Perëndia është duke punuar

Written by on 29/10/2019

Puna ka ekzistuar gjithmonë, që nga fillimi. Perëndia është vetë punëtor.  Po, si Krijues, Perëndia ka qënë duke punuar dhe e vlereson shumë idenë e punës.

Për origjinën e punës na flitet tek libri i Zanafillës. Në pasazhin hyrës, na flitet që Perëndia është punëtori fillestar, duke qënë i zënë me krijimin e botës. Bibla na thotë se Perëndia punoi gjashtë ditë dhe pushoi ditën e shtatë. Këto pasazhe na tregojnë se Perëndia ka qënë i pari që ka punuar në tokë. Për këtë arsye, puna reflekton aktivitetin e Perëndisë. Për shkak se Perëndia është në thelb i mirë, edhe puna e Tij është e mirë (Psalmi 25:8; Efesianëve 4:28).

Për më tepër, Zanafilla 1:31 shpall se kur Perëndia pa frutin e duarve të Tij, Ai e quajti atë “shumë të mirë”. Perëndia e shqyrtoi cilësinë e punës së Tij dhe kur arriti në përfundimin që kishte bërë një punë të mirë, Ai u kënaq me rezultatet. Me anë të këtij shembulli, ne kuptojmë se puna duhet të jetë produktive. Puna duhet të kryhet në mënyrë të tille qe te japë rezultate sa me të larta. Shpërblimi më i mirë për punën që bëjmë është nderi dhe kënaqësia që marrim nga puna e kryer mirë.

Më pas erdhi përshkrimi i parë i punës. Këtë përshkrim e shkroi Perëndia. Puna e kopshtarit, ose kujdestarit.

Zanafilla 2:15  thotë, “Zoti Perëndi e mori pra njeriun dhe e futi në kopshtin e Edenit, me qëllim që ta punonte dhe ta ruante.”   Këtu vëmë rë se Perëndia i përcaktoi një punë njeriut, para se të lindte nevoja për të punaur për një pagë. Fillimisht njeriu punoi që të kujdesej për kopshtin që i ishte besuar. Njeriu ishte kujdesatar, që kujdesej për përgjegjësinë që i kishte dhënë Perëndia. Adami nuk punoi për para. Adami kishte mjaftueshëm ushqim. Adami punoi sepse Perëndia i kishte dhënë këtë qëllim në jetë.

Pra, puna nuk është një mallkim, siç mund të mendojnë disa njerëz. Mallkimi erdhi më vonë, pasi Adami dhe Eva mëkatuan dhe nuk iu bindën Perëndisë. Perëndia e bëri punën të vështirë për njeriun.

Zanafilla 3:17-19 na flet me detaje për mallkimin e Perëndisë: “Pastaj i tha Adamit: “Me qenë se dëgjove zërin e gruas sate dhe hëngre nga pema për të cilën të kisha urdhëruar duke thënë: “Mos ha prej saj,” toka do të jetë e mallkuar për shkakun tënd, ti do të hash frutin e saj me mund tërë ditët e jetës sate.18 Ajo do të prodhojë gjemba dhe bimë gjembore, dhe ti do të hash barin e fushave;19 do të hash bukën me djersën e ballit, deri sa të rikthehesh në dhe sepse nga ai ke dalë; sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh”.

Kur Perëndia dërgoi Birin e Tij të vetëm Jezus Krishtin në tokë për të bërë vullnetin e Perëndisë në tokë- të bënte punën që Perëndia i kishte caktuar- puna e Jezusit ishte të shëronte të sëmurët. Jezusi e bëri këtë punë gjatë gjithë kohës, çdo ditë të javës, madje edhe për të irrituar drejtuesit religjoze hebrenj, që thoshin se nuk duhej të shëronin të sëmuret ditën e Sabathit-ose të shtunë-që është dita e pushimit për hebrenjtë, kur nuk duhet bërë asnjë punë.

Përderisa Jezusi u dërgua nga Perëndia në Izrael, në kombin e hebrenjve, Jezusi duhet t’ju tregonte njerëzve se vetë Perëndia e pati idenë e pushimit për njerëzit, por megjithatë nuk do të thotë që gjatë kësaj dite nuk duhet të bësh të mirën për njerëzit, pavarësisht se çfarë ditë e javës mund të jetë.

Tek Gjoni 5:8-28 në Bibël, ne lexojmë se si Jezusi duke bërë të mirën ra në kundërshti me drejtuesit religjozë:  “Jezusi i tha: “Çohu, merr vigun tënd dhe ec!.”Njeriu u shërua në çast, mori vigun e tij dhe eci. Atë ditë ishte e shtunë.10 Prandaj Judenjtë i thanë atij që u shërua: “Éshtë e shtunë; nuk është e ligjshme për ty të ngresh vigun tënd!.”11 Ai iu përgjigj atyre: “Ai që më shëroi më tha: “Merre vigun tënd dhe ec!”.”12 Atëherë ata e pyetën: “Kush është ai njeri që të tha: “Merre vigun tënd dhe ec”?.”13 Por ai që ishte shëruar nuk e dinte kush ishte, sepse Jezusi ishte larguar për shkak të turmës që ishte në atë vend.14 Më vonë Jezusi e gjeti në tempull dhe i tha: “Ja, ti u shërove; mos mëkato më që të mos të të bëhet një gjë më e keqe.”15 Ai njeri shkoi dhe u tregoi Judenjve se Jezusi ishte ai që e shëroi.16 Për këtë Judenjtë e përndiqnin Jezusin dhe kërkonin ta vrisnin, sepse bënte këto gjëra të shtunave.17 Por Jezusi u përgjigj atyre: “Im Atë vepron deri më tash, e edhe unë veproj.”18 Për këtë Judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vrisnin, sepse jo vetëm se shkelte të shtunën, por edhe se thoshte se Perëndia ishte ati i vet, duke e barazuar veten me Perëndinë.19 Atëherë Jezusi u përgjgj dhe u tha atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç asaj që sheh se bën Ati; gjërat në fakt që bën Ati, i bën po ashtu dhe Biri.20 Sepse Ati e do Birin dhe i dëfton gjithçka që bën vetë; dhe do t’i dëftojë vepra më të mëdha se këto, që të mrekulloheni.21 Në fakt ashtu si ati ringjall të vdekurit dhe u jep atyre jetën, po kështu edhe Biri i jep jetën kujtdo që do. epse Ati nuk gjykon asnjë, por gjithë gjyqin ia dha Birit,23 që të gjithë ta nderojnë Birin ashtu siç nderojnë Atin; kush nuk e nderon Birin, nuk nderon Atin që e ka dërguar.24 Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë.25 Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Po vjen ora, madje ka ardhur, kur të vdekurit do të dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë, dhe ata që e kanë dëgjuar do të jetojnë.26 Sepse, sikurse Ati ka jetë në vetvete, kështu ia ka dhënë dhe Birit të ketë jetë në vetvete;27 dhe i ka dhënë gjithashtu autoritet të gjykojë, sepse është Bir i njeriut.28 Mos u mrrekulloni për këtë, sepse po vjen ora kur të gjithë ata që janë në varre do ta dëgjojnë zërin e tij.”

Kjo pjesë është shkëptur nga ungjilli i Gjonit, kapitulli 5. Këtu na flitet për përplasjen e Jezusit me drejtuesit religjozë hebrenj në lidhje me shërimin ditën e Sabathit, që ishte ditë pushimi.

Mateu 11:25-30 na shpiegon se Jezusi na ofron të gjithëve një rrugë për tu lidhur me Perëndinë përmes besimit. Jezusi ka larguar barrën e rëndë për të mbajtur ligjet e Testamentit të Vjetër për të arritur Perëndinë me anë të meritës  dhe përpjekjeve tona. E vetmja rrugë për të arritur Perëndinë është përmes Jezus Krishtit.

Në atë kohë Jezusi nisi të thotë: “Unë të lavdëroj, o Atë, Zot i qiellit dhe i dheut, sepse ua fshehe këto gjëra të urtit dhe të mençurit, dhe ua zbulove fëmijëve të vegjël.26 Po, o Atë, sepse kështu të pëlqeu ty.27 Çdo gjë më është dhënë në dorë nga Ati im, dhe asnjëri nuk e njeh Birin, përveç Atit; dhe asnjëri nuk e njeh Atin, përveç Birit dhe atij të cilit Biri don t’ia zbulojë.28 Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.29 Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.30 Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!.”

Dëgjoni nga Galatasve 3:13-14: “Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne (duke qenë se është shkruar: “I mallkuar është kushdo që varet në dru”),14 që bekimi i Abrahamit t’u vijë johebrenjve me anë të Jezu Krishtit, që ne të marrim premtimin e Frymës me anë të besimit.”

Romakëve 8:19-21 na shpiegon:  Sepse dëshira e flaktë e krijesës pret me padurim shfaqjen e bijve të Perëndisë,20 sepse krijesa iu nënshtrua kotësisë, jo me vullnetin e vet, po për shkak të atij që e nënshtroi,21 me shpresë që vetë krijesa të çlirohet nga skllavëria e prishjes për të hyrë në lirinë e lavdisë së bijve të Perëndisë.”

Për shkak të mëkatit të Adamit, tek Zanafilla, në fillim të botës, e gjithë toka ra nën mallkimin e mëkatit, por Perëndia dërgoi Jezusin për të na shpenguar, nëse e përulim veten, pendohemi për mëkatin tonë dhe e besojmë Jezusin si Zotin dhe Shpëtimtarin tonë personal.  Atëherë do të çlirohemi nga mallkimi i mëkatit dhe puna jonë nuk do të jetë më një barrë e rëndë. Do të punojmë sikur të punonim direkt për Jezusin dhe Jezusi na ofron çlodhje nga problemet dhe barra e punës që ne të ndajmë ungjillin e shpëtimit.

Puna jonë, përpjekjet tona për të shkuar tek Perëndia janë të kota.

Efesianëve 2:8-9, në Bibël na thotë:  “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë,jo nga vepra, që të mos mburret askush.”

E vetmja gjë që mund të bëjmë për të shkuar në Parajsë është të besojmë tek Jezusi dhe të largohemi nga jeta mëkatare, sepse vetëm Jezusi na shpëton.

Puna që unë bëj me programim Vizioni Për Krishtin është një punë dashurie, dua  që ju të dëgjoni ungjillin e Jezus Krishtit dhe të shpëtoheni në përjetësi.

Këtë gjë nuk e kam thënë asnjëherë gjatë programeve të mia, por unë nuk paguhem për ketë program. Unë punoj gjatë kohës sime të lirë për këtë program të përjavshëm, që ju të dëgjoni ungjillin, ta pranoni, ta besoni dhe të rilindi përsëri në Perëndinë, që të jeni të pranueshëm nga Perëndia dhe të jeni së bashku me mua dhe me miliona besimtarë të tjerë me Jezusin në Parajsë.

Kolosianëve 3:23, “   Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit.”

 


Reader's opinions

Leave a Reply


Continue reading

Current track

Title

Artist