Problemi filloi tek Zanafilla
Written by adminradio on 05/02/2020
Ne jetojmë në një botë të dhunshme, me bomba terroriste, tw shtwna me armë nëpër shkolla dhe sulme me thikë ndaj këmbësorëve. A kanë problemet e botës sonë diçka të përbashkët? Bibla thotë se po dhe termi Biblik që i bashkon është mëkati. Por çfarë është mëkati?
Mëkati përshkruhet në Bibël si shkelje e ligjit të Zotit (1 Gjonit 3: 4) dhe rebelim kundër Perëndisë (Ligji i Përtërirë 9: 7; Jozueu 1:18). Mëkati filloi me Luciferin, ndoshta më të bukurin dhe më të fuqishmin nga engjëjt. Duke mos u kënaqur me pozicionin e tij, ai dëshiroi të ishte më i lartë se Zoti, dhe kjo gjë shënoi rrëzimin e tij, fillimin e mëkatit (Isaia 14: 12-15). Ai u quajt Satan dhe ai e solli mëkatin në racën njerëzore në Kopshtin e Edenit, ku i tundoi Adamin dhe Evën me të njëjtin tundim, “do të jesh si Perëndia”. Zanafilla 3 përshkruan rebelimin e Adamit dhe Evës kundër Perëndisë dhe kundër urdhrit të Tij. Që nga ajo kohë, mëkati është trashëguar në të gjithë brezat e njerëzimit deri tek ne pasardhësit e Adamit, kemi trashëguar mëkatin prej tij. Romakëve 5:12 na thotë se përmes Adamit mëkati hyri në botë, dhe kështu vdekja preku të gjithë njerëzit sepse “paga e mëkatit është vdekja” (Romakëve 6:23).
Gjërat filluan shumë mirë. Zoti krijoi gjithçka në mënyrë perfekte. Gjithçka ishte e bukur. Zanafilla 1:31 thotë: “Atëherë Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte shumë mirë. Kështu erdhi mbrëmja dhe pastaj erdhi mëngjesi: dita e gjashtë.“
Më pas tek Zanafilla 2:7-9 ne shohim se si Perëndia krijoi njeriun: “Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë.8 Pastaj Zoti Perëndi mbolli një kopsht në Eden, në lindje, dhe vendosi në të njeriun që kishte formuar.9 Pastaj Zoti Perëndi bëri që të mbijnë nga toka lloj-lloj pemësh të këndshme nga pamja dhe që jepnin fruta të mira për t’u ngrënë; në mes të kopshtit gjendeshin edhe pema e jetës dhe pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes.”
Tek Zanafilla 2: 18-24 gjejmë këto fjalë të Biblës: “Pastaj Zoti Perëndi tha: “Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t’i bëj një ndihmë që i leverdis”.19 Dhe Zoti Perëndi formoi nga dheu tërë kafshët e fushës dhe tërë zogjtë e qiellit dhe i çoi te njeriu për të parë si do t’i quante; dhe sido që njeriu t’i quante qeniet e gjalla, ai do të ishte emri i tyre.20 Dhe njeriu u vuri emra tërë bagëtisë, zogjve të qiellit dhe çdo kafshe të fushave; por për njeriun nuk u gjend asnjë ndihmë e përshtatshme për të.21 Atëherë Zoti Perëndi e futi në një gjumë të thellë njeriun, të cilin e zuri gjumi; dhe mori një nga brinjët e tij dhe e mbylli mishin në atë vend.22 Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu.23 Dhe njeriu tha: “Kjo së fundi është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do të quhet grua sepse është nxjerrë nga burri”.24 Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm.”
Këtu ne shohim parajsën e përsosur, një vend i përsosur, pa dhunë, pa luftë, pa uri, pa dhimbje. Adami dhe Eva kishin kopshtin e tyre të përsosur dhe kishin çdo gjë që u duhej.
Por me sa duket ne njerëzit nuk i vlerësojmë gjërat e mira. Eva dhe më pas Adami filluan të dyshonin drejtësinë dhe mirësinë e Perëndisë. Eva mendoni se Perëndia ishte duke i privuar nga diçka e mirë dhe e nevojshme për ta, kështu që ajo donte të kishte GJITHÇKA, edhe gjënë e vetme që Perëndia i kishte ndaluar.
Dëgjoni se si fillon Zanafilla 3:
“Por gjarpri ishte më dinaku ndër të gjitha bishat e fushave që Zoti Perëndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: “A ka thënë me të vërtetë Perëndia: Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit??””.2 Dhe gruaja iu përgjegj gjarprit: “Nga fruti i pemëve të kopshtit mund të hamë;3 por nga fruti i pemës që është në mes të kopshtit Perëndia ka thënë: “Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do të vdisni””.4 Atëherë gjarpri i tha gruas: “Ju s’keni për të vdekur aspak;5 por Perëndia e di që ditën që do t’i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen”.6 Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t’u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte i dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai.7 Atëherë iu hapën sytë të dyve dhe e panë që ishin lakuriq; kështu ata qepën gjethe fiku dhe bënë breza për t’u mbuluar.8 Pastaj dëgjuan zërin e Zotit Perëndi që shëtiste në kopsht në flladin e ditës; dhe burri e gruaja e tij u fshehën nga prania e Zotit Perëndi midis pemëve të kopshtit.9 Atëherë Zoti Perëndi thirri njeriun dhe i tha: “Ku je?”.10 Ai u përgjigj: “Dëgjova zërin tënd në kopsht, dhe pata frikë sepse isha lakuriq dhe u fsheha”.11 Dhe Perëndia i tha: “Kush të tregoi se ishe lakuriq? Mos vallë ke ngrënë nga pema që unë të kisha urdhëruar të mos haje?”.12 Njeriu u përgjigj: “Gruaja që ti më vure pranë më dha nga pema dhe unë e hëngra”.13 Dhe Zoti Perëndi i tha gruas: “Pse e bëre këtë?”. Gruaja u përgjigj: Gjarpri më mashtroi dhe unë hëngra prej saj”.”
Shihni disa vargjE më poshtë tek i njëjti kapitull, duke filluar nga vargu 22: “Dhe Zoti Perëndi tha: “Ja, njeriu u bë si një prej nesh, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Dhe tani nuk duhet t’i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë për gjithnjë”.23 Prandaj Zoti Perëndi e dëboi njeriun nga kopshti i Edenit, me qëllim, që të punonte tokën nga e cila kishte dalë.24 Kështu ai e dëboi njeriun; dhe vendosi në lindje të kopshtit të Edenit kerubinët që vërtisnin nga çdo anë një shpatë flakëruese për të ruajtur rrugën e pemës së jetës.”
Përmes Evës dhe më pas Ademit, trashëgimia e pashmangshme e mëkatit hyri në racën njerëzore dhe qeniet njerëzore u bënë mëkatare nga natyra. Kur Adami mëkatoi, natyra e tij e brendshme u shndërrua nga mëkati i tij i rebelimit, duke i sjellë atij vdekje shpirtërore dhe varfëri, gjë e cila do të trashëgohej nga e gjithë pasardhja e tij.
Ne jemi mëkatarë jo sepse mëkatojmë; përkundrazi, ne mëkatojmë sepse jemi mëkatarë. Kjo gjë njihet si mëkati i trashëguar. Ashtu siç trashëgojmë karakteristikat fizike nga prindërit tanë ne trashëgojmë natyrën tonë mëkatare nga Adami. Mbreti David vajtoi për këtë gjendje të humbur të natyrës së tij njerëzore tek Psalmin 51: 5: “Ja, unë jam mbruajtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka lindur në mëkat.”.
Një lloj tjetër mëkati njihet si mëkati i ngarkuar dikujt. Përdoret si në mjediset financiare ashtu edhe në ato juridike, ku do të thotë “të marrësh diçka që i përket dikujt tjetër dhe t’ia hedhësh fajin një tjetri.”
Perëndia e përdori këtë princip në mënyrë që njerëzimi të përfitonte kur Perëndia barrën e mëkatit të besimtiarëve e hodhi mbi Jezusin, i cili pagoi çmimin e mëkatit me vdekje në kryq.
Duke ia ngarkuar barrën e mëkatit tonë Jezusit, Zoti e trajtoi Atë sikur të ishte mëkatar, megjithëse Ai nuk ishte dhe vdiq Ai për mëkatet e të gjithë botës (1 Gjonit 2: 2). Është e rëndësishme të kuptojmë se mëkati ra mbi Tw, por Ai nuk e trashëgoi atë nga Adami. Ai vuajti dënimin për mëkatin, por Ai kurrë nuk u bë mëkatar. Natyra e Tij e pastër dhe e përsosur ishte e paprekur nga mëkati. Ai u trajtua sikur të ishte fajtor për të gjitha mëkatet e bëra ndonjëherë nga raca njerëzore, edhe pse nuk bëri asnjë prej tyre. Në shkëmbim, Krishti u bë drejtësi për besimtarët (2 Korintasve 5:21).
Një lloj i tretë i mëkatit është mëkati personal, ai që kryhet çdo ditë nga çdo qenie njerëzore. Për shkak se kemi trashëguar natyrën mëkatare nga Adami, ne kryejmë mëkate individuale, personale, duke filluar nga gjithçka në dukje të pafajshme deri në vrasje. Ata që nuk besojnë tek Jezus Krishti duhet të paguajnë dënimin për këto mëkate personale, si dhe mëkatin e trashëguar. Sidoqoftë, besimtarët janë të lirë nga ndëshkimi i përjetshëm i mëkatit – nga ferri dhe vdekja shpirtërore – por gjithashtu ne tani kemi fuqinë t’i rezistojmë mëkatit. Tani mund të zgjedhim nëse do të bëjmë apo jo mëkate personale sepse ne kemi fuqinë t’i rezistojmë mëkatit përmes Frymës së Shenjtë që banon brenda nesh, duke na shenjtëruar dhe duke na bindur për mëkat (Romakëve 8: 9-11). Kur i rrëfejmë mëkatet tona personale Zotit dhe i kërkojmë falje për to, ne kemi përsëri shoqëri dhe bashkësi të përsosur me Të. “Nëse ne i rrëfejmë mëkatet tona, Ai është besnik dhe i drejtë për të na falur mëkatet tona dhe për të na pastruar nga çdo paudhësi” (1 Gjonit 1: 9).
Ne të gjithë jemi të dënuar për shkak të mëkatit. Dënimi i drejtë për këtë mëkat është vdekja (Romakëve 6:23), jo vetëm vdekja fizike, por edhe vdekja e përjetshme (Zbulesa 20: 11-15). Fatmirësisht, mëkati i trashëguar dhe mëkati personal janë kryqëzuar në kryqin e Jezusit, dhe tani me anë të besimit tek Jezus Krishti si Shpëtimtari ynë “ne kemi shpengimin përmes gjakut të Tij, faljen e mëkateve, sipas pasurive të hirit të Tij ”(Efesianëve 1: 7).
Romakëve 5:17: “Në fakt, në qoftë se prej shkeljes së këtij njërit vetëm vdekja mbretëroi për shkak të atij njërit, akoma më shumë ata që marrin bollëkun e hirit dhe të dhuratës se drejtësisë do të mbretërojnë në jetë me anë të atij njërit, që është Jezu Krishtit.”