E vërteta-Një specie në zhdukje

Written by on 04/06/2020

Unë e kam titulluar programin për sot: E vërteta – Një specie në zhdukje. Ashtu si elefantët afrikanë që gjyhen në mënyrë të paligjshme nga gjahtarë mizorë pa marrë parasysh të ardhmen e elefantëve, kështu edhe gënjeshtra e vazhdueshme e njerëzve kudo në botë rrezikon të vërtetën.

Gënjeshtra gërryen besimin midis njerëzve. Besimi është thelbësor në jetë. Besimi është themelor  edhe për besimin në Perëndia. Pa besim, biznesi dhe tregtia dëmtohen rëndë. Pa besim, martesa është e pashëndetshme dhe nuk mund të ekzistojë për një kohë të gjatë.

Të gënjesh, duke pretenduar se po thua të vërtetën, është një marifet i politikës në shumë vende të botës, deri në atë pikë sa që termi politikan dhe gënjeshtar janë pothuajse sinonim. Kjo është për të ardhur keq.

Të thuash të vërteten është thelbësore që jeta të vazhdojë dhe të lulëzojë. Nëse unë si blerës nuk mund t’i besoj asaj që një shitës po më thotë për produktin ose shërbimin e tij, nuk do të blej sepse nuk mund t’i besoj produktit të tij. Kështu që shitësi humbet një shitje dhe unë humbas një produkt të dobishëm.

Punëdhënësi im beson që unë bëj punën për të cilën jam punësuar. Nëse pretendoj se punoj dhe gënjej për punën që duhej të kryej, punëdhënësi im nuk mund të më besojë më dhe unë do të largohem nga puna ime. Ai humbet punën që unë kryej dhe unë humbas të ardhurat e mia.

Disa njerëz gënjejnë aq shpesh sa nuk e kuptojnë më se gënjejnë. Gënjeshtra bëhet një veprim refleksi. Gënjeshtrat e para që një fëmijë u thotë prindërve të tij i thotë sepse fëmija dëshiron diçka që prindi e ka ndaluar, kështu që fëmija shkel rregullat dhe kur kapet nga prindërit, ai gënjen të mbulojë veprimet e tij të gabuara, sepse gënjeshtra duket më e lehtë dhe shmang sikletin e përballjes me gabimin.

Jezusi duke u folur farisenjve në Gjoni 8:44 thotë: “Ati juaj është djall, dhe ju bëni atë që ai dëshiron.” Ai gjithmonë ka qenë vrasës dhe gënjeshtar. Nuk ka asgjë të vërtetë për të. Gjithçka që thotë është gënjeshtër. Jo vetëm që është vetë gënjeshtar, por është edhe ati i të gjitha gënjeshtrave.

Bibla e thotë qartë se gënjeshtra është një mëkat dhe nuk i pëlqen Perëndisë. Mëkati i parë në këtë botë kishte të bënte me një gënjeshtër që iu tha Evës. Dhjetë Urdhërimet që iu dhanë Moisiut përfshijnë “Nuk do të japësh dëshmi të rreme kundër fqinjit tënd” (Eksodi 20:16).

Në kishën e hershme, Anania dhe Safira gënjyen në lidhje me një dhurim që të dukeshin më bujarë se sa ishin në të vërtetë. Qortimi i Pjetrit ishte i ashpër: Anania, pse Satani ta mbushi zemrën që të gënjesh Frymën e Shenjtë?” Gjykimi i Zotit ishte i ashpër: çifti vdiq si rezultat i mëkatit të tyre të gënjeshtrës.

Kolosianëve 3: 9 thotë: “Mos gënjeni njeri tjetrin, sepse ju e zhveshët njeriun e vjetër me veprat e tij.”  Gënjeshtra renditet në 1 Timoteut 1: 9-11 si diçka që praktikohet nga keqbërësit. Për më tepër, gënjeshtarët do të jenë ndër ata që do të gjykohen në fund (Zbulesa 21: 8). Në kontrast, Zoti nuk gënjen kurrë (Titit 1: 2). Ai është burimi i së vërtetës. “Eshtë e pamundur që Zoti të gënjejë” (Hebrenjve 6:18).

Tani, le të flasim për të vërtetën e shpëtimit.

Gjatë një prej gjykimeve të turpshme të Jezusit përpara se të kryqëzohej, Ponc Pilati e pyeti Jezusin: “Cila është e vërteta?” Për këtë fitet tek Gjoni 18: 33-38:

Atëherë Pilati hyri përsëri në pretorium, e thirri Jezusin dhe i tha: “A je ti mbreti i Judenjve?.”34 Jezusi iu përgjigj: “E thua ti nga vetja, apo ta kanë thënë të tjerë për mua?.”35 Pilati iu përgjigj: “Jam unë vallë Jude? Kombi yt dhe krerët e priftërinjve të dorëzuan tek unë; çfarë ke bërë?.”36 Jezusi u përgjigj: “Mbretëria ime nuk është e kësaj bote; po të ishte mbretëria ime e kësaj bote, shërbëtorët e mi do të luftonin që të mos u dorëzohesha Judenjve; porse tani mbretëria ime nuk është prej këtej.”37 Atëherë Pilati i tha: “Ti, pra, qenke mbret?.” Jezusi u përgjigj: “Ti thua se unë jam mbret; për këtë unë kam lindur dhe për këtë kam ardhur në botë; që të dëshmoj për të vërtetën; kush është për të vërtetën, e dëgjon zërin tim.”38 Pilati e pyeti: “Ç’është e vërteta?.” Dhe, si foli këtë, doli përsëri para Judenjve dhe u tha atyre: “Unë nuk po gjej në të asnjë faj!”

Pilati pyeti duke u tallur. Pilatit nuk i interesonte e vërteta dhe nuk do ta besonte edhe nëse Jezusi do t’ia zbulonte atë. Por pyetja që drejtoi Pilati është një pyteje që të gjithë duhet të na shqetësojë. Cila është e vërteta rreth shpëtimit?

Cila është e vërteta rreth Perëndisë? Cila është e vërteta rreth Jezusit? Cila është e vërteta rreth shpëtimit?

Të injorosh këto pyetje do të thotë të jesh budalla. Të anashkalosh këto pyetje është e rrezikshme. Të dish përgjigjien e vërtetë për këto pyetje është shumë e rëndësishme.

Këtu në Vizioni Për Krishtin, ne duam shumë që të kuptoni se cfarë është shpëtimi i përjetshëm. Shpëtimi do të thotë të shpëtosh nga mëkati, sepse një jetë në mëkat të çon në vdekje – vdekje të përjetshme në Ferr, pa Krishtin. Ka shumë të vërteta të rëndësishme rreth besimit të Krishterë, por të njohësh dhe të kuptosh të vërtetën rreth shpëtimit është shumë e rëndësishme, sepse përcakton vendin se ku do të kalojmë përjetësonë.

Para së gjithash, Zoti ekziston (Psalmi 14: 1). Zoti krijoi universin dhe gjithçka në të, duke përfshirë njerëzimin (Zanafilla 1: 1). Zoti është i gjithëfuqishëm (Jobi 42: 2), i gjithëdijshëm (1 Gjonit 3:20), i pafund dhe i përjetshëm (Psalmi 90: 2). Zoti është absolutisht i shenjtë dhe pa mëkat (Isaia 6: 3). Zoti është absolutisht i drejtë dhe nuk do të lejojë që e keqja të mos ndëshkohet. Zoti është i mëshirshëm, i hirshëm dhe i dashur (1 Gjonit 4: 8).

Tani le t’i referohemi të vërtetës për njerëzimin.

Zoti na krijoi për të pasur një marrëdhënie personale me Të. Zoti na krijoi me aftësinë për të zgjedhur të mirën dhe të keqen, dhe ne zgjodhëm të keqen. Të gjithë kemi mëkatuar dhe  jemi privuar nga lavdia e Perëndisë (Romakëve 3:23). Për shkak të mëkatit tonë, ne meritojmë vdekjen, jo vetëm vdekjen fizike, por vdekjen e përjetshme, sepse mëkati ynë është i pafundëm kundër një Zoti të përjetshëm (Romakëve 6:23). Nuk ka absolutisht asgjë që ne mund të bëjmë për të korrigjuar marrëdhënien tonë me Perëndinë  (Romakëve 3: 10-18).

E vërteta për Jezus Krishtin.

Duke ditur që njerëzimi nuk mund të arrijë shpëtimin e vet, Zoti mori trajtë njerëzore në personin e Jezus Krishtit (Gjoni 1: 1,14). Perëndia u bë një qenie njerëzore dhe jetoi në këtë planet për rreth 33 vjet, duke folur për të vërtetën, duke bërë mrekulli dhe duke jetuar një jetë pa mëkat. Ashtu siç njerëzimi hedh poshtë Perëndinë, po ashtu refuzon edhe Zotin e mishëruar. Jezusi u rrah pa mëshirë dhe pastaj u kryqëzua (Mateu 27). Jezusi sakrifikoi me dëshirë jetën e Tij për tonën dhe vdiq në kryq (Gjoni 19). Meqenëse Ai ishte Perëndi, vdekja e Tij mbarte një vlerë të pafundme dhe të përjetshme, duke paguar çmimin e pafundëm dhe të përjetshëm që kërkojnë mëkatet tona (2 Korintasve 5:21). Tre ditë pasi vdiq, Jezusi u ringjall, duke demonstruar se vdekja e Tij kishte paguar çmimin për mëkatin (1 Korintasve 16).

Për shkak të sakrificës së përsosur dhe të plotë të Jezus Krishtit, mëkatet tona mund të falen. Zoti na ofron shpëtim, çlirim, shpengim dhe falje. Kërkesa e vetme që Zoti kërkon është që ne të marrim dhuratën e shpëtimit që Ai na ofron përmes Jezus Krishtit (Gjoni 3:16). Gjithcka që duhet të bëjmë është ta pranojmë, me anë të besimit, duke besuar vetëm në sakrificën e Jezusit për të mbuluar mëkatet tona. Kur marrim shpëtimin me anë të besimit në Jezus Krishti, marrëdhënia jonë me Perëndinë rivendoset dhe na premtohet një shtëpi e përjetshme në parajsë (Mateu 25:46).

A jeni i gatshëm t’i pranoni këto të vërteta për veten tuaj? Nëse po, vendosni besimin tuaj tek Jezus Krishti si Shpëtimtari juaj. Vetëm besoni tek Jezusi, pa asnjë rezervë ose përjashtim. Pranoni se keni mëkatuar dhe jeni të denjë për vdekje. Falenderoni Zotin që siguroi shpëtimin tuaj përmes vdekjes dhe ringjalljes së Jezus Krishtit. Besoni sakrificën e përsosur dhe të plotë të Jezus Krishtit si mjetin e shpëtimit tuaj. Pranoni se asgjë nuk mund t’ju ndajë tani nga dashuria e Zotit (Romakëve 8: 38-39) dhe se Ai kurrë nuk do t’ju largojë ose do t’ju braktisë (Hebrenjve 13: 5).

Cila është e vërteta për shpëtimin? Ka shumë të vërteta, dhe shumë prej tyre janë të rëndësishme. Por, ekziston vetëm një e vërtetë, dhe kjo e vërtetë është Jezus Krishti. “Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati përveçse përmes meje” (Gjoni 14: 6).

Gjoni 3:3: “Jezusi iu përgjigj dhe tha: “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë.”

Kjo është një e vërtetë e pamohueshme nga vetë goja e Jezusit. Besimi nuk është i ndërlikuar. Besimi është  kaq i thjeshtë sa që një fëmijë 7 vjeç mund të shpëtohet përmes besimit në Jezusin.  Unë e di këtë gjë sepse vetë kam besuar tek Jezusi si Shpëtimtari im kur isha vetëm 7 vjeç.

Gjoni 14:6:Jezusi i tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.”


Reader's opinions

Leave a Reply


Continue reading

Current track

Title

Artist