Qytetëria jonë

Written by on 14/06/2019

Testamenti i Ri, Filipianëve 3:17-21.

Bëhuni imituesit e mi, vëllezër, dhe vëreni ata që ecin kështu, sipas shëmbullin që keni në ne.18 Sepse shumë nga ata, për të cilët ju kam folur shpesh, edhe tani po jua them duke qarë, ecin si armiq të kryqit të Krishtit,19 dhe fundi i tyre është humbje, perëndia i tyre është barku dhe lavdia e tyre është në turp të tyre; ata mendojnë vetëm për gjërat tokësorë.20 Sepse qytetëria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht,21 i cili do ta transformojë trupin tonë të përunjur, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm, sipas fuqisë së tij që t’i nënshtrojë ndaj vetes të gjitha gjërat.”

Këto janë fjalë të mrekullueshmë dhe ky është një pasazh i mrekullueshëm rreth të cilit ne si të Krishterë mund të meditojmë.

Amerikanët kanë një himn patriotik që është edhe himni i tyre kombëtar. Disa mund të mendojnë se Himni amerikan Kombëtar është shkruar në vitet 1700,  për kohën e Luftës Revolucionare kundër Britanisë së Madhe. Megjithatë, nuk është kështu. Himni amerikan është një poemë e shkruar nga Francis Scott Key më 14 shtator, në vitin 1814. Muzika, kompozimi i himnit amerikan, rastësisht është kompozuar nga një anglez, me emrin John Stafford Smith, por sigurisht ai e kompozoi për një himn tjetër.

Gjatë luftës së dytë të madhe me Britaninë e Madhe, Francis Scott Key, një avokati dhe një besimtari të krishterë, iu kërkua nga Presidenti James Madison të ndihmonte në një mision të veçantë për kthimin e një pengu të luftës, për të negociuar për lirimin e një mjeku të shquar Dr. Beanes Peng. Francis Scott Key u zbulua nga britanikët dhe u detyrua të shihte bombardimet brutale të Fort McHenry pranë Baltimores, Maryland. Fort McHenry i rezistoi bombardimit 25-orësh të britanikëve.

Ndërsa agimi i mëngjesit po sillte një ditë të re, Francis Scott Key shkroi në pjesën e prapme të një zarfi strofën e parë të  poemës që më vonë do të bëhej Himni Kombëtar amerikan.

Më vonë në Baltimore, Francis Scott Key shkroi një strofë të dytë, jo shumë të njohur.

Pra, këto fjalë dhe vargje dëshmojnë se Amerikanët kanë një trashëgimi të perëndishme dhe shumë heronj të krishterë në historinë e tyre. Shumë prej etërve të themelimit të kombit nuk kishin aspak për qëllim që të ndanin shtetin nga feja.

Amerikanët janë të lirë dhe jo të pushtuar nga mbretërit dhe mbretëreshat, sepse paraardhësit e tyre derdhën gjak për të fituar lirinë tyre gjatë 2 luftrave me Britanine e Madhe. Ameriaknët janë të privilegjuar të jenë qytetarë amerikanë. Megjithatë, si të krishterë ne kemi qytetëri në një vend më të rëndësishishëm dhe jemi të lidhur dhe besnikë ndaj një Personi më të rëndësishëm. Ky person, Jezus Krishti, derdhi gjakun e Tij  për të çliruar njerëzimin nga skllavëria e mëkatit njëherë e përgjithmonë.

Apostulli Pal flet për një kontrast të madh midis atyre që jetojnë vetëm për këtë jetë, madje edhe si besimtarë të rremë, kundrejt atyre që i japin përparësi jetës që do të vijë si besimtarë të vërtetë të Krishtit dhe të Qiellit, personit dhe vendit ku kemi shpresën tonë të madhe.

Tek Filipianëve 3:18 na thuhet për jobesimtarët e papenduar, “ecin si armiq të kryqit të Krishtit.”  Ata nuk jetojnë siç na thuhet tek  Filipianëve 3: 17sipas shëmbullit që keni në ne.” Po, ne shpëtohemi nëpërmjet besimit. Sidoqoftë, një besim i vërtetë, nëpërmjet të cilit ne shpëtohemi, shfaq edhe modelin e bindjes për të provuar vërtetësinë e e tij, vlefshmërinë e tij para Perëndisë. Nuk mund të tallesh me Perëndinë. Për shkak të besimit ne luftojmë të jetojmë një jetë të perëndishme. Shumë e shpallin Krishtin, por mënyra e jetesës së tyre e mohon.

Kushdo që në përditshmëri, jeton një jetë të paperëndishme është armik i kryqit. Pali flet për ta duke thënë, Filipianëve 3:19:dhe fundi i tyre është humbje, perëndia i tyre është barku dhe lavdia e tyre është në turp të tyre; ata mendojnë vetëm për gjërat tokësorë.” Prandaj, armiqtë e kryqit mendojnë vetëm tani për tani, pavarësisht se çfarë mund të shpallin me gojë.

Të krishterët e vërtetë kanë të tjera përparësi dhe e provojnë, e vërtetojnë këtë gjë më anë të jetësës së tyre sipas shembullit dhe modelit të “Palit dhe Timoteut, shërbëtorëve të Jezus Krishtit”, siç tregon edhe vargu i hapjes së Letrës së Filipianëve 1: 1. Fjalët e mëposhtme duhet të jenë mentaliteti ynë, si shërbëtorët e shekullit 21 të Krishtit Jezus.  Ne duhet të kemi një mendësi të mbretërisë, një mendësi të Mbretërisë së Perëndisë. Nuk duhet të kemi thjesht një mendësi të botës.

Filipianëve 3: 20, “ Sepse qytetëria jonë është në qiejt.” Qytetëria/nënshetësia i referohet vendit ku dikush jeton me status ligjor.

Si të krishterë ne jemi në këtë botë, por jo nga kjo botë. Ne e dimë që jemi udhëtarë në këtë botë. Ne mezi presim të jemi në vendin e përhershëm të shtetësisë sonë, që është në qiell me Zotin dhe Perëndinë tonë dhe me të gjithë shenjtorët që kanë shkuar para nesh dhe me të gjithë engjëjt e shenjtë të Perëndisë përgjithmonë. Ne jetojmë për Krijuesin tonë, për Shpenguesin tonë që vdiq në kryq për ne. Ne nuk jemi armiq, por përkundrazi ushtarë të kryqit.

Ne besojmë në kryqin e Krishtit, ne dëshmojmë për kryqin e Krishtit. Ne jetojmë për Krishtin, sepse Ai vdiq për ne. Si të krishterë kemi një nënshtetësi të dyfishtë, një në tokë dhe një tjetër në qiell. Nënshtetësia jonë në qiell duhet të na bëjë qytetarë më të mirë në tokë. Pali ia shkroi këtë letër kishës së Filipisë që ndodhej në Filipi në Greqinë veriore, që atëherë quhej Maqedoni. Qyteti i Filipisë, në kohën e Palit, ishtë një koloni romake në tokë të huaj. Në mënyrë të ngjashme, kisha duhet të jetojë si një “koloni e qiellit” mbi tokë.

Mendësia jonë e besimit duhet të jetë siç është shkruar  te Filipianëve 3: 20- 21, ku thuhet kështu: “Edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht,21 i cili do ta transformojë trupin tonë të përunjur, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm, sipas fuqisë së tij që t’i nënshtrojë ndaj vetes të gjitha gjërat.”

Besimtarët e vërtetë nuk e kanë të vështirë të jetojë një jetë në përngjasim me  Krishtin , ne e dëshirojmë këtë gjë, sepse ne me të vërtetë besojmë se Shpëtimtari ynë vjen nga qielli dhe besojmë se një ditë të lavdishme  Krishti do të përlëvdojë, do të transformojë trupat tanë të vdekshëm dhe të rënë,  për të qënë si trupi i tij i lavdishëm, i pakorruptueshëm fizikisht dhe shpirtërisht.

Pali shkroi në letërn  e Filipianëve 1:23: “Sepse kam dëshirë të iki nga kjo çadër dhe të jem bashkë me Krishtin, gjëja më e mire.” Ne jemi ende në tokë. Ne falënderojmë Perëndinë për mbojtjen që tregon ndaj vendit tonë.

Jezus Krishti na zbulon tek Zbulesa 22:16, “Unë jam Rrënja dhe pasardhja e Davidit, ylli i ndritshëm i mëngjesit.”

Jezusi e krahësoi veten me ‘yllin e ndritshëm të mëngjesit’ sepse është ylli më i shquar i magnitudës që njofton ardhjen e një dite të re. Kur Jezusi të kthehet në tokë, drita e Tij e lavdishme dhe e ndritshme do të largojë errësirën shpirtërore të kësaj bote dhe do të lajmërojë agimin e rendit të ri të lavdishëm të Perëndisë në përjetësi, që nuk do të përfundojë kurrë.

Ne besojmë me të të vërtetë tek Perëndia! A keni besuar ju i dashur dëgjues tek Jezusi si Shpëtimtari dhe Zoti juaj?

A po përpiqeni të jetoni si Ai dhe për Të? Ne duhet të besojmë dhe të bindemi, sepse nuk ka rrugë tjetër. Të qenit i bindur do të thotë që ne me besim pendohemi për mëkatin tonë, duke pranuar se jemi mëkatarë dhe kemi nevojë për një Shpëtimtar. Ne e rrëfejmë Jezusin, nuk kemi frikë të rrëfejmë përpara njerëzve se Jezusi është Shpëtimtari dhe Zoti ynë. Ne i bindemi ungjillit duke u thelluar me tepër në njohurinë tonë rreth Jezus Krishtit. Ne të mendojmë kështu dhe lë të jetojmë kështu deri sa Ai të na marrë në shtëpine e Tij.


Reader's opinions

Leave a Reply


Current track

Title

Artist