Të veprojmë sipas mënyrës së Perëndisë
Written by adminradio on 25/02/2019
Dua t’ju tregoj diçka- mua më pëlqejnë varkat dhe anijet. Më pëlqejnë nga më të voglat deri tek më të mëdhatë. Babai im ndërtoi një varkë me dru dhe me hekur kur isha fëmijë. Sa herë që lexoj Veprat e Apostujve 27, mendoj për një hsitori mahnitëse lundërtarësh. Kur e lexoj, përfytyroj Apostullin Pal, i cili i frymëzuar dhe i drejtuar nga Fryma e Shenjtë e Perëndisë, tregonte se çfarë ndodhi me anijen që po udhëtonte si pasagjer.
Pali u akuzua me pa të drejtë për balsfemi kundër besimit hebraik dhe për të pastruar emrin e tij, ai apeloi vendimin e gjykatës deri në Romë, që ishte kryeqëndra e qeverisë për Perandorinë Romake, që kontrollonte shumicën e botës gjatë shekullit të parë. Pali ishte i burgosur në bordin e anijes dhe kishe mundësinë të përdorte njohurinë që kishte marrë nga Perëndia, për të ndihmuar ata që drejtonin anijen. Sa mirë do të ishte sikur ta kishin dëgjuar dhe të kishin kuptuar që këshilla e tij vinte nga Perëndia.
Pali ishte i burgosur dhe fjala e tij ndoshta nuk kishte shumë peshë për kapitenin dhe lundërtarët.
Duhet t’i bindemi Perëndisë, kur mësojmë se çfarë do Ai. Dua t’i rikthehem historisë së bukur me detin. Nëse lexoni Biblën, hapeni tek Veprat e Apostujve, tek Testamaneti i Ri, në Bibël.
Veprat e Apostujve 27: “Kur u vendos që ne të lundrojmë për në Itali, Pali dhe disa të burgosur të tjerë iu dorëzuan një centurioni me emër Jul, i kohortës Augusta.2 Hipëm në një anije të Adramitit, që duhej të kalonte nga portet e brigjeve të Azisë, dhe lundronim duke pasur me vete Aristarkun, një maqedonas nga Thesaloniki.3 Të nesërmen arritëm në Sidon; dhe Juli, duke u treguar njerëzor me Palin, i dha leje të shkojë te miqtë e vet dhe që të kujdesen për të.4 Pastaj, si u nisëm prej andej, lundruam të mbrojtur nga Qipro, sepse erërat ishin të kundërta.5 Si e kaptuam detin e Kilikisë dhe të Panfilisë, arritëm në Mirë të Likisë.6 Centurioni gjeti atje një anije të Aleksandrisë, që do të shkonte për në Itali, dhe na futi në të.7 Duke lundruar ngadalë për shumë ditë, arritëm me vështirësi deri përballë Knidit, sepse nuk na linte era; pastaj filluam të lundrojmë të mbrojtur nga Kreta nga ana e Salmonit.8 Dhe duke lundruar me shumë vështirësi përbri brigjeve të saj, arritëm në një vend që quhet Limanet e Bukur, pranë të cilit ishte qyteti Lasea.9 Dhe, duke qenë se kishte kaluar mjaft kohë dhe lundrimi ishte bërë i rrezikshëm, sepse edhe agjërimi tashmë kishte kaluar, Pali i këshilloi ata të anijes,10 duke thënë: “O burra, unë po shoh se lundrimi do të bëhet me rrezik dhe me dëm të madh jo vetëm për ngarkesën dhe për anijen, por edhe për ne vetë.11 Por centurioni kishte më shumë besim te timonieri dhe te kapiteni i anijes sesa në ato që thoshte Pali.12 Dhe duke qenë se ai liman nuk ishte i përshtatshëm për të dimëruar, shumica qe e mendimit të lundronim prej andej për t’u përpjekur të arrijnim në njëfarë mënyre në Fenike, një liman i Kretës, që e rrihte jugperëndimi dhe veriperëndimi, dhe aty të kalonim dimrin.13 Dhe kur filloi të fryjë lehtë juga, duke menduar se mund të realizohej qëllimi i tyre, i ngritën spirancat dhe filluan të lundrojnë afër brigjeve të Kretës.14 Por, pak më vonë, shpërtheu mbi ishull një erë e vrullshme, që e quajnë euroklidon.15 Duke qenë se anija po ikte pa qenë në gjendje t’i qëndronte erës, e lamë në mëshirë të fatit dhe kështu filluam të shkojmë sa andej-këtej.16 Si kaluam me të shpejtë pranë një ishulli të vogël, që quhet Klauda, arritëm me vështirësi ta vëmë nën kontroll sandallin.17 Dhe, mbasi e ngritën në bordin, detarët përdorën të gjitha mënyrat për ta ngjeshur nga poshtë anijen dhe, nga frika se mos ngecnin në cekëtinat ranore të Sirtës, i ulën velat dhe kështu shkonin andej-këtej.18 Por mbasi furtuna na vuri përpara me forcë, të nesërmen filluan ta hedhim në det ngarkesën.19 Ditën e tretë, hodhën me duart e tyre, pajisjet e anijes në det.20 Dhe, duke qenë se prej shumë ditësh nuk dukeshin as dielli as yjet, dhe furtuna po tërbohej, humbi tashmë çdo shpresë shpëtimi.21 Edhe, mbasi kishin mbetur shumë kohë pa ushqim, Pali u çua në mes të tyre dhe tha: “O burra, po të më kishit dëgjuar dhe të mos ishit nisur nga Kreta, do t’i ishim shmangur këtij rreziku dhe kësaj humbjeje.22 Dhe tani ju këshilloj të mos e humbni torruan sepse asnjë shpirt nga ne nuk do të humbasë, përveç anijes.23 Sepse këtë natë m’u shfaq një engjëll i Perëndisë, të cilit unë i përkas dhe të cilit unë i shërbej,24 duke thënë: “Pal, mos druaj, ti duhet të dalësh para Cezarit; dhe ja, Perëndia ty t’i ka dhënë të gjithë ata që lundrojnë me ty”.25 Prandaj, o burra, kini zemër të gëzuar, sepse unë besoj në Perëndinë se do të ndodhë pikërisht ashtu siç m’u tha.26 Edhe duhet të ngecim në një ishull.”27 Kur erdhi nata e katërmbëdhjetë që po kalonim andej e këndej në detin Adriatik, aty nga mesnata detarët patën përshtypjen se po i afroheshin një toke.28 Dhe, si hodhën matësin e thellësisë, gjetën njëzet pashë thellësi; pastaj, pak më tutje e hodhën përsëri matësin e thellësisë dhe gjetën pesëmbëdhjetë pashë.29 Atëherë, nga frika se mos përplaseshin kundër shkëmbinjve, hodhën nga kiçi katër spiranca, duke pritur me ankth që të bëhej ditë.30 Por, duke qenë se detarët kërkonin të iknin prej anijes dhe po e ulnin sandallen në det gjoja për të hedhur spirancat nga bashi,31 Pali u tha centurionit dhe ushtarëve: “Po nuk qëndruan këta në anije, ju nuk do të mund të shpëtoni.”32 Atëherë ushtarët i prenë litarët e sandallit dhe e lanë të bjerë jashtë.33 Dhe në pritje që të bëhej ditë, Pali i nxiti të gjithë të hanin diçka, duke thënë: “Sot është e katërmbëdhjeta ditë që, duke pritur, jeni të uritur, pa ngrënë asgjë.34 Prandaj ju këshilloj të hani diçka, sepse kjo është për shpëtimin tuaj; sepse as edhe një fije floku nga kokat tona nuk do të bjerë.”35 Si tha këto, mori bukë, iu falënderua Perëndisë përpara të gjithëve, pastaj e theu dhe filloi të hajë.36 Atëherë të gjithë, si morën zemër, morën edhe ata nga ushqimi.37 Dhe në anijen ne ishim gjithsej dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë veta.38 Dhe mbasi hëngrën sa u ngopën, e lehtësuan anijen duke hedhur grurin në det.39 Dhe kur u gdhi, nuk e njihnin dot vendin, por vunë re një gji me një breg dhe vendosën ta shtyjnë anijen aty, po të mundnin.40 I zgjidhën spirancat dhe i lanë të fundosen në det, duke zgjidhur në të njëjtën kohë të lidhurat e timonit; pastaj, si e ngritën velën kryesore nga era, u drejtuan për te bregu.41 Por, mbasi ranë në një cekëtinë që kishte deti nga të dy anët, anija ngeci dhe mbeti me bashin të zënë e të palëvizshëm, ndërsa kiçi po shkallmohej nga furia e valëve.42 Ushtarët ishin të mendimit t’i vritnin robërit, që asnjë të mos ikte me not.43 Por centurioni, duke dashur të shpëtojë Palin, ua largoi mendimin për këtë propozim dhe u dha urdhër atyre që dinin të notonin të hidheshin të parët në det dhe të dilnin në tokë;44 pastaj të tjerët, kush mbi dërrasa, kush mbi pjesë të anijes; dhe kështu ndodhi që të gjithë mundën të shpëtojnë në tokë.”
Kjo ishte Veprat e Apostujve 27. A e dinit se kjo histori në lidhje me detin ishte në Bibël? Shumë nuk e dinë dhe për mua ishte kënaqësi ta ndaja me ju. Siç ju thashë edhe me parë, mua më pëlqen uji dhe varkat.
Është e rëndësishme të dimë vullnetin e Perëndisë. Jezusi tha se të afërmit e Tij të vërtetë janë ata që bëjnë vullnetin e Atit: “Sepse kushdo që bën vullnetin e Perëndisë, ai është vëllai im, motra ime dhe nëna!.” (Marku 3:35). Në shëmbëlltyrën e dy bijve, Jezusi qorton kryepriftin dhe pleqësinë, që nuk arrijnë dot të bëjnë vullnetin e Atit; veçanërisht “nuk pendohen dhe nuk besojnë” (Mateu 21:32). Gjëja më thelbësore për Perëndinë, është të pendohemi dhe të besojmë tek Krishti. Nëse nuk hedhim këtë hap të parë, do të thotë se ende nuk e kemi pranuar vullnetin e Perëndisë.
Kur pranojmë Krishtin me besim, ne bëhemi bij të Perëndisë (Gjoni 1:12) dhe Ai dëshiron të na drejtojë në rrugën e Tij (Psalmi 143:10). Perëndia nuk po përpiqet të na fshehë vullnetin e Tij, Ai do të na e tregojë atë. Në fakt, Ai na ka dhënë shumë udhëzime në Fjalën e Tij. Ne duhet “të japim falenderime në çdo rrethanë, sepse ky është vullneti i Perëndisë për ju” (1 Thesalonikasve 5:18). Ne duhet të bëjmë vepra të mira (1 Pjetrit 2:15). “Sepse ky është vullneti i Perëndisë: shenjtërimi juaj; të hiqni dorë nga kurvëria;” (1 Thesalonikasve 4:3).
Të dish vullnetin e Perëndisë është diçka e vështirë sepse kërkon durim. Ne duam ta dimë vullnetin e Perëndisë menjëherë, por Perëndia nuk vepron kështu. Ai na e shpalos hap pas hapi- në çdo lëvizje hedhim një hap besimi, kjo na bën ta besojmë Jezusin vazhdimisht. Gjëja më e rëndësishme është që ndërkohë që presim për udhëzime të tjera, të jemi të zenë dukë bërë të mirën që dimë të bëjmë (Jakobi 4:17).
Shpësh herë, ne duam që Zoti të na japë detajet- ku të punojmë, ku të jetojmë, me kë të martohemi, çfarë makinë të blejmë, etj. Perëndia na jep të drejtën të bëjmë zgjedhjet tona dhe nëse qëndrojmë më Të, Ai do të na tregojë si mos bëjmë zgjedhje të gabuara (shih Veprat e Apostujve 16:6–7).
Vullneti i Perëndisë është që të gjithë të shpëtohen, të besojnë plotësisht për jetën e tyre të përjetshme në veprën shpëtuese të Jezus Krishtit për ta.
1 Timoteut 2:4-6, “I cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t’ia arrijnë njohjes të së vërtetës.5 Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri,6 i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar.”
Veprat e Apostujve 2:21 na thotë, “Dhe do të ndodhë që kush ta ketë thirrur emrin e Zotit, do të shpëtohet”.