Dua të shoh Jezusin
Written by Eftali Baraku on 08/02/2024
Jezusi e zbuloi lavdinë e Tij për herë të parë publikisht në dasmën në Kanë dhe si rezultat, “dishepujt e tij besuan në Të” (Gjoni 2:11).
Mateu dhe Luka regjistruan skenën e Shpërfytyrimit të Krishtit, kur Pjetri, Jakobi dhe Gjoni panë një paraqitje të shkurtër të LAVDISË së Tij (Mateu 17:2; Luka 9:32).
Pjetri dëshmoi drejtpërdrejt për shpërfytyrimin: “Sepse nuk jua bëmë të njohur fuqinë dhe ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht, duke shkuar pas përralla të sajuara me mjeshtri, por sepse jemi dëshmitarë okular e madhështisë së tij.17 Sepse ai mori nder dhe lavdi nga Perëndia Atë, kur i erdhi ky zë nga lavdia e madhërishme: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur.” (2 Pjetrit 1:16–17).
Kur Gjoni tha: “Ne pamë lavdinë e tij“, ai po jepte dëshmi okulare për mishërimin, se Vetë Perëndia kishte ardhur në tokë i mishëruar në Birin: “Atë që ishte nga fillimi, atë që dëgjuam, atë që pamë me sytë tanë, atë që vështruam dhe që duart tona e prekën lidhur me Fjalën e jetës” (1 Gjoni 1:1).
Jo vetëm Gjoni, por të gjithë dishepujt e kishin parë Jezusin dhe e panë lavdinë e Tij me sytë e tyre. Të gjithë këta apostuj mund të dëshmonin se Ati e kishte dërguar Jezusin që të ishte Shpëtimtari i botës (1 Gjonit 4:14). Mësues të tjerë ka të ngjarë që përhapnin ide të rreme për Jezusin dhe që kundërshtonin të vërtetën e mishërimit. Por mësimet e Gjonit dhe të dishepujve të tjerë ishin të besueshme, sepse këta burra kishin përjetuar drejtpërdrejt duke dëgjuar, duke parë dhe duke prekur Jezusin (Gjoni 19:35).
Mrekullitë e Jezusit zbuluan lavdinë e Perëndisë. Fjala për “lavdi” në Gjoni 1:14 do të thotë “një gjendje nderi e lartë”.