Thjesht të shkuarit në kishë nuk mjafton

Written by on 25/02/2019

Ju mund të vrisni mendjen: Pse të gjithë pretendojnë se janë të Krishterë, vetëm sepse shkojnë rregullisht në kishë, por në të vërtetë shtiren? Disa janë të këqij në zemër dhe përpiqen që të mashtrojnë të Krishterët e vërtetë në kishën e tyre për përfitime financiare, ashtu sic bëjnë të ashtu-quajturit artistë.  Disa duan të duken të perëndishëm, ose fetarë për të pasur një pozicon në shoqëri, ose në rrethin e tyre te biznesit. Antarësimi në një kishë të madhe dhe të njohur duket si diçka e mirë dhe shkojnë në kishë për shkak të dukjes.

Disa shkojnë në kishë sepse ështe traditë familjarë dhe duan të kënaqin prindërit, ose gjyshërit duke shkuar në kishë, për tu dukur një njeri i mire. Duan që njerëzit të mendojnë mirë për ta dhe të respektohen në familjen e tyre.

Disa shkojnë në kishe, megjithëse nuk besojnë tek Krishti, por shkojnë për të qënë pranë dikujt me seks të kundërt që e pëlqejnë, që t’i lënë përshtypje me perëndishmërinë e tyre të jashtme, megjithëse është një mashtrim për të dalë më dikë, ose për qëllime romance.

Disa njerëz janë mashtruar duke menduar se janë të rilindur, të shpëtuar, kur kanë lejuar Satanin të verbojë sytë e tyre në lidhje me gjendjen e tyre të vërtetë shpirtërore, që në fakt janë të humbur dhe duke shkuar drejt ferrit.

Gjatë këtij programi, dua të flas për faktin se mendoj se ka shumë njererëz që shtiren, që aktrojnë. Sot, jam duke menduar më tepër për grupin e fundit që përmenda, që janë duke mashtruar veten.

Ka shumë vargje të rëndësishme tek 2 Timoteut, në Testamentin e Ri që kanë lidhje me grupin për të cilin jam duke folur.

2 Timoteut 3:1-5  thotë, “Dhe dije këtë: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira,sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë,të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s’e duan të mirën,tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës,të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj; edhe nga këta largohu.”

Thjesht të shkuarit në kishë është për arsye të ndryshme. Mund të ndodhë sepse dikush është i lidhur me denominacionin, ose titullin e kishës së tij, më tepër se sa ështe i lidhur me Krishtin dhe mësimet e Biblës. Historia e shpengimit të Perëndisë për këta njerëz është thjesht një progam që ka një përmbajtje të krishterë, por i ka humbur kuptimi i vërtetë i shpëtimit. Krishtërimi biblik është përkushtimi ndaj Personit dhe veprës se Jezus Krishtit dhe ky përkushtim kërkon që të marrim kryqin tonë, të sakrifikojmë dëshirat tona dhe të mos llogaritim koston e ndjekjes së Krishtit.

Tek Ungjilli i Lukës 9:23 na thuhet: “Pastaj u tha të gjithëve: “Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë.”

Më pas tek Marku 8:34 thuhet: “Pastaj e thirri pranë vetes turmën me dishepujt e vet dhe iu tha: “Kushdo që don të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë.

Ka mësues që shtrembërojnë ungjillin, e përqëndrojnë çdo gjë tek vetja, prosperiteti dhe vet-adhurimi.  Për shkak se ky mesazh i gabuar transmetohet nën hijen e spiritualizmit dhe shoqërohet me fragmente biblike, shumë njerëz mashtrohen dhe besojnë se ky është ungjilli që predikoi Jezusi.

Disa njerëz që frekuentojnë kisha ku jepen mësime te rreme, në fakt, janë duke ndjekur një sekt, janë kaq të mashtruar sa nuk e dinë që kisha e tyre është një sekt. Pyete veten nëse ende do të vazhdoje të ndiqje kishën ku shkon, nësë do të ndryshohej drejtuesi shpirtëror në kishën tënde. A është Krishti fokusi i grupit tuaj? A është shërbesa e kishës suaj më tepër argëtuese, që i ngjan një shaqjeje skenike me efekte speciale për të tërhequr vemendjen e njerëzve? A është duke u preformuar muzika e kishës suaj me teper për të tërhequr audiencën, apo është adhurim i vërtetë për Perëndinë dhe është e fokusuar në madhështinë, mëshirën dhe hirin e Perëndisë?

Vajtja në kishë pa qëllim është tërheqësë për ata që nuk e njohin Biblën. Në kisha që përkrahin këtë ide, njerëzit sigurohen se janë në rregull me Perëndinë thjesht, sepse dëgjojnë mesazhe, ose mbajnë rregulla të caktuara, ose ndjekin takimet e kishës. Zakonisht, në këto kisha shkojnë njerëz qe nuk janë farë të Krishterë, që bien nën të njëjtin dënim si drejtuesit religjozë në kohën e Jezusit (kohën e Isaisë): “Mirë profetizoi Isaia për ju, hipokritë, siç është shkruar: “Ky popull me buzë më nderon, por zemra e tyre rri larg meje.Por kot më bëjnë një kult, duke mësuar doktrina, të cilat janë porosi nga njerëzit”.Duke lënë pas dore, pra, urdhërimin e Perëndisë, ju i përmbaheni traditës së njerëzve: larje brokash dhe kupash; dhe bëni shumë gjëra të tjera të ngjashme.”U tha atyre akoma: “Ju jeni të shkathët për të anuluar urdhërimin e Perëndisë, për të zbatuar traditën tuaj. (Marku 7:6–9; Isaia 29:13).

Duket sikur “vetëm të shkuarit në kishë” është besimi që po rritet me shpejt në Amerkië, për shkak të reklamës që i bëhet në TV dhe në internet. Megjithëse është më i përhapur në këtë kohë, nuk është një fenomen i ri.  2 Timoteut 4:3 na paralajmëron, “Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull mësues për të gudulisur veshët.” Mungesa e besimit nuk ka qënë asnjëherë problem, problemi i vërtetë është mungesa e së vërtetës. Si qënie mëkatare njerëzore ne gjithmonë kërkojmë atë që mbështet opininet dhe axhendat tona. Kur gjejmë këndvështrimin që na pëlqen e vulosim me një varg Biblik dhe ndihemi të justifikuar kur refuzojmë rrugën e vështirë të dishepullizmit, duke u dhënë pas premtimeve boshe.

Për shkak se duket sikur është besim i vërtetë, “Thjesht të shkuarit në kishë” sfidon dishepullizimin e vërtetë. “Thjesht të shkuarit në kishë” të bën të dukesh mirë kur rri ulur në kishë, por nuk të sfidon të bësh ndonjë sakrificë të vërtetë. “Thjesht të shkuarit në kishë” nuk pranon disa mëkate, por toleron disa të tjerë që janë më të pranuara nga shoqëria.

1 Timoteut 5:13, “Madje ato mësojnë të jenë përtace duke shkuar shtëpi më shtëpi, edhe jo vetëm përtace, por edhe llafazane dhe kureshtare duke folur për gjëra të kota.”

Efesianëve 4:29, “Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t’u japë hir atyre që dëgjojnë.”

 Fjalët e Urta 6:16-19, “Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të:17 sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm,18 zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes,19 dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve.”

“Thjesht të shkuarit në kishë” inkurajon njerëzit religjozë të marrin vendime jo me zemër të plotë, që nuk ju kushtojnë aspak, qe ju ofrojnë siguri false, por që asnjëherë nuk rezultojnë në një jetë të transformuar. Në klimën fetare perëndimore, “Thjesht të shkuarit në kishë” mund të jetë kërcënimi më i madh me të cilin përballet Krishtërimi i vërtetë.

Nëse ju nuk shkoni në kishë, ndoshta mund të jeni duke menduar se jeni po aq të mirë sa hipokritët për të cilët kam folur deri tani, që shkojnë në kishë. Në fakt, kjo është e vërtetë, por ju jeni po aq të KEQIJ sa këta hipokritë dhe nëse nuk jeni një i Krishterë i rilindur, i vërtetë, i penduar edhe ju jeni nisur drejt rrugës se përjetësisë pa Krishtin, po ashtu si ata që shkojnë në kishë vetëm sepse është një ritual në jetën e tyre.

2 Timoteut 3:1-5  thotë, “Dhe dije këtë: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira,sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë,të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s’e duan të mirën,tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës,të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj; edhe nga këta largohu.”

 


Reader's opinions

Leave a Reply


Current track

Title

Artist