Të gjesh Perëndinë
Written by adminradio on 19/03/2019
Çfarë do të thotë të gjesh Perëndinë? “Të gjesh Perëndinë” është një shprehje që mund të ketë shumë kuptime për shumë njerëz. Për disa, shprehja “të gjesh Perëndinë” është sinonim i religjonit, pavarësisht se çfarë religjoni mund të jetë. Për të tjerë, “të gjesh Perëndinë” do të thotë “të pastrosh jetën e dikujt” zakonisht me ndihmën e një fuqie më të madhe. Ndonjëherë përdoret për të përshkruar një transformim shpirtëror të dyshimtë. Në çdo rast, kur një person “gjen Perëndinë” Ai të tregojn ndryshim në sjellje dhe qëndrim.
Ka shumë njerëz në Bibël, të cilët e kanë kërkuar Zotin me gjithë zemër. Në dëshpërim, Jobi thirri duke thënë, “Ah, sikur të dija ku ta gjeja, që të mund të arrija deri në fronin e tij!”, që të adresonte çështjen e tij para Gjykatësit të gjithë universit. (Jobi 23:3).
Tek Psalmi 42:1–2 gjejmë këto fjalë: “Ashtu si suta ka një dëshirë të madhe për rrëketë e ujit, kështu shpirti im ka një dëshirë të zjarrtë për ty, o Perëndi.2 Shpirti im ka një etje të madhe për Perëndinë, për Perëndinë e gjallë. Kur do të vij dhe do të paraqitem para Perëndisë?”
Gjetja dhe takimi me Perëndinë është si etja që ka një dre për të pirë ujë. E pranojmë ose jo, ne kemi etje për Perëndinë. Disa njerëz refuzojnë ta pranojnë se seksi, droga, dehja, jeta e shthurur janë thjesht një dëshirë për të pasur përmbushje në jetë, por në të vërtetë kanë nëvojë të jetojnë një jetë që ka lidhje me Jezus Krishtin. Ndoshta shumë nuk e dine ende këtë gjë, ose nuk duan që ta pranojnë në sy të të tjerëve.
Duke folur nga ana biblike, të gjesh Perëndinë do të thotë të pranosh Jezus Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar. Vetëm nëpërmjet Jezusit ne mund të shkojmë tek Perëndia (Gjoni 14:6), dhe kur pranojmë Jezusin kemi një transformim shpirtëror.
Gjoni 14:6, “Jezusi i tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.”
2 Korintasve 5:17 na thotë: “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.”
“Të gjesh Perëndinë” është të kuptosh nevojën e dikujt për shpëtim dhe për besimin e tij tek Jezusi. Ne jetojmë një jetë të krishterë kur gjejmë Perëndinë.
Bibla thotë se nuk është e natyrshme për ne që të kërkojmë Perëndinë.
Psalmi 14:2–3, “Zoti shikon nga qielli bijtë e njerëzve për të parë në se ndonjeri prej tyre ka arsye dhe kërkon Perëndinë.3 Të gjithë kanë devijuar, janë korruptuar; asnjeri nuk bën të mirën, as edhe një.”
Perëndia na urdhëron të braktisim mëkatin tonë dhe të kërkojmë Atë.
Isaia 55:6–7 lexojmë, “ Kërkoni Zotin ndërsa mund të gjendet, e thirrni ndërsa është afër.7 I pabesi le ta lërë rrugën e tij dhe njeriu i padrejtë mendimet e tij, dhe le të kthehet tek Zoti që të ketë dhembshuri për të, tek Perëndia ynë që fal bujarisht.”
Ata që e kërkojnë dhe e gjejnë Perëndinë marrin mëshirë dhe mirësi (Psalmi 9:10; 22:26). Populli i Izraelit kishte premtimin në mes të mërgimit të tyre se nëse do të kërkonin Perëndinë do ta gjenin Atë.
Ligji i Përtërirë 4:29, “Por aty do të kërkosh Zotin, Perëndinë tënd; dhe do ta gjesh, në rast se do ta kërkosh me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.”
Perëndia do që ne ta gjejmë. Ai gjën kënaqësi në mëshirë dhe në falje dhe është afër të gjithë atyre që e thërrasin. Këtë gjë na e mëson edhe Pali kur vizitoi Greqinë e lashtë:
“Atëherë Pali, duke qëndruar në këmbë në mes të Areopagut, tha: “O burra athinas, unë shoh se në të gjitha gjërat ju jeni shumë fetarë.”23 Sepse, duke ecur e duke vënë re objektet e kultit tuaj, gjeta edhe një altar mbi të cilin është shkruar: “PERÉNDISÉ SÉ PANJOHUR”. Atë, pra, që ju e adhuroni pa e njohur, unë po jua shpall.24 Perëndia që bëri botën dhe të gjitha gjërat që janë në të, duke qenë Zot i qiellit dhe i tokës, nuk banon në tempuj të bërë nga duart e njeriut,25 dhe as shërbehet nga duart e njerëzve, sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë, sepse ai u jep të gjithëve jetë, hukatje dhe çdo gjë;26 dhe ai ka bërë nga një gjak i vetëm të gjitha racat e njerëzve, që të banojnë në mbarë faqen e dheut, dhe caktoi kohërat me radhë dhe caqet e banimit të tyre,27 që të kërkojnë Zotin, mbase mund ta gjejnë duke prekur, ndonëse ai nuk është larg nga secili prej nesh.” Veprat e Apostujve 17:22-27
Ndonjëherë njerëzit vrasin mendjen se si mund të përjetojnë intimitet të vërtetë me Perëndinë.
Intimiteti i vërtetë me Perëndinë është diçka që të krishterët e gëzojnë që kur Krishti erdhi në botë. Është e natyrshme për të krishterët të kenë dëshirë për të përjetuar afërsi dhe një marrëdhënie intime me Perëndinë. Por intimiteti i vërtetë me Perëndinë nuk është thjesht një ndienjë, është diçka më e thellë se një emocion, është diçka që depërton në shpirtin e njeriut dhe reflektohet nga veprimet tona. “Sepse Zoti e neverit njeriun e çoroditur, por këshilla e tij është për njerëzit e ndershëm.” (Fjalët e Urta 3:32). Perëndia nuk mund të ketë intimitet me të keqen. Intimiteti i vërtetë me Perëndinë fillon kur afrohemi me Të.
“Afrohuni te Perëndia dhe ai do t’ju afrohet juve; pastroni duart tuaja, o mëkatarë; dhe pastroni zemrat o njerëz me dy mendje!” (Jakobi 4:8).
Me siguri, Perëndia nuk do të afrohet të ketë intimitet me të padrejtët, por me ata që janë pastruar nga gjaku i Krishtit dhe kanë veshur drejtësinë e Tij në kryq, këta kanë shpresë për intimitet me Perëndinë.
2 Korintasve 5:21 na e shpiegon kështu: “Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.”
Në fakt, vetëm ata që janë shpëtuar më anë të hirit, përmes besimit kanë shperës, sepse Krishti është shpresa që na afron me Perëndinë.
Efesianëve 2:8–9, “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë,9 jo nga vepra, që të mos mburret askush.”
Hebrenjve 7:19, “Sepse ligji nuk mbaroi asnjë lloj pune, po futi një shpresë më të mirë, me anë të së cilës i afrohemi Perëndisë.”
Në fakt, Jezusi është modeli i intimitetit me Perëndinë, sepse Ai dhe Ati janë një (Gjoni 10:30), dhe asnjë marrëdhënie nuk mund të jetë me e afërt sesa ajo e Jezusit me Atin Perëndi. Marrëdhënia e Tij me Atin karakterizohej nga dashuria dhe bindja.
Për shkak të dashurisë, Jezusi erdhi në tokë për të bërë vullnetin e Atit të Tij. Ai nuk bëri asgjë nga vetja, por gjithkça e bëri sipas vullnetit të Atit të Tij.
Gjoni 5:30 na thotë këto fjalë të Jezusit: “Unë s’mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar.”
Kjo gjë ishte me e dukshme në Kopshtin e Gjetsemanit, natan e arrestimit të Tij. Duke vuajtur në agoni për shkak të asaj që do të ndodhte, Jezusi pyeti nësë mund të hiqej prej Tij ajo barrë, por Ai e përfundoi kërkesën e Tij duke thënë, “Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti.” (Luka 22:42). Këtu ne shohim një shembull të përsosur të intimitetit të vërtetë që reflektohet në bindjen e Jezusit ndaj vullnetit të Atit të Tij.
Në shpresojmë të kemi intimitet të vërtet me Perëndinë, Jezusi duhet të jetë modeli ynë. Ne e duam Perëndinë, sepse Ai na deshi i pari (1Gjonit 4:10), dhe ne e vërtetojmë dashurinë tonë për Të duke iu bindur. Jezusi u tha ndjekësve të tij, “Nëse me doni, mbani urdhërimet e mia” (Gjoni 14:15).
Kur ne e duam Atë dhe mbajmë urdhërimet e Tij, Ai na premton që ne do të qëndrojmë në dashurinë e Tij, ashtu siç Ai qëndron në dashurinë e Atit duke bërë vullnetin e Tij (Gjoni 15:10). Ne mund të kemi intimitet me Perëndinë vetëm kur të kemi miqësi të mirë me Të duke treguar bindje. Vetëm atëherë do të përjetojmë gëzimin, paqen, që vijnë si pasojë e besimit tek Ai dhe duke iu nënshtruar vullnetit të Tij, ashtu siç bëri Jezusi.
Gjoni 3:16, “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.19 Tani gjykimi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta.20 Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij;21 por kush bën të vërtetën vjen te drita, që veprat e tij të zbulohen, sepse u bënë në Perëndinë.”
Jeremia 29:13, “Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj.”