Të zmbrapsesh

Written by on 19/10/2022

Unë do t’ju jap një listë të disa prej arsyeve më të zakonshme – ose justifikime – që njerëzit japin se pse ata refuzojnë Perëndinë dhe dhuratën e Tij të shpëtimit përmes Birit të Tij, Jezusit.

  • Unë do të bëhesha një i krishterë, por familja dhe miqtë e mi do të më refuzonin, ose do të qeshnin me mua.
  • Unë jam duke u argëtuar dhe kënaqur shumë, duke bërë seks të rastësishëm dhe nuk dua të heq dorë nga kjo gjë për t’u bërë i krishterë.
  • Më pëlqen të bëj gjërat SIPAS MËNYRËS SIME, të bëj çfarëdo gjëje që mendoj se është më e mira për mua në moment, pa menduar se “Çfarë do të bënte Jezusi?”.
  • Të shkosh në takime kishtare është e mërzitshme. Unë preferoj të kaloj të dielën time duke fjetur, duke luajtur sporte të ndryshme, ose duke bërë gjëra me miqtë e mi që janë argëtuese dhe interesante.
  • Unë nuk dua që askush të më thotë se çfarë duhet të bëj, ose jo. Unë vendos se çfarë duhet të bëj. Nuk kam nevojë që Bibla të më tregojë se çfarë është më e mirë për mua.

Këto janë disa nga arsyetimet, ose arsyet më të zakonshme që njerëzit japin për të mos ia dorëzuar jetën e tyre Jezu Krishtit.

Së pari, më lejoni ta bëj të qartë këtë gjë: Nëse ndjek Krishtin jeta nuk bëhet më e lehtë, por ne mbushemi me gëzim duke menduar për përjetësinë në Parajsë ku nuk ka dhimbje, lot dhe pikëllim. Ne zgjedhim të ndjekim mënyrën MË TË MIRË në jetë – jo mënyrën më të lehtë të mbushur me argëtime.

Për sa i përket pikës së parë, rreth familjes dhe miqve që nuk ju pëlqen zgjedhja juaj për t’u bërë një i krishterë i shpëtuar mund t’ju them:

  • Të ndjekësh Jezusin mund të të kushtojë edhe jetën tënde. Jezusi tha që ju duhet ta mohoni veten, duke marrë kryqin tuaj. Ai që refuzon kryqin, nuk mund të jetë ndjekës i Krishtit (Luka 14:27).
  • Nëse ndjek Jezusin mund të të kushtojë humbjen e familjes dhe miqve. Jezusi tha se ardhja e Tij shpesh herë sjell përçarje midis ndjekësve të Tij dhe familjeve, miqve të tyre dhe botës.

Mateu 10: 32-39 thotë këtë: “Prandaj kushdo që do të më rrëfenjë përpara njerëzve, dhe unë do ta rrëfejë përpara Atit tim që është në qiej.33 Por kushdo që do të më mohojë përpara njerëzve, edhe unë do ta mohoj përpara Atit tim që është në qiej.”34 “Mos mendoni se unë erdha të sjell paqen mbi tokë; nuk erdha të sjell paqen, por shpatën.35 Sepse unë erdha ta ndaj birin nga ati, bijën nga nëna, nusen nga vjehrra,36 dhe armiqt e njeriut do të jenë ata të shtëpisë së vet.37 Ai që e do të atin ose nënën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua; dhe ai që e do birin ose bijën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua.38 Dhe ai që nuk e merr kryqin e vet dhe nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua.39 Kush do të gjejë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë përsëri.”

Gjithashtu:

  • Të ndjekësh Jezusin mund të të kushtojë humbjen e pasurisë suaj. Një i pasur me krenari mendonte se ishte mjaft i mirë për të shkuar në parajsë. “Jezusi i tha: “Në qoftë se do të jesh i përsosur, shko, shit ç’të kesh, jepua të varfërve dhe ti do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja dhe më ndiq mua.”- (Mateu 19:21). Duke dashur më shumë pasurinë, njeriu i pasur me trishtim e braktisi Jezusin.
  • Ndjekja e Jezusit mund të rezultojë në perndjekje. Të krishterët duhet të jenë të përgatitur që vuajtjet janë pjesë normale nëse i përket “njeriut të hidhërimeve” (Shih Isaia 53 dhe Gjoni 15: 18-21).

 

Populli i Perëndisë është përballur gjithmonë me përndjekje. Profetët në Bibël u fyen, u torturuan dhe u vranë (Hebrenjve 11:37). Historia tregon se dhjetë nga dishepujt e Jezuit u ekzekutuan për shkak se peredikonin Krishtin.

Të dhënat thonë se Pjetri këmbënguli të kryqëzohej me kokë poshtë, sepse e konsideronte veten të padenjë për të vdekur në të njëjtën mënyrë si Zoti i tij. Megjithatë, ai shkroi: “Në qoftë se ju fyejnë për emrin e Krishtit, lum ju, sepse Fryma e lavdisë dhe Fryma e Perëndisë prehet mbi ju; nga ana e tyre ai blasfemohet, kurse nga ana juaj ai përlëvdohet.” (1 Pjetrit 4:14).

Apostullin Pal e brugosën, e rrahën, e gjuajtën me gurë shumë herë për shkak se predikonte Krishtin, por ai tha se vuajtjet që përjetoni as nuk vlejnë të krahësohen me shpërblimin që e priste në parajsë (Romakëve 8:18).

Kostoja e të qenit dishepull duket e lartë, përndjekja sjell shpërblime tokësore dhe qiellore. Në përndjekje, Zoti qëndron me besimtarët (Mateu 28:20; Hebrenjve 13: 5);  Ai i njeh kufijtë e tyre dhe u jep hir (1 Korintasve 10:13; 2 Korintasve 12: 9);  Ai i shpërblen ata në parajsë (Mateu 5: 10-12);  Ai bën që përndjekja të na shërbejë, duke formuar karakterin e besimtarit dhe duke përlëvduar Veten e Tij (Romakëve 8:28). Shpërblimet janë shumë herë më të mëdha se çmimi që duhet të paguajmë kur ndjekim Krishtin.

Jezus vuajti dhe vdiq në kryq për të marrë ndëshkimin për mëkatin për çdo besimtar të vërtetë. Mënyra e vetme e faljes dhe jetës së përjetshme është përmes besimit në Zotin Jezus.

Efesianëve 2: 8-9 shpjegon: “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë.

Megjithëse të durosh përndjekjen si i Krishterë nuk i shton asnjë meritë shpëtuese veprës së përsosur të Krishtit, një besimtar i vërtetë e ndjek Jezusin me besnikëri edhe përmes vuajtjeve.

Sepse për këtë ju u thirrët, sepse edhe Krishti e vuajti për ne, duke ju lënë një shembull, që të ecni pas gjurmës së tij.22 “Ai nuk bëri asnjë mëkat dhe nuk u gjet asnjë mashtrim në gojë të tij.”23 Kur e fyenin, nuk e kthente fyerjen, kur vuante, nuk kërcënonte, po dorëzohej tek ai që gjykon drejtësisht.24 Ai vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate, të rrojmë për drejtësi; dhe me vurratat e tij ju u shëruat.25 Sepse ju ishit si dele endacake por tani ju u kthyet te bariu dhe ruajtësi i shpirtrave tuaj.”

Tani, për sa i përket pikës së mëparshme në lidhje me dëshirën për të përjetuar kënaqësi të pakufizuar seksuale, ka arsye pse Zoti shkroi në Bibël që seksi të jetë midis një burri me një grua. Zoti e projektoi martesën të ishte një simbol, ose imazh i Jezusit që është “i martuar” me Kishën, dhe Kisha është Nusja e Krishtit. Pra, ekziston vetëm një Jezus dhe një kishë e vërtetë universale e përbërë nga të krishterë të vërtetë, të sinqertë, të ndershëm kudo në botë. Kjo përputhet edhe me imazhin e një burri dhe një gruaje në martesë. Seksi është më i mirë kur kryhet ashtu siç e ka menduar Zoti, jo me partnerë të shumtë, jo në marrëdhënie jashtëmartesore që prishin martesat.

Hebrenjve 13: 4 thotë: “Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor i papërlyer, sepse Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit.

Burrat dhe gratë duhet ta shijojnë seksin me njëri-tjetrin. 1e Korintasive 7: 2-4 thotë: “Por, për shkak të kurvërimit, le të ketë secili gruan e vet dhe secila grua burrin e vet.Burri le të kryejë detyrën martesore ndaj gruas, po ashtu edhe gruaja ndaj burrit.Gruaja nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por burri; gjithashtu burri nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por gruaja.”

Tani, për sa i përket pikës tjetër që shtrova më lart, se përse njerëzit mund të mos dëshirojnë t’i kushtojnë jetën e tyre Jezusit është për shkak të vetë-vendosjes, duke dashur t’i bëjnë gjërat në mënyrën e tyre, pa marrë parasysh Perëndinë, ose për të tjerët.

Në Letrën e Filipianëve kapitulli 2, ne lexojmë këtë: “Pra, në qofte se ka ndonjë ngushëllim në Krisht, ndonjë ngushëllim dashurie, ndonjë pjesëmarrje të Frymës, ndonjë mallëngjim e dhembshuri,atëherë e bëni të plotë gëzimin tim, duke pasur të njejtin mendim, të njëjtën dashuri, një unanimitet dhe një mendje të vetme.Mos bëni asgjë për rivalitet as për mendjemadhësi, por me përulësi, secili ta çmojë tjetrin më shumë se vetveten.Mos mendojë secili për interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve.”

Fjalët e Urta 16: 5 thotë: “Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin; edhe sikur t’i shtrëngojë dorën një tjetri për besëlidhje, nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar.

Dhe gjithashtu, Jeremia, profeti i lashtë i Zotit ka thënë në kapitullin 9:23-24: “Kështu thotë Zoti: “I dituri të mos lavdërohet me diturinë e tij, njeriu i fortë të mos lavdërohet me forcën e tij, i pasuri të mos lavdërohet me pasurinë e tij.Por kush lavdërohet të lavdërohet me këtë: të ketë gjykim dhe të më njohë mua, që jam Zoti, që bëj mirësinë, ushtroj të drejtën dhe drejtësinë mbi tokë; sepse kënaqem me këto gjëra,” thotë Zoti.”

Kisha na sjell gëzim kur kuptojmë që adhurimi ka të bëjë me lavdinë e Zotit dhe me atë që Ai ka bërë për ne. Sidoqoftë, nuk është për argëtimin tonë. Kisha ka të bëjë me shërbimin dhe nderimin e Zotit, gjë që një i krishterë i vërtetë e bën me gëzim.

Shmangia e ferrit me mundimet e tij është një arsye e mirë për të pranuar Krishtin si Shpëtimtarin tonë, plus kënaqësinë që gjendet në shërbimin e Tij. Kjo do të ketë kuptim të plotë për ju kur të besoni tek Krishti, vetëm atëherë kjo do të ketë kuptim të përsosur për ju.

 

 


Reader's opinions

Leave a Reply


Continue reading

Current track

Title

Artist