I dëboi të gjithë

Written by on 14/06/2019

Testamenti i Ri, Ungjilli i Mateut 21:12-17.

Pastaj Jezusi hyri në tempullin e Perëndisë, i dëboi të gjithë ata që shisnin dhe blinin në tempull dhe përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.13 Dhe u tha atyre: “Éshtë shkruar: “Shtëpia ime do të quhet shtëpi lutje,” por ju e keni kthyer në një shpellë kusarësh.”14 Atëherë iu paraqitën të verbër dhe të çalë, dhe ai i shëroi.15 Por krerët e priftërinjve dhe skribët, kur panë mrekullitë që ai kishte bërë dhe fëmijët që brohoritnin në tempull duke thënë: “Hosana Birit të Davidit!,” u zemëruan,16 dhe i thanë: “A po dëgjon ti çfarë thonë këta?.” Jezusi u tha atyre: “Po! A nuk keni lexuar kurrë: “Nga goja e të vegjëlve dhe të foshnjave në gji ti ke përgatitur lavdi”?.”17 Dhe, mbasi i la ata, doli nga qyteti për në Betani, dhe atje kaloi natën.”

Shpërthimet e zemërimit zakonisht janë mëkat; është zbrazja e emocioneve tona negative tek të tjerët. Megjithatë, ka një lloj zemërimi të justifikueshëm, ose indinjate të drejtë.

Në Shkrimet e Shenjta, njeriu i përsosur moralisht, ai që nuk mëkatonte asnjëherë shfaqte zemërim të justifikuar, indinjatën e tij të drejtë ndaj atyre që ishin profanë, ose të këqij. Të jesh profan do të thotë të tregosh përbuzje ndaj Perëndisë ose gjërave të shenjta të Perëndisë.

Le të marrim në shqyrtim një shembull të rëndësishmë që na përmendet në tekstion tonë, në ungjillin e Mateut 21:12-17. Le të shohim vargun 12: “Pastaj Jezusi hyri në tempullin e Perëndisë, i dëboi të gjithë ata që shisnin dhe blinin në tempull dhe përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.”

Zona e tempullit duhej të ishte pjesa e jashtme e gjykatës së tempullit, ose njihej si gjykata e johebrenjve, e cila ndoshta mbulonte disa hektarë. Kjo ishte një zonë e hapur shumë e madhe. Kjo zonë duhej të ishte e vetmja zonë ku johebrenjtë mund të vinin për t’ju lutur të vetmit Perëndie të vërtetë, Perëndisë të Izraelit dhe Perëndisë të të gjitha kombeve.

Në Gjykatën e jashtme të johebrenjve mund të hynte kushdo. Zakonisht ishte një vend  i mbushur me njerëz. Në pasazhin tonë flitet për kohën e Pashkës, kur kjo zonë e tempullit ishte e mbushur me pelegrinë hebrenj nga mbarë preandoria romake, të cilët kishin ardhur në Jeruzalem dhe në Tempull për të festuar dhe për të ofruar sakrificat e tyre. Kjo zonë ishte rezervuar për lutje për johebrenjtë. Në vend të kësaj, ky vendi ishte bërë i zhurmshëm dhe i rrëmujshëm, dëgjohej zhurma e monedhave dhe ndihej era e keqe e kafshëve dhe shpendëve të sakrificës. Tregtia kishte zënë vendin e lutjeve të devotshme.

Studiuesi modern hebre, Izrael Abrahams ka kritikuar qëndrimin e disa të krishterëve në lidhje me këtë pasazh, duke e quajtur si një lloj ‘goditje të ulët’ ndaj besimit hebraik, duke sulmuar Judaizmin. Ai thotë se ka vizituar ‘kishën e Varrit të Shenjtë’ në Jeruzalemin e vjetër gjatë sezonit të Pashkës.  Ai thotë se ka parë shumë tregëtarë që shisnin ‘relike të shenjta’, kryqe me shkëlqim dhe shishe të ujit nga lumi Jordan. Ai rrëfen se si ‘të krishterët’ bërtisnin para kishës për të shitur këto objekte që i konsideronin të shenjta në përkujtim të Jezusit të Nazaretit. Ai pyet: “Çfarë do të bënte Jezusi sot në kishat e shndërruara në vende tregëtie? Cfarë do të bënte me ata që e përdhosin Perëndinë, veçanërisht në vendet e adhurimit dhe lutjes?”

Ku janë mendjet tona, ku janë zemrat tona, kur pretendojmë se adhurojmë Perëndinë? Sidomos kur mbidhemi së bashku për të adhuruar.

Vargu 12 gjithashtu na tregon se Jezusi “…i dëboi të gjithë ata që shisnin dhe blinin në tempull dhe përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave”. Natyrisht, Zoti ynë, megjithëse ishte aq i dashur dhe zemërbutë, Ai kishte shumë të drejtë të zemërohej, zemërimi i Tij ishte i zjarrtë dhe i drejtë. Mund ta quajmë një “zemërim të shenjtë”. Pra, është e mundur të zemërohesh dhe të mos bësh mëkat, sepse Jezus Krishti “nuk kishte mëkat” sipas 2 Korintasve 5:21.

Zemërimi i drejtë i përzier me trishtimin e madh të të krishterëve sot mund të jetë në lidhje me shtimin e përndjekjes në Amerikë. Kjo ka lidhje edhe me vrasjen e foshnjave edhe pas lindjes së tyre. Tragjike por e vërtetë,  tashmë kjo ndodh në disa shtete amerikane.

Zemërimi i drejtë i përzier me dhimbje të madhe mund të jetë edhe therja e të krishterëve për shkak të ushtrimit të besimit të tyre në Jezus Krishtin. Sipas statistikave, më shumë të krishterë janë martirizuar për besimin e tyre gjatë shekullit të njëzetë dhe fillimit të shekullit njëzetë e një, sesa gjatë gjithë shekujve së bashku të ekzistencës së  kishës.

Zemërimi i drejtë është i justifikuar, por jo emocionet pa asnjë shkak. Në fakt, le të marrim parasysh Efesianëve 4:26 që thotë: “Zemërohu, por mos mëkato“. Këtu apostulli Pal,  citon nga Psalmi 4: 4. Pali vazhdon të këshillojë tek Efesianëve 4:26  Zemërohuni dhe mos mëkatoni; dielli të mos perëndojë mbi inatin tuaj“. Kjo do të thotë të mos mëkatojmë kur jemi të zemëruar. Prandaj, ne duhet të trajtojmë zemërimin tonë menjëherë dhe siç duhet. Kur ndiejmë zemërim të shenjtë, sidoms në lidhje me imoralitetin që vëmë re sot në botë, ne duhet të kontrollojmë emocionet tona dhe të ofrojmë këshillim, si në rastin e abortit.

Ne, gjithashtu, mund të lutemi për udhëheqësit dhe gjykatësit e kombit tone, që  Perëndia të prekë zemrat e tyre dhe jo vetëm në Amerikë, por kudo që ndodhin këto padrejtësi të tmerrshme kundër Perëndisë.  Së pari dhe mbi të gjitha, në lidhje me abortin, eutanazivë dhe të gjitha vuajtjet  e tmerrshme që prekin qeniet njerëzore. Ne duhet të lutemi për udhëheqësit dhe gjykatësit e të gjitha kombeve të botës, që keto fenomene jo vetëm të pakesohen, por të mos përhapen me ritmet e shpejta siç është duke ndodhur tani, sepse ne jetojmë në një botë të rrëzuar.

E gjithë jeta njerëzore është e çmuar , sepse njerëzimi u krijua sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Zanafilla 9: 6 na tregon për këtë, që të gjitha qeniet njerëzore kanë imazhin e Perëndisë. Kjo do të thotë të kesh  frymë, të kesh intelekt, kreativitet dhe vetëvlerësim. Pra, jeta njerëzore duhet të ruhet nga pangopësia e vdekjes.

Vini re me kujdes, që gjatë zemërimit të Tij të drejtë, Jezusi nuk plagosi fizikisht asnjë person. Po, është e vërtetë që në ungjillin e Gjonit 2:15 thuhet se “ai bëri një kamxhik me litarë“, por në mënyrë të qartë thekson se ” i dëboi të gjithë nga tempulli bashkë me qetë dhe delet”. Kamzhiku ishte për bagëtinë.

Tani le të shohim Mateun 21:14, i cili thotë: “14 Atëherë iu paraqitën të verbër dhe të çalë, dhe ai i shëroi “. Ata që kishin përdhosur, që nuk kishin treguar respekt ndaj Perëndisë, ishin dëbuar, por ata që vlerësonin dhe kishin nevojë për Jezusin shkuan tek Ai dhe u shëruan.

Edhe nga ana shpietërore, diçka e tillë do të ndodhë, ata që mohojnë Zotin do të përballen me gjykimin e Tij, nëse nuk pendohen. Megjithatë, ata që e kuptojnë nevojën e tyre për Perëndinë dhe besojnë tek Ai do të shërohen, do të shpëtohen nga gjaku i Krishtit. Vini re gjithashtu se Jezusi nuk vazhdoi më me inat, madje edhe në këtë rast indinjate të drejtë. Por në vend të kësaj, Ai u shërbente me dhembshuri atyre që e kërkonin për nevojat e tyre. Jezusi ishte nën kontroll të plotë të emocioneve të Tij, ky është një shembull i përsosur që duhet të përpiqemi ta ndjekim.

Mateu 21:15 thotë “dhe fëmijët që brohoritnin në tempull duke thënë: “Hosana Birit të Davidit!,”. Në greqishten origjinale “fëmijët” i referohet fjalës “djem”, sipas dijetarëve grekë të shekullit të parë. Sipas studiuesve, në turmat e njerëzve në zonën e tempullit bënin pjesë edhe një numër i madh djemsh 12-vjeçarë, që ishin atje për të festuar festën e parë të Pashkës; ashtu siç kishte bërë vetë Jezusi.

Prandaj, pelegrinët e devotshëm, të verbërit, të çalët dhe madje edhe fëmijët vinin në tempull për të adhuruar Perëndinë, e bënin këtë gjë edhe në mes të këmbyesve të parave, krerëve të priftërinjve dhe mësuesve të ligjit që përdhosën Perëndinë.

Edhe ne kemi një zgjedhje për të bërë, një zgjedhje për të lëvduar ose për të mohuar Perëndinë. Ne duhet të zgjedhim gjithmonë të lavdërojmë Perëndinë tonë, sepse Ai është i denjë për adhurimin tonë, për lavdërimet tona të vërteta. Jezusi tha tek Mateu 21:16:Po! A nuk keni lexuar kurrë: “Nga goja e të vegjëlve dhe të foshnjave në gji ti ke përgatitur lavdi”?.”

Jezui citoi nga ajo që ishte thënë në Psalmi 8: 2. Duke qortuar krerët e priftërinjve dhe mësuesit e ligjit, Jezusi afirmoi dhe tregoi Hyjninë e Tij, që si Biri i Perëndisë, duhet të lavdërohet dhe adhurohet. Ai në fakt është i denjë për adhurim. Si biri i Perëndisë në hyjninë e tij, si Biri i Davidit, Biri i Njeriut në trajtë njerëzore, Ai është Zoti dhe Shpëtimtari ynë. Zëvendësuesi ynë, i cili u mish, u bë si njëri prej nesh, në mënyrë që të ofronte  veten e Tij si një sakrificë të përsosur, një sakrificë shpengese në altarin e kryqit, në vendin tonë. Sakrifica e Tij është pranuar nga Perëndia, Ati, dhe Ai u lartësua kur u ringjall nga të vdekurit.

Të krishterët e vërtetë mund të përjetojnë raste të zemërimit të drejtë, megjithatë, le të kemi më tepër adhurim të zjarrtë për Perëndinë tonë!

A.W. Tozer, një predikues shumë i mirë, pastor dhe një autor i krishterë klasik, ka thënë: “Unë do t’ju them diçka që do t’ju duket e çuditshme. Edhe mua më duket e çuditshme kur e them, sepse nuk jemi mësuar ta dëgjojmë atë brenda komunitetit tonë të krishterë. Ne jemi shpëtuar për të adhuruar Perëndinë. Gjithçka që Krishti ka bërë për ne në të kaluarën dhe gjithçka që po bën tani na çon drejt adhurimit të Tij!

Si është adhurimi ynë për Perëndinë e Gjallë? Le ta adhurojmë gjithmonë në frymë dhe në të vërtetë. Të dashur dëgjues, duhet ta dini se për sa kohë nuk keni rilindur, nuk mund ta adhuroni me të vërtetë në frymë dhe në të vërtetë Perëndinë. Ju duhet të pranoni Jezusin si Shpëtimtarin dhe Zotin tuaj personal, duke u penduar për mëkatet tuaja, duke besuar se ai është Krishti, Biri i Perëndisë së Gjallë dhe Shpëtimtari juaj. Duke e rrëfyer atë si Zot, duke u pagëzuar, dhe duke këmbëngulur në besimin tuaj.  Le ta adhurojmë tani, ashtu siç do ta adhurojmë në gjithë përjetësinë!


Reader's opinions

Leave a Reply


Continue reading

Current track

Title

Artist