Frikë nga njeriu, apo nga Zoti

Written by on 19/03/2019

Bibla na përmend dy lloj frikërash. Lloji i parë është i dobishëm dhe duhet ta nxitim këtë lloj frike. Lloji i dytë është i dëmshëm dhe duhet ta kapërcejmë. Lloji i parë i frikës është frika nga Perëndia. Kjo lloj frike nuk do të thotë me domosdoshmëri të kesh frikë nga diçka.  Në fakt, është një druajtje nderuese ndaj Perëndisë, është një nderim për lavdinë dhe fuqinë e Tij. Megjithatë, është edhe një respekt i nevojshëm ndaj zemërimit dhe inatit të Tij. Me fjalë të tjera, frika e Zotit vjen si pasoje e njohjes se kush është me të vërtetë Zoti, pra, duke njohur Atë dhe e karakteristikat e Tij.

Frika e Zotit sjell shumë bekime dhe benefite. Ajo është fillimi i njohjes dhe na çon drejt të kuptuarit (Psalmi 111:10). Vetëm budallenjtë e përçmojnë urtësinë dhe disiplinën (Fjalët e Urta 1:7). Për më tepër, frika e Zotit na çon drejt jetës, paqes, çlodhjes, kënaqësisë (Fjalët e Urta 19:23). Ajo është  burim jete (Fjalët e Urta 14:27) dhe na jep siguri dhe një vend të sigurt (Fjalët e Urta 14:26).

Njerëzit duhet të kuptojnë që druajtja ndaj Zotit duhet të nxitet. Megjithatë, lloji i dytë i frikës që përmendet në Bibël nuk ështe i dobishëm. Kjo është “fryma e frikës” që na përmendet tek 2 Timoteut 1:7, “Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie.” Fryma e frikës dhe tërheqjes nuk vijnë nga Perëndia.

Megjithatë, ndonjëhere ne kemi frikë, ndonjëherë “fryma e frikës” na pushton dhe për ta kaluar atë kemi nevojë të besojmë plotësisht në dashurinë e Perëndisë. “Në dashuri nuk ka frikë, madje dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën, sepse frika ka të bëjë me ndëshkimin, dhe ai që ka frikë nuk është i përsosur në dashuri.” (1 Gjoni 4:18). Askush nuk është i përsosur dhe Perëndia e di këtë. Për këtë arsye, Ai na inkurajon kundër frikës gjatë gjithë Biblës. Duke filluar nga Zanafilla deri tek Zbulesa Perëndia na kujton “Të mos kemi frikë!”

Për shembull, Isaia 41:10 na inkurajon, “Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.” Shpesh herë ne kemi frikë se si do të jetë e ardhmja dhe se çfarë do të ndodhë me ne. Jezusi na kujton se Perëndia kujdeset për zogjtë e qiellit, sa më tepër do të sigurojë Ai për bijtë e Tij? “Mos kini frikë, pra; ju vleni më tepër se shumë harabela.” (Mateu 10:31). Vetëm këto vargje flasin për disa lloje frikërash. Perëndia na thotë të mos kemi frikë nga vetmia, nga dobësia, nëse nuk na dëgjojnë, ose nëse kemi mungesa për nevojat fizike. Këto paralajmërime vazhdojnë përgjatë Biblës, duke mbuluar aspekte të ndryshme “të frymës së frikës”.

Tek Psalmi 56:11 psalmisti shkruan, “Kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu?” Kjo është një dëshmi mahnitëse e fuqisë së besimit tek Zoti. Pavarësisht se çfarë ndodh, psalmisiti do të besojë tek Perëndia, sepse ai e njeh dhe e kupton fuqinë e Perëndisë. Çelësi për të mundur firkën është besimi i plotë tek Perëndia. Të besosh tek Zoti do të thotë të mos i dorëzohesh frikës. Do të thotë të kthehesh tek Zoti edhe në kohët më të errëta dhe të besosh se Ai do të sigurojë zgjidhjet. Ky besim vjen duke njohur Zotin dhe duke ditur që Ai është i mirë. Ashtu siç na e thotë edhe Jobi kur ishte duke kaluar disa nga sfidat më të vështira ne jetën e tij që janë të dokumentuara edhe në Bibël, “Ja, ai do të më vrasë, nuk kam më shpresë; sidoqoftë, do ta mbroj para tij qëndrimin tim.” (Jobi 13:15).

Kur mësojmë të besojmë tek Zoti, ne nuk do të kemi më frikë nga gjërat që vijnë kundër nesh.

Gjithmonë duhet të bëjmë gjënë e duhur. Kur i besojmë Zotit, lexojmë fjalën e Tij, Biblën, ne mësojmë se çfarë do Zoti dhe të mos kemi firkë dhe turp nga njerëzit.

Fjalët e Urta 29:25 na thotë, “Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar.

 Tek 1 Samuelit 15:24 lexojmë, “Atëherë Sauli i tha Samuelit: “Kam mëkatuar sepse kam shkelur urdhrin e Zotit dhe fjalët e tua, dhe kjo sepse kisha frikë nga populli dhe dëgjova zërin e tij.”

Në këtë varg gjejmë një shembull se si gjërat shkojnë keq kur ndjekim këshillat njerëzore në vend që të bëjmë atë që Perëndia na e ka treguar shumë qartë.

Hebrenjve 13:6 thotë: “Kështu mund të themi, me plot besim: “Perëndia është ndihmuesi im dhe unë nuk do të kem frikë; ç’do të më bëjë njeriu?

Çfarë do të thotë të kesh frikën e Perëndisë?

Për një jobesimtar, frika e Zotit është frika nga gjykimi i Perëndisë dhe nga vdekja e përjetshme, që është ndarja e përjetshme nga Perëndia  (Luka 12:5; Hebrenjve10:31). Për besimtarët, frika e Zotit është shumë ndryshe. Frika e besimtarit ështe nderimi ndaj Perëndisë. Hebrenjve 12:28-29 e përshkruan shumë mirë këtë: “Prandaj, duke marrë mbretërinë të patundur, le ta ruajmë këtë hir me anë të të cilit i shërbejmë Perëndisë në një mënyrë të pëlqyeshme, me nderim e me frikë,29 sepse Perëndia ynë është një zjarr që konsumon.” Ky nderim dhe druajtje është saktësisht përkufizimi i frikës ndaj Zotit për të krishterët. Ky ështe faktori motivues për t’ju dorëzuar Krijuesit të universit.

Për sa kohë nuk kuptojmë se kush është Perëndia dhe nuk druhemi prej Tij, ne nuk mund të kemi urtësi të vërtetë. Urtësia e  vërtetë vjen vetëm kur kuptojmë se kush është Perëndia  dhe që Ai është i shenjtë dhe i drejtë. Ligji i Përtërirë 10:12, 20-21 thotë , “Dhe tani, o Izrael, çfarë kërkon nga ti Zoti, Perëndia yt? Të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, të ecësh në tërë rrugët e tij, ta duash dhe t’i shërbesh Zotit, Perëndisë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt. Do të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, do t’i shërbesh atij, do të jesh lidhur ngushtë me të dhe do të betohesh me emrin e tij.21 Ai është lavdia jote, ai është Perëndia yt, që ka bërë për ty ato gjëra të mëdha dhe të tmershme që sytë e tua i kanë parë.” Frika e Zotit është baza për të ecur në rrugët e Tij, duke i shërbyer dhe duke e dashur.

Disa e përkufuzojnë frikën e besimtarit ndaj Zotit si “respekt” ndaj Tij. Respekti përfshihet në konceptin e frikës ndaj Perëndisë, por druajta ndaj Tij është më tepër se repsekt. Frika biblike ndaj Perëndisë, për besimtarin, do të thotë të kuptosh se sa shumë Perëndia e urren mëkatin dhe të kesh frikë nga gjykimi i Tij për mëkatin, edhe në jetën e besimtarit. Hebrenjve 12:5-11 përshkruan disiplinimin e Perëndisë për besimtarin. Kjo gjë bëhet me dashuri (Hebrenjve 12:6) dhe përsëri është diçka e frikshme. Kur kemi qënë fëmijë, frika që kishim nga disiplinimi i prindërve na bënte të mos kryenin shumë veprime të këqija. E njëjta gjë është e vërtetë edhe në marrëdhëniën tonë me Perëndinë. Ne duhet t’i druhemi disiplinimit të Tij dhe të kërkojmë të jetojmë në atë mënyrë siç i pëlqen Atij.

Besimtarët nuk duhet të kenë frikë nga Perëndia. Ne nuk kemi arsye përse të frikësohemi. Ne kemi premtimin e Tij se asgjë nuk mund të na ndajë nga dashuria e Tij (Romakëve 8:38-39). Ne kemi premtimin e Tij që Ai asnjëherë nuk do të na lërë, ose do të na braktisë (Hebrenjve 13:5). Të kesh frikë nga Perëndia do të thotë se e nderojmë kaq shumë sa që Ai ndikon në mënyrë të jashtëzakonshme në mënyrën se si jetojmë jetën tonë. Frika e Zotit do të thotë ta respektosh Zotin, ta bindësh Atë, t’i nënshtrohesh disiplinimit të Tij dhe ta adhurosh Atë.

Fjalët e Urta 1:7 thotë, “Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.


Reader's opinions

Leave a Reply


Continue reading

Current track

Title

Artist