Jezusi me Marinë

Written by on 26/11/2024

Mateu thotë për vizitorët “panë fëmijën me Marien, nënën e tij, dhe ranë përmbys dhe e adhuruan…”. Ne mund të pyesim veten pse dijetarët e astrologjisë, që studionin yjet, u përkulën dhe adhuruan një fëmijë të vogël hebre?

Së pari, dijetarët e dinin paraprakisht se kush ishte Ai. Për këtë na flitet tek Mateu 2, vargu 2: “Ku është mbreti i Judenjve, që ka lindur?” Pra, ata besonin se Ai ishte një mbret.

Së dyti, dijetarët u mahnitën dhe ndoqën një yll të mbinatyrshëm. Ky ishte preokupimi i tyre kryesor. Mateu kapitulli 2, vargu 2B: “Sepse pamë yllin e tij në Lindje dhe erdhëm për ta adhuruar.” Dijetarët pohuan se ky ishte ylli i fëmijës mbret. Ka shumë të ngjarë të ishte një dritë rrezatuese e mbinatyrshme e ngjashme me shkëlqimin Shekinah që udhëhoqi izraelitët në ditët e Moisiut, siç thuhet në Eksodi kapitulli 13, vargu 21. Në fund të fundit, këta njerëz të mençur, këta dijetarë ishin astrologë që studionin yjet.

Së treti, dijetarët mund të kenë qenë dijetarë zoroastrianë nga Persia lindore, të cilët kishin njohuri për Shkrimet e Shenjta hebraike që nga koha e Danielit; të cilin mbreti Nabukadnetsar “e caktoi në krye të magjistarëve, të astrologëve, të Kaldeasve dhe të shortarëve.” (Sipas Danielit, kapitulli 5, vargu 11).


Current track

Title

Artist