Cili është çelësi për të njohur vërtetë Perëndinë?
Written by Eftali Baraku on 04/02/2025
Cili është çelësi për të njohur vërtetë Perëndinë?
Brenda të gjithëve ne ekziston një dëshirë e fortë për t’u njohur dhe për të njohur të tjerët.
Personi më i rëndësishëm që duhet njohur është Krijuesi ynë. Në fakt, Jezusi mësoi se jeta e përjetshme nuk është vetëm një hark kohor; është një marrëdhënie: “Tani kjo është jeta e përjetshme: të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar” (Gjoni 17:3).
Çelësi për të njohur vërtetë Perëndinë gjendet në atë që Perëndia ka zbuluar për Veten e Tij në Bibël. Ai dëshiron të njihet (shih Veprat e Apostujve 17:27). Problemi është mëkatshmëria jonë. Ne të gjithë jemi mëkatarë (Romakëve 3) dhe nuk e përmbushim standardin e shenjtërisë që kërkohet për të komunikuar me Perëndinë. Ne “e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pakalbshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm, të shpendëve, të kafshëve katërkëmbëshe dhe të rrëshqanorëve.” (Romakëve 1:23). Pra, që ta njohim vërtet Perëndinë, së pari duhet ta pranojmë mëkatin tonë dhe të pendohemi për të (shih Veprat e Apostujve 3:19).
Duke u larguar nga mëkati, ne duhet t’i drejtohemi Jezu Krishtit, si i vetmi Shpëtimtar nga mëkati. Vetëm në Jezusin është shpëtimi (Veprat e Apostujve 4:12). Ne e pranojmë Jezusin me besim: “Atyre që e pranuan, Ai u dha të drejtën të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e Tij” (Gjoni 1:12). Vdekja dhe ringjallja e Jezusit siguroi faljen e mëkatit tonë dhe vetëm Ai është rruga drejt njohjes personale të Perëndisë: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati, përveçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6).