I përsosur
Written by Eftali Baraku on 27/05/2025
Njerëzit thonë: “Nuk mund të jem i krishterë, sepse të krishterët duhet të jenë të përsosur dhe nuk ka asnjë mënyrë që unë të jem i përsosur! Atëherë pse duhet të përpiqem? Unë do të jetoj thjesht sa më mirë që mundem dhe do të shpresoj që kjo të jetë e mjaftueshme.” Në fakt, përpjekjet tuaja më të mira për të qenë i mirë kurrë nuk do të jenë të mjaftueshme, pa marrë parasysh kush jeni, apo sa shumë përpiqeni.
Zgjidhja për këtë problem moral është të lejosh Jezu Krishtin të të rilindë – të lindësh përsëri prej së larti me fuqinë e Tij dhe me Frymën e Shenjtë. Edhe atëherë, askush nuk jeton në mënyrë të përsosur, por kur na sheh Ati Perëndi, ne jemi të përsosur kur pendohemi për mëkatet tona, e pranojmë Atë si Zot dhe Shpëtimtarin tonë – vetëm atëherë do të shpëtohemi nga dita e gjykimit të Perëndisë që do të vijë.
Duke cituar Jezusin në Gjoni 3:3, 5-7: “Jezusi iu përgjigj dhe tha: “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë.”
Jezusi u përgjigj: “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.6 Ç’ka lindur nga mishi është mish; por ç’ka lindur nga Fryma është frymë.7 Mos u mrrekullo që të thashë: “Duhet të lindni përsëri”.
Përsosmëria absolute është një cilësi që i përket vetëm Perëndisë. Megjithatë, te Mateu 5:48 Bibla thotë qartë se Perëndia është në natyrë i përsosur: “Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej.” Si qënie e përsosur, gjithçka që bën Perëndia është e përsosur: “Ai është Shkëmbi, vepra e tij është e përsosur, sepse në të gjitha rrugët e tij ka drejtësi. Éshtë një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë; ai është i drejtë dhe i mirë.” (Ligji i Përtërirë 32:4). Dituria e Tij është e përsosur (Jobi 37:16). Udha e Tij është e përsosur dhe Fjala e Tij është pa të meta: “Rruga e Perëndisë është e përsosur; fjala e Zotit është pastruar me anë të zjarrit; ai është mburoja e të gjithë atyre që gjejnë strehë tek ai.” (Psalmi 18:30).
Ligji i Perëndisë është gjithashtu i përsosur (Psalmi 19:7; Jakobi 1:25).
Në Hebrenjve 2:10, Shkrimi thotë se Jezusi u bë i përsosur përmes vuajtjes: “Sepse i duhej atij, për të cilin dhe nëpërmjet të cilit janë të gjitha, duke çuar shumë bij në lavdi, ta bënte të përsosur me anë të vuajtjeve realizuesin e shpëtimit të tyre.”
Ideja e pjekurisë shpirtërore lidhet ngushtë me fjalën përsosmëri në Bibël. Njerëzit nuk janë të përsosur, por ndjekësit e Krishtit inkurajohen të kërkojnë përsosmëri:“Dhe qëndrueshmëria të kryejë në ju një vepër të përsosur, që ju të jeni të përsosur dhe të plotë, pa asnjë të metë.” (Jakobi 1:4).