Një përbërës kyç në njohjen e vërtetë të Perëndisë është leximi i Biblës, Fjalës së Perëndisë.
Written by Eftali Baraku on 04/02/2025
Një përbërës kyç në njohjen e vërtetë të Perëndisë është leximi i Biblës, Fjalës së Perëndisë.
Në Bibël ne shohim karakterin e Perëndisë të zbuluar, së bashku me premtimet dhe vullnetin e Tij. Nëpërmjet Biblës ne e dimë se Perëndia është “një Perëndi i mëshirshëm dhe i dhembshur që zemërohet ngadalë dhe që ka shumë mirësi dhe të vërtetë.” (Psalmi 86:15).
Nëpërmjet Biblës ne e dimë se Perëndia është “i fuqishëm dhe i frikshëm, që nuk tregon anësi dhe nuk pranon ryshfet” (Ligji i Përtërirë 10:17). Nëpërmjet Biblës ne e dimë se Perëndia është “Mbreti i amshuar, i pavdekshëm, i padukshëm, të vetmit Perëndi të ditur, i qoftë nder e lavdi në shekuj të shekujve. Amen.” (1 Timoteu 1:17).
Këta janë çelësat për të njohur vërtetë Perëndinë. Sigurisht, ata që e njohin Perëndinë do t’i përkushtohen gjithashtu lutjes, miqësisë me besimtarët e tjerë, adhurimit të sinqertë dhe ecjes në Frymë.
Gjoni 8:31-36: “Atëherë Jezusi u tha Judenjve që besuan në të: “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;32 do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.”
33 Ata iu përgjigjën: “Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe s’kemi qenë kurrë sk-llevër të askujt; si mund të thuash ti: “Do të bëheni të lirë”?.”34 Jezusi u përgjigj atyre: Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkatin është skllav i mëkatit.35 Por skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi; ndërsa biri rri përgjithmonë.36 Pra, nëse Biri do t’ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë.”
Galatasve 5:13: “Sepse ju, o vëllezër, u thirrët në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për mishin, por, me dashuri t’i shërbeni njëri-tjetrit.”