E dashur grua
Written by adminradio on 14/06/2019
Teksti është shkëputur nga Testamenti i Ri, ungjilli i Gjonit 19:25-27.
“Por afër kryqit të Jezusit, qendronin nëna e tij dhe motra e nënës së tij, Maria e Kleopas dhe Maria Magdalenë.26 Atëherë Jezusi, kur pa nënën e tij dhe pranë saj dishepullin që donte, i tha nënës së tij: “O grua, ja biri yt!.”27 Pastaj i tha dishepullit: “Ja nëna jote!.” Dhe që në atë moment ai e mori në shtëpinë e vet.”
Sa skenë e bukur kjo midis Jezusit dhe nënës së tij, kjo grua ishte e dashur për Të, edhe në mes të kryqëzimit të tmerrshëm në Golgotë.
Shumë bij dhe bija kanë shprehur mirënjohjen e thellë ndaj nënave të tyre. Për shembull: Çarli Çaplin, një yll i kinemasë së hershme Amerikane, ka thënë për nënën e tij: “Pavarësisht se ishim të detyruar të jetonim në kushte të vështira gjatë fëmijërisë, nëna ime u kujdes për mua dhe vëllanë tim të qëndronim larg rrugës dhe na bëri të mos ndiheshim një produk i mjerë i varfërisë, por të ndiheshim me vlera dhe unikë.”
Uinston Çërçill, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, Britanisë së Madhe, ka thënë: “Nëna ime gjithmonë më është dukur si një princeshë përrallash, një qënie rrëzëllitëse, me vlera të pafundme dhe fuqi të pashtershme. Për mua ajo ndirçonte si ylli i mbrëmjes. E kam dashur shumë.”
Lindon Bains Xhonson, një ish-president i Shteteve të Bashkuara ka thënë: “Nëna ime ishte një shenjtore. Për gjithçka i detyrohem asaj.”
Edhe të rinjtë çmojnë dhe nderojnë nënat e tyre. Për shembull, një vajzë e re donte të blinte një këmishë për nënën e saj në Ditën e Nënës, por i tha shitësit se nuk e dinte masën e saj. Shitësi e pyeti: “ Është e gjatë, apo e shkurtër, e dobët, apo e shëndoshë?” Vajza u përgjigj duke thënë: “Ajo është e përsosur!” Shitësi i shiti një këmishë me masë mesatare, por nëna e vajzës u kthye disa ditë më vonë për të marrë një masë shumë më të madhe. Kjo është dashuria për një nënë. Nëna është e përsosur.
Dëgjojini edhe njëherë këto fjalë prekëse.
Gjoni 19:25-27, “Por afër kryqit të Jezusit, qendronin nëna e tij dhe motra e nënës së tij, Maria e Kleopas dhe Maria Magdalenë.26 Atëherë Jezusi, kur pa nënën e tij dhe pranë saj dishepullin që donte, i tha nënës së tij: “O grua, ja biri yt!.”27 Pastaj i tha dishepullit: “Ja nëna jote!.” Dhe që në atë moment ai e mori në shtëpinë e vet.”
Mendoni pak për këtë: Para se Jezusi të jepte trupin dhe gjakun e Tij si një sakrificë shlyerje për mëkatin e të gjithë botës, Ai si një bir i dashur u sigurua që dikush të kujdesej për nënën e Tij të dashur. Me siguri, që Jozefi, babai ligjor i Jezusit kishte vdekur tashmë. Sipas Mateut 13:55, Jezusi kishte edhe katër gjysëm-vëllezër në moshë madhore. Por ata nuk ishin pranë nënës së tyre për ta mbështetur atë kur po qëndornte në këmbët e kryqit. Gjoni 7:5 thotë: “Në fakt as vëllezërit e tij nuk besonin në të.” Kjo ndodhi para se ta shihnin në trupin e Tij të lavdishëm, në trupin e ringjallur.
Kujt do tia besonit ju nënën tuaj të dashur? Me siguri dikujt që do të tregonte dashuri dhe respekt për të. Në këmbët e kryqit ndodhej, “dishepulli që Jezusi donte.” Sigurisht, që Jezusi i donte të gjithë dishepujt e Tij të vërtetë, por apostulli Gjon ishte vetë-sakrifikues dhe këtë gjë e kishte dëshmuar me vepra. Gjoni, nga të gjithë dishepujt e tjerë, ndodhej afër kryqit me nënën e Jezusit. Ishte shumë e rrezikshme për një ndjekës mashkull të Jezusit që të ishte pranë Tij para kryqëzimit. Jezusi ishte akuzuar për tradhëti. Tradhëtia kundër shtetit, tradhëtia kundër Çezarit, tradhëtia kundër Perëndorisë Romake. Jezusi kishte shpallur se ishte “Mbreti i Judenjve”, që do të përmbyste pushtetin romak. Gjoni mund të arrestohej dhe të akuzohej për tradhëti kundër Romës, si një bashkëpuntor i Jezusit.
Bashkë me Gjonin, për të treguar dashurinë dhe mbështetjen ndaj Marisë, nënës së Jezusit, ishin edhe tre gra. E para “motra e nënës së Tij”, e cila mund të ketë qënë “Salomeja” sipas të dhënave edhe të katër ungjijve të tjerë. Marku 15:40, na thotë se ishte motra e Marisë, nëna e Jakobit dhe e Gjonit, bijve të Zebedeut, gjë që na konfirmohet edhe nga Mateu 27:56.
Gruaja e dytë ishte “Maria, gruaja e Kleopës”, që ishte nëna e Jakobit të vogël të Joses, sipas Markut 15:40.
Gruaja e tretë ishte Maria Magdalena. “Magdalena” është mbiemri që tregon për vendin e origjinës se saj nga Magdala, në bregun perëndimor të Detit të Galilesë. Ashtu si Jezus Krishti që u rrit në Nazaret quhej Nazaretas.
Pra, në këmbët e Jezusit ndodheshin edhe tre gra, që ishin duke mbështetur Marinë, nënën e Jezusit, ndërkohë që ajo vajtonte tek shihte të parëlindurin e saj të vuante dhe të vdiste nga një vdekje e tmerrshme. Edhe nënat e tjera i njohin vuajtjet, dhimbjet e bijve të tyre. Pavarësisht se ishte torturuese, Maria nuk u fsheh, Maria nuk e braktisi birin e saj, Maria ishte aty, me zemër të copëtuar, të tejshpuar, ndoshta duke iu lutur Perëndisë që kjo torturë të përfundonte sa më shpejt. Le të mendojmë për nënat tona dhe për vuajtjet që atyre iu janë dashur të kalojnë. Edhe kur ne bijtë e tyre kemi kaluar vështirësi, ato na kanë qëndruar në krah.
A ju kujtohen fjalët e Simeonit që i tha Marisë, kur mori foshnjën Jezus në duar? Luka 2:35 thotë, “edhe ty vetë një shpatë do të ta tejshpojë shpirtin.” Këtu i drejtohet Marisë, nënës së Jezusit.
Kjo ndodhi me të vërtetë në kryqin e Kalvarit, në mes të tmerrit të kryqëzimit. Nënat e dhembsura mbartin edhe plagët e kësaj jete. Ato janë gra të dashura!
Por nënat e dashura përjetojnë edhe gëzimet më të mëdha familjare. Maria ishte shtylla e përkujdesjes dhe dashurisë në familjen e saj, Perëndia e kishte bekuar Marinë edhe me katër bij të tjerë, edhe dy vajza. Maria do të gëzohej jashtë mase të shihte bijtë e saj të çonin më tej punishten e atit të tyre. Ajo gëzonte edhe shoqërinë e vajzave të saja, që e ndihmonin në punët e përditshme të shtëpisë. Në rasitn e Marisë, familja e saj përbëhej nga të paktën nëntë antëtarë, duke përfshirë edhe Jozefin. Kjo kërkon shumë punë. Kjo është dashuria. Kjo është një nënë që kujdeset dhe e do shumë familjen e saj.
Ne duhet të nderojmë nënat tona. Ne duhet të tregojmë respekt për nënat që jetojnë dhe ato që kanë vekur, për nënat dhe gjyshet e ardhshme. Ne falenderojmë nënat tona që na kanë rritur me vështirësi, kanë qënë gjithmonë pranë nesh. Këtu mund të bëhet fjalë edhe për një person tjetër në jetën tonë, që për arsye të ndryshme ka luajtur rolin e nënës dhe na ka qëndruar pranë. Zoti i bekoftë gjithë nënat, që qëndrojnë me ne dhe duhet të mbartin bashkë me ne kryqin e jetës sonë. Zoti është dashuri dhe nënat e dashura dhe sakrifikuese mishërojnë dashurinë e Perëndisë.
Zoti e di që mëmësia mund të jetë shumë e lodhshme. Unë kam dëgjuar për një nënë e cila ishte e detyruar të qëndronte në shtëpi me shumë fëmijë. Më në fund, ajo gjeti një dado të besuar që të mund të qëndronte me fëmijët e saj pasi ajo duhej të darkonte me bashkëshoritn e sajdhe disa miq të tjerë. Gjithçka ishte duke kaluar mirë, deri në çastin kur njerëzit që ishin ulur në tavolinë me të filluan ta shihnin me çudi. Ajo kuptoi që e kishte humbur fare dhe po priste në copa të vogla mishin në pajtën e një përsoni tjetër ngjitur me të, veprim që e bente me të vegjëlit e saj.
Nësë e keni pranë nënën përqafojeni, falenderojeni, duajeni shumë!