14 Dhe ne pamë dhe dëshmojmë se Ati e dërgoi Birin për të qënë Shpëtimtar i botës.”
1 Korintasve1:30-31: “Por prej tij ju jeni në Krishtin Jezus, i cili nga Perëndia u bë për ne dituri, drejtësi, shenjtërim dhe shpengim,31 që, sikurse është shkruar: “Ai që mburret, le të mburret në Zotin.”
Efesianëve 2:4-5: “Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi,5 edhe atëherë kur ishim të vdekur në faje, na dha jetë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit).”
Efesianëve 2:8: “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë.”
Gjoni 6:30-32: “Atëherë ata i thanë: “Çfarë shenjë bën ti, pra, që ne ta shohim e ta besoj-më? Ç’vepër po kryen?31 Etërit tanë hëngrën manën në shkretëtirë, siç është shkruar: “Ai u dha të hanë bukë nga qielli”.”32 Atëherë Jezusi u tha atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se jo Moisiu jua ka dhënë bukët nga qielli, por Ati im ju jep bukën e vërtetë nga qielli.”
Gjoni 6:48-50 Jezusi duke folur: “Unë jam buka e jetës.49 Etërit tuaj hëngrën manën në shkretirë dhe vdiqën.50 Kjo është buka që zbret nga qielli, që një mund të hajë e të mos vdesë.”
Veprat e Apostujve 2:32-33: “Këtë Jezus, Perëndia e ka ringjallur; dhe për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë!33 Ai, pra, duke qenë i ngritur në të djathtë të Perëndisë dhe duke marrë nga Ati premtimin e Frymës së Shenjtë, ka përhapur atë që ju tani shihni dhe dëgjoni.”
Filipianëve 2:7: “ Por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit.”
Hebrenjve 9:14-15: “Aq më shumë gjaku i Krishtit, i cili me anë të Frymës së Shenjtë e dha veten e tij të papërlyer nga asnjë faj ndaj Perëndisë, do ta pastrojë ndërgjegjen tuaj nga veprat e vdekura për t’i shërbyer Perëndisë së gjallë!15 Për këtë arsye ai është ndërmjetësi i Besëlidhjes së re që, me anë të vdekjes që u bë për shpërblimin e shkeljeve që u kryen gjatë Besëlidhjes së parë, të thirrurit të marrin premtimin e trashëgimisë së amshuar.
2 Korintasve 6:2-3: “Sepse ai thotë: “Në kohë të pëlqyer unë të dëgjova dhe në ditë shpëtimi të ndihmova.” Ja, pra, koha e pëlqyer, ja, pra, dita e shpëtimit.3 Ne nuk japim asnjë shkas për skandal në asnjë gjë, që të mos shahet shërbesa jonë.”