Lauren Daigle publikon albumin e vetë-titulluar ‘Lauren Daigle’

Written by on 16/05/2023

Këtë fundjavë këngëtarja dhe producentja dy herë fituese e çmimit GRAMMY, Lauren Daigle publikoi albumin e saj të shumëpritur, të vetëtitulluar – Lauren Daigle. Drejtuar nga producenti fitues i GRAMMY, Mike Elizondo, ky projekt shënon një kapitull të ri krijues për artisten e lindur në Luiziana. Dhjetë këngët e para të  albumit u publikuan këtë fundjavë, dhe trembëdhjetë këngë të tjera do te publikohen më vonë këtë vit. Të njëzet e tre këngët shfaqin zërin mahnitës dhe të fuqishëm të artistes shumëplanëshe.

“Ky është projekti im më i çmuar,” ndan Daigle, “Ka momente argëtuese, momente solemne, momente ekstroverte dhe introverte. Dhe unë jam thjesht e emocionuar që e çoj këngën time më tej në këtë projekt, më shumë se çdo gjë që kam bërë deri tani. ”

Më vonë këtë vit, Daigle do të nisë turneun e saj të shumëpritur në arenën amerikane – The Kaleidoscope Tour – i cili fillon më 6 shtator në Memphis, TN.

Jashtë skenës, Daigle është e përkushtuar për të investuar kohën e saj në edukimin muzikor, për të punuar me të rinjtë, për të ofruar kujdes me të moshuarit dhe njerëzit në nevojë përmes The Price Fund, një organizatë që ajo themeloi në 2018.


Current track

Title

Artist