Festimi i dasmës

Written by on 04/06/2020

A e dini se cila ka qenë martesa e parë? Martesa e parë u krye nga vetë Perëndia tek Zanafilla 2:18-24:

“Pastaj Zoti Perëndi tha: “Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t’i bëj një ndihmë që i leverdis”.19 Dhe Zoti Perëndi formoi nga dheu tërë kafshët e fushës dhe tërë zogjtë e qiellit dhe i çoi te njeriu për të parë si do t’i quante; dhe sido që njeriu t’i quante qeniet e gjalla, ai do të ishte emri i tyre.20 Dhe njeriu u vuri emra tërë bagëtisë, zogjve të qiellit dhe çdo kafshe të fushave; por për njeriun nuk u gjend asnjë ndihmë e përshtatshme për të.21 Atëherë Zoti Perëndi e futi në një gjumë të thellë njeriun, të cilin e zuri gjumi; dhe mori një nga brinjët e tij dhe e mbylli mishin në atë vend.22 Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu.23 Dhe njeriu tha: “Kjo së fundi është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do të quhet grua sepse është nxjerrë nga burri”.24 Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm.”

 Mrekullia e parë që Jezusi, Biri i Perëndisë kreu në tokë ishte kthimi i ujit në verë gjatë një dasme.

Gjoni 2:1-11 e përshkruan në këtë mënyrë: “Tri ditë më vonë po bëhej një dasmë në Kanë të Galilesë, dhe nëna e Jezusit ishte atje.Edhe Jezusi me dishepujt e vet ishte ftuar në dasmë.Duke qenë se mbaroi vera, nëna e Jezusit i tha: “Nuk kanë më verë!.”Jezusi i tha: “Ç’ke me mua, o grua? Ora ime s’ka ardhur akoma!.”Nëna e tij u tha shërbëtorëve: “Bëni gjithçka që ai t’ju thotë!.”Aty ishin gjashtë enë prej guri, që përdoreshin për pastrimin e Judenjve, dhe secila nxënte dy ose tri masa.Jezusi u tha: “Mbushni enët me ujë!.” Dhe ata i mbushën deri në grykë.Pastaj u tha: “Nxirreni tani dhe çojani të parit të festës.” Dhe ata ia çuan.Dhe, mbasi i pari i festës e provoi ujin e shndërruar në verë (ai nuk e dinte nga vinte kjo verë, por e dinin mirë shërbëtorët që e kishin nxjerrë ujin), i pari i festës e thirri dhëndrin,10 dhe i tha: “Çdo njeri nxjerr në fillim verën më të mirë dhe, kur të ftuarit kanë pirë shumë, verën e keqe; ti, përkundrazi, e ke ruajtur verën e mirë deri tani!.”11 Jezusi bëri këtë fillim të shenjave në Kanë të Galilesë dhe e shfaqi lavdinë e tij, dhe dishepujt e tij besuan në të.”

Simbolika dhe imazhi i martesës përdoret gjithashtu për të treguar lidhjen e Krishtit me besimtarët, me kishën. Kisha përbëhet nga ata që besojnë tek Jezus Krishti, si Shpëtimtari i tyre personal dhe kanë marrë jetën e përjetshme.

Tek vizioni i Zbulesës 19:7–10, Gjoni pa dhe dëgjoi turmat qiellore që adhuronin Perëndinë për shkak të festës së dasmës së Qengjit. Koncepti i dasmës kuptohet më tepër duke u bazuar në zakonet e dasmës ne kohën e Jezusi.

Këto zakone martesore përbëheshin nga tre pjesë kryesore. Së pari, një kontratë martesore nënshkruhej nga prindërit e nuses dhe dhëndrit. Prindërit e dhëndrit, ose vetë dhëndri i paguanin një prikë nuses ose prindërve të saj. Kjo quhej periudha e fejesës – sic quhet edhe sot. Jozefi dhe Maria ishin të fejuar kur ajo u ngjiz me foshnjën Jezus (Mateu 1:18; Luka 2: 5).

Hapi i dytë, zakonisht ndodhte një vit më vonë, kur dhëndri, i shoqëruar nga miqtë e tij meshkuj, shkonte në shtëpinë e nuses në mesnatë, duke mbajtur një paradë pishtarësh nëpër rrugë. Nusja e dinte paraprakisht që do të ndodhte kjo gjë, dhe ajo ishte gati bashkë me shoqet e saj  dhe të gjithë bashkoheshin në paradë dhe më në fund përfundonin në shtëpinë e dhëndrit. Ky zakon është baza e shëmbëlltyrës së dhjetë virgjëreshave te Mateu 25: 1–13. Faza e tretë, ishte vetë darka e martesës, e cila mund të zgjaste me ditë, siç ilustrohet nga dasma në Kanë në Gjoni 2: 1–2.

Ndërsa engjëlli i tha Gjonit të shkruante, “Shkruaj: Lum ata që janë ftuar në gostinë e dasmës së Qengjit.” Dhe më tha: “Këto janë fjalët e vërteta të Perëndisë.”” (Zbulesa 19:9). Festa e dasmës së qengjit është një festë e lavdishme ku marrin pjesë të gjithë ata që janë në Krishtin.

Le të kthehemi tek Zbulesa 19:1-9.  Ky pasazh u referohet shenjtorëve. Sipas Biblës, shenjtorët janë të gjithë ata që pendohen dhe besojnë tek Jezus Krishti për shpëtim dhe rilindin përsëri. Le të shohim tekstin:

Dhe pas këtyre dëgjova në qiell zërin e madh të një turme të shumtë, duke thënë: “Aleluja! Shpëtimi, dhe lavdia, dhe nderimi, dhe fuqia i përkasin Zotit, Perëndisë sonë,sepse të vërteta dhe të drejta janë gjykimet e tij! Ai në fakt gjykoi laviren e madhe, që e prishi dheun me kurvërinë e saj, dhe mori hak për gjakun e shërbëtorëve të vet të derdhur prej dorës së saj.”Dhe thanë për të dytën herë: “Aleluja! Dhe tymi i saj ngjitet në shekuj të shekujve.”Dhe ranë përmbys të njëzet e katër pleqtë, dhe të katër qeniet e gjalla, dhe adhuruan Perëndinë, që ulej mbi fron, duke thënë: “Amen, Aleluja!.”Dhe nga froni erdhi një zë, duke thënë: “Lëvdoni Perëndinë tonë, gjithë ju shërbëtorë të tij dhe ju që e druani, dhe të vegjlit dhe të mëdhenjtë.”Dhe dëgjova një si zë i një turme të madhe, dhe si zë shumë ujërash dhe si zë bubullimash të forta, që thoshte: “Aleluja, sepse filloi të mbretërojë Zoti, Perëndia ynë, i Plotfuqishmi!.Le të gëzohemi dhe të ngazëllohemi dhe le t’i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e tij është përgatitur!Dhe i është dhënë të vishet me li të hollë, të pastër dhe të shkëlqyeshëm, sepse liri i hollë janë veprat e drejta të shenjtorëve.”Dhe më tha: “Shkruaj: Lum ata që janë ftuar në gostinë e dasmës së Qengjit.” Dhe më tha: “Këto janë fjalët e vërteta të Perëndisë. Edhe rashë përpara këmbëve të tij për ta adhuruar, por ai më tha: “Ruaju se e bën, unë jam bashkëshërbëtori yt si dhe i vëllezërve të tu që kanë dëshminë e Jezusit. Perëndinë adhuroje! Sepse dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë.

Njerëzit kanë ide të ndryshme rreth parajsës. Shumë njerëz  nuk kanë fare njohuri mbi Zotin, por prapëseprapë u pëlqen ta mendojnë parajsën si “vendin më të mirë”, ku shkojmë të gjithë kur vdesim. Idetë  në lidhje me parajsën shpesh janë vetëm shpresa të paqarta. Shumica e njerëzve nuk shprehin mendim në lidhje me të derisa marrin pjesë në një funeral, ose kur vdes një person i dashur. Shpesh mendohet se Parajsa është vendi ku “shkojnë njerëzit e mirë”, dhe si rrjedhojë, të gjithë ata që njohin dhe i duan këta njerëz janë përfshirë në kategorinë e “njerëzve të mirë”.

Por Bibla ka shumë për të thënë në lidhje me jetën pas vdekjes, dhe ajo cfarë Bibla thotë bie në kundërshtim me mendimin e shumicës. Gjoni 3:16 thotë, “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.“. Pastaj në vargun 36, Jezusi vazhdon të thotë: ” Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të.” Hebrenjve 9:27 thotë: “Dhe, duke qenë se është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi“. Sipas këtyre vargjeve, të gjithë vdesin, por jo të gjithë shkojnë në parajsë (Mateu 25:46; Romakëve 6:23; Luka 12: 5; Marku 9:43).

Zoti është i shenjtë dhe i përsosur. Parajsa, vendbanimi i Tij, është gjithashtu e shenjtë dhe e përsosur (Psalmi 68: 5; Nehemia 1: 5; Zbulesa 11:19). Sipas Romakëve 3:10, “nuk ka asnjë të drejtë, as edhe një“. Asnjë qenie njerëzore nuk është e shenjtë dhe e përsosur aq sa duhet për parajsën. Njerëzit që i quajmë “të mirë” nuk janë aspak të mirë në krahasim me përsosmërinë pa mëkat të Zotit. Nëse Zoti do t’i lejonte njerëzit mëkatarë të hynin në përsosmërinë e parajsës, nuk do të ishte më perfekt. Cfarë sandarti duhet të përdoret për të përcaktuar se kush është ” i mire sa duhet” për parasjën? Standardi i Zotit është i vetmi që ka rëndësi. Romakëve 3:23 thotë se “të gjithë kanë mëkatuar dhe janë privuar nga lavdia e  Perëndisë”. Paga për këtë mëkat është ndarje e përjetshme nga Zoti (Romakëve 6:23).

Mëkati duhet të ndëshkohet, përndryshe Zoti nuk është i drejtë (2 Thesalonikasve 1: 6). Gjykimi me të cilin përballemi pas vdekjes është llogaridhënia para Zotit, Ai na jep dënimin për krimet tona kundër Tij. Ne nuk kemi asnjë mundësi që shkeljet tona t’i bëjmë të duken të drejta. E mira jonë nuk e tejkalon të keqen tonë. Një mëkat shkatërron përsosmërinë, ashtu si një pikë arseniku në një gotë me ujë helmon tërë gotën.

Kështu që Zoti u bë njeri dhe mori dënimin tonë mbi Vetë. Jezusi ishte Perëndia në mish. Ai jetoi një jetë pa mëkate, me bindje ndaj Atit të Tij (Hebrenjve 4:15). Ai nuk kishte mëkat, megjithatë Ai mori mëkatin tonë në kryq. Pasi të paguante çmimin për mëkatin tonë, ne mund të shpalleshim të shenjtë dhe të përsosur (2 Korintasve 5:21). Kur e rrëfejmë mëkatin tonë ndaj Tij dhe i kërkojmë falje Ai na vulos me vulën që thotë “Shlyer plotësisht”, Ai ka paguar për jetën tonë të egoizmit, epshit dhe lakmisë (Veprat e Apostujve 2:38; 3:19; 1 Pjetrit 3:18).

Kur  të qëndrojmë përpara Zotit një ditë, ne nuk mund t’i lutemi të hyjmë në parajsë bazuar në meritat tona. Ne nuk kemi asgjë për të ofruar. Në krahasim me standardin e shenjtërisë së Zotit, askush nga ne nuk është i mire sa duhet. Por Jezusi është i mire sa duhet  dhe është meritë të Tij  që ne mund të hyjmë në parajsë.

Njerëzit që shkojnë në parajsë janë të gjithë njësoj: janë mëkatarë që kanë vendosur besimin e tyre te Zoti Jezus Krisht (Gjoni 1:12; Veprat  e Apostujve 16:31; Romakëve 10: 9). Ata e kanë kuptuar nevojën që kanë për një Shpëtimtar dhe kanë pranuar me përulësi ofertën e faljes së Zotit.

Revelation 3:20: “Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua.”


Reader's opinions

Leave a Reply


Continue reading

Current track

Title

Artist