Jezusi kundërshtoi udhëheqësit fetarë

Written by on 01/11/2019

Prandaj unë po ju them: në qoftë se drejtësia juaj nuk është më e lartë nga ajo e skribëve dhe e farisenjve ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve.Këto fjalë të Jezusit i gjejmë tek Ungjilli i Mateut 5:20.

Pse Jezusi thotë diçka shumë kritikuese në lidhje me udhëheqëist fetarë të kohës së Tij? Kush ishin këta farisenj, pse verpat e tyre ishin të gabuara?

Me pak fjalë, ishin hipokritë. Fjala origjinale greke u referohet aktorëve që përformojnë në skenë. Një aktor teatri, është një person që luan një rol dhe pretendon se është dikush që nuk është në të vërtetë. Pra, hipokriti është dikush që pretendon se luan një rol. Jezusi mbante qëndrim kritik për këdo që përpiqej të dukej i patëmetë, ose religjoz, kur në të vërtetë këtë gjë e bënin vetëm që njerëzit të mendonin mirë për ta. Në të vërtetë, farisenjtë e shekullit të parë, në Jeruzalem, ishin më tepër të dhënë pas mbajtjes rigoroze të shtojcatve që i kishin bërë vetë ligjeve të Testamentit të Vjetër dhe përpiqeshin që të mbanin çdo detaj të rregullave të tyre, që të dukeshin si njerëz të drejtë.

Dëgjoni këtë pasazh nga Mateu 23.  Dëgjoni se çfarë Jezusi thotë për ta.

Atëherë Jezusi u foli turmave dhe dishepujve të vet,duke thënë: “Skribët dhe farisenjtë ulen mbi katedrën e Moisiut.Zbatoni, pra, dhe bëni gjithçka t’ju thonë të zbatoni; por mos bëni si bëjnë ata, sepse thonë, por nuk e bëjnë.Por lidhin barrë të rënda që barten me vështirësi, dhe ua vënë mbi kurrizin e njerëzve; Por ata nuk duan të luajnë vetë as me gisht.Por të gjitha veprat e tyre i bëjnë për t’u dukur nga njerëzit; i zgjërojnë filateritë e tyre dhe i zgjatin thekët e rrobave të tyre.Duan kryet e vendit në gostira dhe vendet e para në sinagoga,si edhe përshëndetjet në sheshe dhe të quhen rabbi, rabbi nga njerëzit.Por ju mos lejoni që t’ju quajnë rabbi, sepse vetëm një është mësuesi juaj: Krishti, dhe ju të gjithë jeni vëllezër.Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej.10 As mos lejoni që t’ju quajnë udhëheqës, sepse vetëm një është udhëheqësi juaj: Krishti.11 Dhe më i madhi prej jush le të jetë shërbëtori juaj.12 Sepse kush do të lartësojë veten, do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten, do të lartësohet.13 Por mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse mbyllni mbretërinë e qiejve para njerëzve; sepse as ju nuk hyni, as nuk i lini të hyjnë ata që janë për të hyrë. 14 Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse gllabëroni shtëpitë e të vejave dhe për sy e faqe bëni lutje të gjata; për këtë arsye ju do të pësoni një dënim më të rreptë.15 Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse përshkoni detin dhe dheun për të bërë prozelitë, dhe kur ndokush bëhet i tillë, e bëni bir të Gehenas dhe dy herë më të keq se ju!16 Mjerë ju, udhëheqës të verbër, që thoni: “Në qoftë se dikush betohet për tempullin, kjo s’është gjë; por në qoftë se betohet për arin e tempullit, është i detyruar”.17 Të marrë dhe të verbër! Sepse cili është më i madh: ari apo tempulli që e shenjtëron arin?18 Dhe në qoftë se dikush betohet për altarin, s’është gjë; por ne qoftë se betohet për ofertën që është mbi të, është i detyruar”.19 Të marrë dhe të verbër! Sepse cila është më e madhe, oferta apo altari që e shenjtëron ofertën?20 Ai, pra, që betohet për altarin, betohet për të dhe për çdo gjë që është përmbi të!21 Ai që betohet për tempullin, betohet për të dhe për atë që banon atje.22 Dhe ai që betohet për qiellin, betohet për fronin e Perëndisë dhe për atë që është ulur mbi të.23 Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ju llogaritni të dhjetën e mëndrës, të koprës dhe të barit të gjumit, dhe lini pas dore gjërat më të rëndësishme të ligjit: gjyqin, mëshirën dhe besimin; këto gjëra duhet t’i praktikoni pa i lënë pas dore të tjerat.24 Udhëheqës të verbër, që sitni mushkonjën dhe kapërdini devenë!25 Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse pastroni anën e jashtme të kupës dhe të pjatës, ndërsa përbrenda janë plot me grabitje dhe teprime.26 Farise i verbër! Pastro më parë përbrenda kupën dhe pjatën, që edhe përjashta të jetë e pastër.27 Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse u ngjani varreve të zbardhuara (me gëlqere), që nga jashtë duken të bukur, por brenda janë plot eshtra të vdekurish dhe gjithfarë papastërtish.28 Kështu edhe ju nga jashtë u paraqiteni njerëzve si të drejtë; por përbrenda jeni plot hipokrizi dhe paudhësi.29 Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ndërtoni varrezat e profetëve dhe zbukuroni monumentet e të drejtëve,30 dhe thoni: “Po të kishim jetuar në kohën e etërve tanë, nuk do të kishim bashkëpunuar me ta në vrasjen e profetëve”.31 Duke folur kështu, ju dëshmoni kundër vetes suaj, se jeni bijtë e atyre që vranë profetët.32 Ju e kaloni masën e etërve tuaj!33 O gjarpërinj, o pjellë nëpërkash! Si do t’i shpëtoni gjykimit të Gehenas?

Këto ishin fjalët e Jezusit drejtuar farisenjve tek Mateu 23.

Ç’lidhje kanë këto fjalë me ju? Ç’lidhje ka kjo sot me ju dhe me mua?

Shumë njerëz duken si njerëz te mirë, të moralshëm, qytetarë të mirë, të sjellshëm me komshinjtë e tyre, të ndershëm në biznes, anëtarë të mirë dhe të ndershëm të familjeve të tyre. Por pamaja e tyre e jashtme nuk përkon me atë që bëjnë kur nuk i shikon njeri. Edhe nëse ia arrijnë që ta kontrollojnë veten në shtepi, në intimitet, thelbi i qënies së tyre, se kush janë më të vërtetë brenda vetes, në “zemrat e tyre” është e keqe dhe e korruptuar.

Drejtësia e vërtetë vjen nga një marrëdhënie e vërtetë dhe e sinqertë me Jezus Krishtin, që përmes Frymës së Shenjtë na jep qëndrim të vërtetë dhe të drejtë me Perëndinë dhe na jep fuqinë të jetojmë jetë të vërtetë, të sinqertë dhe të ndershme. Ai na jep fuqinë që të jemi njësoj si së brendshmi, ashtu edhe së jashtmi.

Në një varg tek 2 Korintasve Pali thotë se Perëndia bëri të mundur që Jezusi të mbante mëkatet e të gjithë atyrë që besojnë tek Ai, që besimtarët të kenë drejtësi të VËRTETË.

2 Korintasve 5:21  thotë, “Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.”

Bibla shpiegon se ligjeve të Testamentit të Vjetër u erdhi fundi, ose u përmbushën përfundimisht nga Jezus Krishti.

Romakëve 10:4  na thotë:  “Sepse përfundimi i ligjit është Krishti, për shfajësimin e kujtdo që beson.”

Jezusi u tha njerëzve që e dëgjonin që të respektonin skribët dhe farisenjtë për shkak të pozicionit të tyre të autoritetit, por jo t’i imitonin ata, “Zbatoni, pra, dhe bëni gjithçka t’ju thonë të zbatoni; por mos bëni si bëjnë ata, sepse thonë, por nuk e bëjnë.Por lidhin barrë të rënda që barten me vështirësi, dhe ua vënë mbi kurrizin e njerëzve; Por ata nuk duan të luajnë vetë as me gisht.Por të gjitha veprat e tyre i bëjnë për t’u dukur nga njerëzit; i zgjërojnë filateritë e tyre dhe i zgjatin thekët e rrobave të tyre.“(Mateu 23: 3-5). Skribët dhe farisenjtë duhej ta njihnin Perëndinë dhe të ndihmonin të tjerët ta njihnin Atë dhe të ndiqnin rrugët e Tij. Në vend të kësaj, udhëheqësit fetarë i shtuan gjëra të tjera Ligjit të Perëndisë, duke e bërë atë një barrë të rëndë dhe të vështirë. Dhe ata nuk e ndoqën Perëndinë me zemër të pastër. Feja e tyre nuk ishte adhurimi i vërtetë i Perëndisë. Përkundrazi, feja e tyre u rrënjos në një zemër krenare. Gjatë Predikimit të Tij në Mal, Jezusi thekson epërsinë e qellimit se përse u dha ligji. Ndërkohë, që skribët dhe farisenjtë i kushtuan më tepër vëmendje vetë ligjit dhe humbën thelbin se përse u dha ai.

Fjalët e Jezusit janë të ashpra, por ishin të nevojshme për të mos rrezikuar më tej. Ata që ndiqnin farisenjtë nuk po mundnin të ndiqnin  Perëndinë. Pra, shumica e mësimeve në kohën e Jezusit binin në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Fjalën e Perëndisë (shih Mateu 15: 6). Udhëheqësit fetarë nuk i kuptuan vërtet rrugët e Perëndisë dhe i larguan të tjerët nga Perëndia. Dëshira e Jezusit ishte që njerëzit të njihnin Perëndinë dhe të pajtoheshin me Të. Tek Mateu 11: 28-30 Jezusi tha: “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.29 Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.30 Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!.”

Ndryshe nga skribët dhe farisenjtë që e ngarkuan popullin me barrë të rëndë, për të arritur pajtimin me Perëndinë me anë të përpjekjeve njerëzore, Jezusi ofron çlodhje të vërtetë. Udhëheqësit fetarë përhapen gënjeshtra të mbuluara gjoja me perëndishmërinë e tyre (Gjoni 8:44); por Jezusi foli ashpër kundër tyre, sepse Ai erdhi për të sjellë jetë.

Gjoni 10:10, Jezusi tha: “Unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.”

Gjoni  4: 23-24, “Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën, sepse të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati.24 Perëndia është Frymë, dhe ata që e adhurojnë duhet t’a adhurojnë në frymë dhe në të vërtetën.”u


Reader's opinions

Leave a Reply


Current track

Title

Artist