A keni nevojë më të vërtetë për Jezusin?
Written by adminradio on 25/02/2019
Nëse do të vija tek ju më një kurë të sigurt për një sëmundje që mund t’ju ketë prekur, a do ta pranonit kurën dhe ta përdornit për veten tuaj? Pyetja, nga përgjigjia e së cilës varet e gjithë përjetësia, është: A je mëkatar dhe nëse je i tille, a ka shumë rëndësi kjo gjë? A duhet të japësh llogari para Perëndisë për mëkatin tënd? Nëse po, atëherë ju me të vërtetë keni nevojë për një shpëtimtar… që do të thotë se keni nevojë të shpëtoheni.
Pas çlirimit të mrekullueshëm nga burgu i Filipisë, Pali dhe Sila i thonë gardianit të tyre të penduar, “Dhe ata i thanë: “Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtohesh ti dhe shtëpia jote.”(Veprat e Apostujve16:31). Fjalët e tyre theksojnë mesazhin e gjithë Biblës: Perëndia ka siguruar shpëtimin për të humburit. Shkrimi është i qartë, se të gjithë njerëzit kanë nevojë të shpëtohen dhe ka shumë arsye pse shpëtimi është i nevojshëm.
-Ne kemi nevojë të shpëtohemi, sepse jemi plotësisht të humbur në mëkat. Ne nuk mund të shpetojmë veten, është e pamundur, por ne kemi nevojë të na shpëtojnë. Bibla na mëson se jemi totalisht të privuar për këtë gjë si qënie njerëzore, sepse mekati ka korruptuar çdo aspket të qënies sonë. “Siç është shkruar: “Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një.11 Nuk ka asnjeri që të kuptojë, nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë.12 Të gjithë kanë dalë nga udha e tij, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një.” (Romakëve 3:10–12). Ne kemi nevojë për Bariun e Mirë, që kërkon delen e humbur për ta kthyer në shtëpi. (shihni Luka 15:3–6).
– Ne kemi nevojë të shpetohemi, sepse jemi nën zemërimin e Perëndisë. Ne jemi “prej natyre bij të zemërimit”(Eesinëve 2:3). Pa shpëtimin, ne jemi të dënuar: “Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.”(Gjoni 3:18). Ne kemi nevojë për Jezusin, për të Drejtin, të zbutë zemërimin e Perëndisë dhe të largojë gjykimin.
– Ne kemi nevojë të shpëtohemi, sepse rrezikohemi për në ferr. Pas vdekjes vjen gjykimi (Hebrenjve 9:27), dhe nëse vdesim pa shpëtimin e Perëndisë, ne do të kemi të njëjtin fat si i pasuri që ngriti sytë e tij drejt Abrahamit dhe Llazarit që ishtë në gji të tij (Luka 16:23). Ne kemi nëvojë për një Shpëtimtar të na shpëtojë nga një fat më i keq se vdekja.
– Ne kemi nevojë të shpëtohemi sepse jemi të vdekur shpirtërisht. Para shpëtimit, ne ishim “të vdekur në mëkate” (Kolosianëve 2:13). Njerëzit e vdekur nuk mund të bëjnë asgjë për veten e tyre. Ne kemi nevojë për ringjallje. Ne kemi nevojë për fuqinë jetë-dhënëse të Krishtit, i Vetmi që mund vdekjen.
– Ne kemi nevojë të shpëtohemi, sepse zemrat tona janë ngrutësuar nga e keqja. “Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë?” (Jeremia 17:9). Të pashpëtuarit janë “të errësuar në mendje, të shkëputur nga jeta e Perëndisë, për shkak të padijes që është në ta dhe ngurtësimit të zemrës së tyre.” (Efesianëve 4:18). Ne kemi nevojë për punën e mbinatyrshme të Frymës së Shenjtë të ndreqë zemrat tona që të ecin sipas vullnetit të Perëndisë.
– Ne kemi nevojë të shpëtohemi, sepse jemi skllevër të mëkatit dhe Satanit. “Judenjtë ashtu edhe Grekët janë të gjithë nën mëkat” (Romakëve 3:9). Në gjendjen tonë natyrore, ne jemi duke shkuar në kurthin e Satanit dhe jemi të lidhur sipas vullnetit të tij (2 Timoteut 2:26). Ne kemi nevojë për një Shpengimtar të na çlirojë. Në Krishtin ne “jemi bërë të lirë nga mëkati” (Romakëve 6:18).
– Ne kemi nevojë të shpëtohemi, sepse ne nuk jemi të huaj për Perëndinë. “Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi është armiqësi kundër Perëndisë, sepse nuk i nënshtrohet ligjit të Perëndisë dhe as nuk mundet.8 Prandaj ata që janë në mish nuk mund t’i pëlqejnë Perëndisë.” (Romakëve 8:7–8). Ne kemi nevojë për Jezusin, Princin e Paqes, për të na pajtuar me Perëndinë, për të na çuar në familjen e Perëndisë, si fëmijë të adoptuar të Tij.
Kur Jezusi i tha Nikodemit, “Duhet të rilinësh përsëri,” Ai foli për nevojën që ai kishte. (Gjoni 3:7). Të shpëtohesh- duke marrë lindjen e re, nuk është vetëm një ide e mirë, ose një sugjerim hyjnor. Është një nevojë e thellë e shpirtit njerëzor: “Duhet të linndësh përsëri!”
Çfarë do të thotë të pranosh Jezusin si Shpëtimtarin personal?
Për të kuptuar siç duhet këtë pyetje, ju duhet të kuptoni termat “Jezus Krisht”, “personal” dhe “Shpëtimtar”.
Kush është Jezus Krishti? Shumë njerëz e njohin Jezus Krishtin si një njeri të mirë, mësues të madh, ose si një profet të Perëndisë. Të gjitha këto përcaktime janë të vërteta për Jezusin, por ato nuk e përkufizojnë plotësisht se kush është Ai më të vërtetë. Bibla na thotë se Jezusi është Perëndia në mish, Perëndia në formë njerëzore (shih Gjoni 1:1,4). Zoti erdhi në tokë të na mësonte, të na shëronte, të na korrigjonte, të na falte dhe të vdiste për ne. Jezus Krishti është Perëndi, Krijuesi, Perëndia sovran. A e keni pranuar Jezusin?
Çfarë është një Shpëtimtar dhe pse kemi nevojë për të? Bibla na thotë se të gjithë kemi mëkatuar dhe kemi kryer vepra të këqija. (Romakëve 3:10-18). Si rezultat i mëkatit, ne meritojmë zemërimin dhe gjykimin e Perëndisë. I vetmi ndëshkim për mëkatet që kemi kryer ndaj një Perëndie të përjetshme dhe të pafundëm është ndëshkimi i përjetshëm. (Romakëve 6:23; Zbulesa 20:11-15). Për këtë aryse ne kemi nevojë për një Shpëtimtar!
Jezus Krishti erdhi në tokë dhe vdiq në vendin tonë. Vdekja e Jezusit ishte një shlyerje e plotë për mëkatet tona (2 Korintasve 5:21). Jezusi vdiq për të shlyer dënimin tonë (Romakëve 5:8). Jezusi pagoi çmimin për ne. Ringjallja e Jezusit nga vdekja provoi se vdekja e Tij është e mjaftueshme për të paguar çmimin për mëkatet. Prandaj, Jezusi është i vetmi Shpëtimtar (Gjoni 14:6; Veprat e Apostujve 4:12)! A e besoni Jezusin si Shpëtimarin tuaj?
A është Jezusi Shpëtimtari juaj “personal”? Shumë njerëz e shohin Krishtërimin si diçka që ka lidhje thjesht me shkuarjen në kishë, kryerjen e ritualeve dhe mos kryerjen e disa mëkateve të caktuara. Ky nuk është Krishtërimi. Kirshtërimi i vërtetë është një marrëdhënie personale me Jezusin.
Të pranosh Jezusin si Shpëtimtarin personal do të thotë të besosh personalisht tek Ai. Askush nuk shpëtohet nga besimi i të tjerëve. Askush nuk falet duke bërë vepra të caktuara. E vetmja mënyrë për të shpëtuar është të pranosh personalisht Jezus Krishtin si Shpetimtarin tënd, të besosh ne vdekjen e tij, si pagesë për mëkatet e tua dhe të besosh në ringjalljen e Tij, si garancinë tënde për në përjetësi (Gjoni 3:16). A është Jezusi Shpëtimtari juaj personal?
Vendimi për të pranuar Jezusin, ose për ta refuzuar si Shpëtimtar është vendimi më i rëndësishëm në jetë. Pse shumë njerëz nuk e pranojnë Jezusin si Shpëtimtarin e tyre personal? Ka shumë arsye se përse e refuzojnë Krishtin, por ne do të flasim për katër kategori të përgjithshme:
1) Disa njerëz mendojnë se nuk kanë nevojë për një shpëtimtar. Këta njerëz e konsiderojnë veten e tyre “të mirë” dhe nuk e kuptojnë se ata, si gjithë njerëzit, janë mëkatarë dhe nuk mund të shkojnë para Perëndisë sipas kushteve të tyre. Jezusi tha, “Jezusi i tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.” (Gjoni 14:6). Ata që refuzojnë Krishtin nuk mund qëndrojnë para Perëndisë dhe të fitojnë çështjen e tyre në bazë të meritave.
2) Shumë njerëz nuk e pranojnë Krishtin si Shpëtimtarin e tyre sepse kanë frikë nga refuzimi dhe persekutimi në shoqëri. Jobesimtarët tek Gjoni 12:42-43 nuk e pranonin Krishtin, sepse kishin frikë të rrezikonin statusin e tyre në shoqëri, nëse do të bënin vullnetin e Perëndisë. Këta ishin farisenjtë që e donin pozitën e tyre dhe vlerësimin e të tjerëve, që ishin të verbuar si ata, “sepse donin lavdinë e njerëzve më tepër, se lavdinë e Perëndisë.”
3) Për disa njerëz, gjërat që bota mund të ofrojë tani, sic është seksi, droga, janë më joshëse se gjërat e përjetshme. Ne lexojmë për një njeri të tillë tek Mateu 19:16-23. Ky njeri nuk ishte gati të humbiste pasuritë e tij tokësore, për të fituar një marrëdhënie të përjetshme me Jezusin.
4) Shumë njerëz i bëjnë rezistencë Frymës së Shenjtë për t’i afruar drejt besimit në Krishtin. Stefani, një drejtues i kishës së hershme, u tha atyrë që donin ta vrisnin, “O njerëz qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin etërit tuaj, ashtu bëni edhe ju.” (Veprat e Apostujve 7:51). Apostulli Pal u tha të njëjtën gjë një grupi që refuzonte ungjillin tek Veprat e Apostujve 28:23-27.
Cilatdo qofshin arsyet që njerëzit e refuzojnë Jezus Krishtin, refuzimi i tyre ka pasoja shkatërruese të përjetshme. “Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi.” (Veprat e Apostujve 4:12). Ata që e refuzojnë Atë, për çfarëdo arsye, do të përballen në përjetësi “me errësirën e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh“. (Mateu 25:30).
Nëse e pranoni Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tuaj personal, mund të thoni fjalët si në vijim. Mos harroni, duke thënë këtë lutje, ose ndonjë lutje tjetër ju nuk shpëtoheni. Ju mund të shpëtoheni vetëm duke besuar tek Jezus Krishti dhe vepra e Tij e përfunduar në kryq për ju, që të shpëtoheni nga mëkati. Kjo lutje është një mënyrë për t’i shprehur Perëndisë besimin tuaj dhe ta falenderoni që ka siguruar shpëtimin. “Zot, e di qe kam mëkatuar kundër Teje dhe meritoj ndëshkimin. Unë besoj se Ti Jezus more dënimin që meritoja unë, por përmes besimit tek Ti unë mund të falem. Unë pranoj ofertën Tënde për falje dhe besoj tek Ti për shpëtim. Unë të pranoj Jezus si Shpëtimtarin tim personal! Të falenderoj për hirin dhe faljen Tënde të mrekullueshme-dhuratën e jetës së përjetshme! Amin!”
Gjoni 1:10-14, “Ai (fjala) ishte në botë, dhe bota u krijua me anë të tij, por bota nuk e njohu.11 Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan,12 por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij,13 të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia.14 Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.”