Perëndia

Written by on 14/09/2022

Unë dua të filloj me një pyetje që shumë njerëz kanë në mendjen e tyre: Pse Zoti është kundër kënaqësisë?

Disa njerëz e imagjinojnë Zotin si një Mësues mizor, që i kundërvihet çdo argëtimi, ose kënaqësie. Për ta,  Ai është një Zot plot me rregulla dhe seriozitet. Por ky nuk është një këndvështrim i saktë dhe  biblik për Perëndinë.

Zoti na krijoi me aftësinë për të përjetuar kënaqësi. Disa Shkrime flasin për kënaqësitë (për shembull, Psalmi 16; Fjalët e Urta 17:22; dhe Fjalët e Urta15:13). Bukuria e krijimit dhe larmishmëria e njerëzimit na shpalos paletën krijuese të Zotit. Shumë njerëz gjejnë kënaqësi duke dalë dhe duke ndërtuar  marrëdhënie me njerëz të personaliteteve të ndryshme. Kjo është gjë e mirë dhe e duhur. Zoti dëshiron që krijimi i Tij të shijohet.

Në Bibël, ne e shohim Vetë Perëndinë që kënaqet me gjërat e Tij. Sofonia 3:17, për shembull, thotë se Perëndia kënaqet me ne. Zoti gjithashtu krijoi festa të shumta në Dhjatën e Vjetër. Këto festa kishin një qëllim në vetvete në lidhje me diçka, por ato ishin gjithashtu edhe mundësi për të festuar. Shkrimet flasin për të përjetuar gëzim – Filipianëve dhe Psalmet janë dy pjesë të Biblës ku e hasim këtë gjë më shumë.  Jezusi thotë:  “Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar; por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.” (Gjoni 10:10).  Jeta “me bollëk” është një përvojë e këndshme.

Projektimi i trupit të njeriut nga Perëndia, tregon se kënaqësia është pjesë e planit të Tij. Shqisa e shijes dhe organet e tjera shqisore dëshmojnë se Zoti nuk është kundër kënaqësisë. Pse ushqimi ka shije kaq të mirë? Pse aroma e trëndafilave është e këndshme? Pse masazhi i shpinës është i këndshëm? Sepse Zoti e lejoi këtë gjë. Kënaqësia është një koncept i krijuar nga Zoti.

Ndonjëherë ne mendojmë se kur të krishterët flasin për kënaqësi, ose gëzim, ata nënkuptojnë se je i lumtur vetem kur lexon Biblën, mediton ose shërben. Ne sigurisht që kënaqemi me këto gjëra, por kjo nuk do të thotë se nuk kënaqemi nga aktivitete të tjera. Zoti na krijoi për shoqëri me të tjerët dhe për argëtim. Ne jemi krujuar për t’u kënaqur me fëmijët e Tij, duke përdorur talentet që Ai na dhuron dhe duke marrë pjesë në kënaqësitë që Ai na ofron.

Ne duhet të bëjmë dallimin midis llojeve të ndryshme të “kënaqësisë” në këtë botë. Ne jetojmë në një botë të rënë ku më e mira që Zoti kishte planifikuar për ne shpesh është e çoroditur.

Vetëm për shkak se shoqëria e konsideron një veprimtari të këndshme nuk do të thotë se është e këndshme për Perëndinë (shih Galatasve 5: 19-21; Kolosianëve 3: 5-10; dhe 1 Korintasve 6: 12-17).

Kur i shikojmë me vëmendje disa “kënaqësi” të botës, ne zbulojmë se ato nuk janë në të vërtetë të shëndetshme për ne, ose të favorshme për kënaqësi afatgjata. Djali plangprishës u dha pas të gjitha llojeve të mëkatit, derisa i mbaruan paratë; atëherë ai zbuloi se kënaqësitë e mëkatit janë jetëshkurtra dhe të përkohshme. (Luka 15: 11-17).  Ata që na lënë bosh dhe në dobësi janë miq të rremë.

Është gjithashtu e rëndësishme të kuptojmë se qëllimi i jetës sonë nuk është kënaqësia. Hedonizmi është një filozofi e rreme. Ne jemi krijuar që të kënaqemi me Zotin (Psalmi 37: 4) dhe të pranojmë me mirënjohje gjërat e mira që Ai siguron. Më e rëndësishmja është se ne u krijuam që të kemi një marrëdhënie me Zotin.

Jo, Zoti nuk është kundër kënaqësisë.  Ai është kundër kënaqësisë që zë vendin e Tij në jetën tonë. Ndonjëherë, ne jemi thirrur të heqim dorë nga kënaqësia e momentit në mënyrë që të investojmë në një kënaqësi më të madhe, që lidhet me Mbretërinë e Zotit. Ne nuk do të zhgënjehemi. Për ata që e kërkojnë Atë dhe drejtësinë e Tij, Perëndia ka “kënaqësi të përjetshme” (Psalmi 16:11).

Tani, dua të flas për një aspekt tjetër të Zotit.

Fraza “I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë” shfaqet dy herë në Bibël, një herë në Dhjatën e Vjetër (Isaia 6: 3) dhe një herë tjetër në Dhjatën e Re (Zbulesa 4: 8). Në të dyja rastet, fraza është thënë, ose kënduar nga krijesat qiellore dhe në të dyja rastet është pjesë e vegimit të një njeriu që u transportua në fronin e Zotit: së pari, nga profeti Isaia dhe pastaj nga apostulli Gjon. Para se të adresojmë përsëritjen trefish të shenjtërisë së Zotit, është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë saktësisht nënkuptohet nga fakti që Zoti është i shenjtë.

Shenjtëria e Zotit është koncepti më i vështirë për t’u shpjeguar nga të gjithë atributet e Zotit, sepse është një nga atributet e Tij thelbësore që nuk kuptohet nga njeriu.

Ne jemi krijuar në shëmbëlltyrën e Zotit dhe ne mund të kemi shumë prej atributeve të Tij, në një masë shumë më të vogël, natyrisht – mund të kemi dashuri, mëshirë, besnikëri, etj. Por disa nga atributet e Zotit, të tilla si gjithëprania (duke qenë kudo në të njëjtën kohë), gjithëdituria (duke ditur gjithçka) dhe gjithpushtetësia (i plotfuqishëm), nuk janë atribute që do t’i kenë qeniet e krijuara.

Në të njëjtën mënyrë, shenjtëria nuk është diçka që ne do ta posedojmë si pjesë të qenësishme të natyrës sonë; ne bëhemi të shenjtë vetëm në marrëdhënie me Krishtin. Kjo është një shenjtëri e dhënë për besimtarët e krishterë. 2 Korintasve 5: 17-19: “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja. Edhe të gjitha gjërat janë nga Perëndia që na pajtoi me veten përmes Jezu Krishtit dhe na dha shërbimin i pajtimit, sepse Perëndia e ka pajtuar botën me veten në Krishtin, duke mos ua numëruar njerëzve fajet e tyre dhe vuri ndër ne fjalën e paqtimit.”.

Isaia ka qenë një dëshmitar i dorës së pare, që ka parë Perëndinë e Shenjtë në vegimin e tij të përshkruar në Isaia 6.

Zoti vuri re që ai ishte zhvendosur për të parë, dhe Perëndia e thirri nga mesi i ferrishtes dhe i tha: “Moisi, Moisi!”. Ai u përgjigj: “Ja ku jam”. Perëndia tha: “Mos u afro këtu: hiq sandalet nga këmbët, sepse vendi në të cilin ndodhesh është vend i shenjtë”.” (Eksodi 3: 4–5).

Engjëjt qëndronin të mbuluar, sikur fshiheshin sa më shumë që të ishte e mundur, duke e ditur që janë të padenjë për të qëndruar në praninë e të Shenjtit.

Vegimi i Gjonit në fronin e Perëndisë, në Zbulesa 4, ishte i ngjashëm me atë të Isaisë. Përsëri, kishte krijesa të gjalla rreth fronit që thërrisnin me nderim dhe me druajtje: “I Shenjtë, i Shenjtë, i Shenjtë është Zoti, Zoti i Plotfuqishëm!” (Zbulesa 4: 8).

Apostulli Gjon vazhdon të përshkruajë këto krijesa që i japin lavdi dhe nder Zotit  papushim rreth fronit të Tij.

Është interesant reagimi i Gjonit, kur përjeton këtë vizion të Perëndisë në fornin e Tij.  Ai është i ndryshëm nga reagimi i Isaisë. Nuk na jepen të dhëna për Gjonin nëse në atë moment mendon për gjendjen e tij mëkatare, mbase sepse Gjoni tashmë ishte përballur me Krishtin e ringjallur, në fillim të vizionit të tij (Zbulesa 1:17). Krishti kishte vendosur dorën e tij mbi Gjonin dhe i kishte thënë që të mos kishte frikë. Në të njëjtën mënyrë, të krishterët e rilindur mund t’i afrohen Zotit me lutje, nëse kemi dorën e Krishtit mbi ne, në formën e drejtësisë së Tij, që paguan për mëkatin tonë në kryq (2 Korintasve 5:21).

Nëse nuk jeni i krishterë, edhe ju mund të besoni tani – nëse e ndjeni këtë nxitje në veten tuaj, nga Perëndia.

Më në fund, të dy vegimet e engjëjve rreth fronit që bërtasin: “I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë”, tregojnë qartë se Zoti është i njëjtë në të dy Testamentet. Shpesh ne mendojmë për Zotin e Dhjatës së Vjetër, si një Zot i zemërimit dhe për Zotin e Dhjatës së Re si një Zot i dashurisë. Por Isaia dhe Gjoni paraqesin një pamje të unifikuar të Perëndisë sonë të shenjtë, madhështor dhe të mrekullueshëm, që nuk ndryshon (Malakia 3: 6), i cili është i njëjë dje, sot dhe përgjithmonë (Hebrenjve 13: 8.) Jakobit 1:17: ” … çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi.

Një nga ndjekësit e afërm të Jezusit kur ishte në tokë ishte Filipi, një nga12 dishepujt.  Ai kishte jetuar dhe udhëtuar me Jezusin për 3 vjet. Pak para se Jezusi të kryqëzohej për të paguar borxhin e mëkatit për këdo që do të besonte në Të, Filipi i tha Jezusit te Gjoni 14: “Zot, na trego Atin dhe ne na majfton.

“Jezusi i tha: “Ka kaq kohë që unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma, o Filip? Kush më ka parë mua, ka parë Atin; Si vallë po thua: “Na e trego Atin?” A nuk beson se unë jam në Atin dhe se Ati është në mua? Fjalët që po ju them, nuk i them nga vetja. Ati që qëndron në mua, është ai që i bën veprat.”

Shkrimet thonë se Perëndia është thelbi i së vërtetës. Në Gjoni 14 vargu 6, Jezusi tha: ““Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.” (Gjoni 14:17; 15:26; 16:13). Një pohim më indirekt, se Zoti është e vërteta është në Hebrenjve 6:18, ku thuhet se “është e pamundur që Zoti të gënjejë”.

Pra, kur lexojmë në Gjoni 3 rreth Zotit dhe marrëdhënies së Tij me qeniet njerëzore, duhet të jemi të sigurt se Ai është i vërtetë.

Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.  Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij. Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë. ani gjykimi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta.”

Isaia 55:6-9: “Kërkoni Zotin ndërsa mund të gjendet, e thirrni ndërsa është afër. I pabesi le ta lërë rrugën e tij dhe njeriu i padrejtë mendimet e tij, dhe le të kthehet tek Zoti që të ketë dhembshuri për të, tek Perëndia ynë që fal bujarisht. “Duke qenë se mendimet e mia nuk janë mendimet tuaja, dhe as rrugët tuaja nuk janë rrugët e mia,” thotë Zoti. “Ashtu si qiejtë janë më të lartë se toka, kështu edhe rrugët e mia janë më të larta se rrugët tuaja dhe mendimet e mia janë më të larta se mendimet tuaja.”


Reader's opinions

Leave a Reply


Continue reading

Current track

Title

Artist