Asnjë njeri nuk duhet të lihet prapa

Written by on 04/02/2020

Fraza ANJE NJERI NUK DUHET TË LIHET PRAPA është një princip që përdoret nga ushtria. Kjo frazë do të thotë se nëse një ushtar plagoset, ose vritet në fushë-betejë, shokët e tij duhet a marrin me vete për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ose për t’i bërë një funeral të denjë. Këtë frazë sot e kam përdorur për të bërë një paralelizëm me kohën kur Jezus Krishti do të kthehet në tokë për të marrë në Qiell të gjitha të Tijët, që i përkasin Krishtit, që janë të rilindur, të shpëtuar. Kjo ngjarje njihet si Rrëmbimi.

Në Shtetet e Bashkuara ka dalë disa vite më parë një seri librash shkruar nga Tim Lahei dhe Xheri Xhenkins, që njihen si seritë “Të mbeturit pas”. Këto seri flasin se çfarë ndodh me njerëzit që nuk janë të krishterë, pasi Jezusi kthehet për të marrë të Tijët. Çfarë ndodh me ata që mbeten pas kur të krishterët merren në Qiell nga Krishti?

Në shumë kisha nuk flitet shpesh për Rrëmbimin, sepse të krishterët kanë këndvëshrime të ndryshme se kur do të ndodhë  kjo gjë, disa pasazheve të Biblës kuptohen dhe interpretohen ndryshe. Unë përsonalisht mendoj se Rrëmbimi do të ndodhë para Trazirave të Mëdha, që na përshkruhen tek Zbulesa, por gjatë këtij programi, unë dua që të fokusohemi tek fakti që TË MOS MBETEMI PRAPA , pavarësisht se çfarë mendimesh kemi në lidhje me kohën e ardhjes se Krishtit.

Nëse keni një Biblë me vete, ju lutem që ta hapni tek Testamenti i Ri, 1 Thesalonikasve 4:13-18 . Këtu lexojmë në lidhje me Rrëmbimin dhe kthimin e Krishtit në ajër.

Tashmë, vëllezër, nuk duam që të jeni në mosdije përsa u përket atyre që flenë, që të mos trishtoheni si të tjerët që nuk kanë shpresë.14 Sepse, po të besojmë se Jezusi vdiq dhe u ringjall, besojmë gjithashtu që Perëndia do të sjellë me të, me anë të Jezusit, ata që kanë fjetur.15 Dhe këtë po jua themi me fjalën e Zotit: ne të gjallët, që do të mbetemi deri në ardhjen e Zotit, nuk do të jemi përpara atyre që kanë fjetur,16 sepse Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët;17 pastaj ne të gjallët, që do të kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ata mbi retë, për të dalë përpara Zotit në ajër; dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin.18 Ngushëlloni, pra, njëri-tjetrin me këto fjalë.”

Në këto vargje vëmë re se kthimi i Krishtit në tokë do të jetë një bashkim i gëzueshëm dhe jo një kohë e frikshme. Kështu do të ndodhë nëse jeni të shpëtuar, të rilindur në Jezus Krishtin. Ne që kemi një marrëdhënie personale me Jezusin nuk kemi frikë nga kthimi i Tij, por nëse nuk do ta njihni Krishtin në këtë kohë , ka shumë arsye për të pasur firkë. Një jetë pa hirin dhe mbrojtjen e Jezus Krishtit përfundon në ferr, pasi këta mëkatarë nuk kanë pranuar që të pastronhen nga mëkati përmes besimit tek Krishti.

Ferri nuk është një vend festiv për keqbërësit. Nuk është nje festë e çmendur për njerëzit e këqij. Ferri është errësirë e plotë, izolim, vetmi përgjithmonë. Përveç kësaj torturohesh edhe nga fakti që mund ta kishe shmangur këtë vend përmes besimit tek fuqia shpëtuese e Jezusit, që mund të shpengonte jetën tënde nga mëkati dhe mund të të bënte të përshtatshëm për Parajsën. Ata që jetojnë në ferr do të jetojnë me keqardhejn e përjetshme që kanë neglizhuar, ose refuzuar Jezusin si Shpëtimtarin e tyre.

Nuk është nevoja që të lihemi prapa kur të kthehet Krishti. Ftesa për të pranuar Krishtin si Shpëtimtar është për të gjithë ju, nëse besoni me gjithë zemër tek Krishti për shpëtimin nga mëkatet tuaja, duke besuar që mund të pastrojë shpritin tuaj nga ligësitë dhe duke besuar që Ai të bën të denjtë për Parajsën.

Edhe në periudhat kur është shkruar Bibla, njerëzit vrisnin mendjen se kur do të kthehej Krishti. Apostulli Pal shkruan më tepër për këtë ngjarje tek 1 Thesalonikasve 5:1-11:

Sa për kohët dhe për stinët, vëllezër, nuk keni nevojë që t’ju shkruaj,sepse ju vetë e dini shumë mirë se dita e Zotit do të vijë, si një vjedhës natën.Sepse, kur thonë: “Paqe dhe siguri,” atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë mbi ta, ashtu si dhembjet e lindjes të gruas shtatzënë dhe nuk do të shpëtojnë.Por ju, vëllezër, nuk jeni në errësirë, që ajo ditë t’ju zërë në befasi si një vjedhës.Të gjithë ju jeni bij të dritës dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës, as të territ.Le të mos flemë, pra, si të tjerët, por të rrimë zgjuar dhe të jemi të esëll.Sepse ata që flejnë, flejnë natën, dhe ata që dehen, dehen natën.Kurse ne, mbasi jemi të ditës, jemi të esëll, duke veshur parzmoren e besimit dhe të dashurisë, dhe për përkrenare shpresën e shpëtimit.Sepse Perëndia nuk na ka caktuar për zemërim, por për të marrë shpëtimin me anë të Zotit tonë Jezu Krisht,10 i cili vdiq për ne kështu që, qofshim zgjuar qofshim fjetur, jetojmë bashkë me të.11 Prandaj ngushëlloni njeri tjetrin dhe ndërtoni njeri tjetrin ashtu sikur edhe bëni.”

Do të vijë koha që Perëndia do të gjykojë ligësinë dhe kjo tokë do t’ju nënshtrohet trazirave dhe sprovave të mëdha. Besimi im personal është që besimtarët e vërtetë do të merren nga Jezusi në këtë kohë dhe nuk do të përjetojnë këto kohë të tmerrshme. Edhe njëherë tjetër do t’ju them, ju nuk keni pse të mbeteni prapa, mjafton të besoni tek Jezusi për të shmangur gjykimin e ardhshëm të Perëndisë. Do të lexojmë një tjetër fragment nga Zbulesa 3: 10-13: “Sepse e ruajte fjalën e durimit tim, edhe unë do të të ruaj ty nga ora e sprovës që do të vij mbi gjithë botën, për të provuar ata që banojnë mbi dhe.11 Ja, unë vij shpejt; mbaje fort atë që ke, që të mos të marrë ndokush kurorën tënde.12 Kush fiton do ta bëj shtyllë në tempullin e Perëndisë tim, dhe ai nuk do të dalë më përjashta; dhe do të shkruaj mbi të emrin e Perëndisë tim, dhe emrin e qytetit të Perëndisë tim, të Jeruzalemit të ri, që zbret nga qielli nga Perëndia im, dhe emrin tim të ri.13 Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që Fryma u thotë kishave.”

Tani do të kthehemi tek Zbulesa 1, për t’ju dhënë më tepër informacion në lidhje me vizionin e mrekullueshëm që Apostulli Gjon mori nga Perëndia kur ishte i syrgjynosur në ishullin grek Patmos, mijëra vjet më parë:

Ai shkroi: “Zbulesa e Jezu Krishtit, që Perëndia ia dha për t’u treguar shërbëtorëve të tij gjërat që duhet të ndodhin për së shpejti dhe e bëri të ditur, duke ia dërguar nëpërmjet engjëllit të tij, shërbëtorit të vet Gjon,i cili dëshmoi fjalën e Perëndisë dhe dëshminë e Jezu Krishtit, dhe të gjitha gjërat që pa.Lum ai që lexon dhe lum ata që dëgjojnë fjalët e kësaj profecie dhe që ruajnë ato që janë shkruar në të, sepse koha është afër.Gjoni, shtatë kishave që janë në Azi: hir për ju dhe paqe nga ana e atij që është dhe që ishte dhe që do të vijë; edhe nga të shtatë frymërat që janë përpara fronit të tij,dhe nga Jezu Krishti, dëshmitari besnik, i parëlinduri prej së vdekurish dhe Princ i mbretërve të dheut.Atij që na deshi dhe na lau nga mëkatet tona në gjakun e tij, dhe na bëri mbretër dhe priftër për Perëndinë dhe Atin e tij, atij i qoftë lavdi dhe pushtet në shekuj të shekujve. Amen.Ja, ai vjen me retë dhe çdo sy do ta shohë, edhe ata që e tejshpuan; dhe të gjitha fiset e dheut do të vajtojnë për të. Po, amen.“Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi,” thotë Zoti “që është dhe që ishte dhe që vjen, i Plotfuqishmi.”

Kështu e përshkruan Gjoni Jezusin. Jezusi është i pari dhe i fundit, ose si në Alfabetin grek, Alfa dhe Omega. Në shqip themi Ai është A-ja dhe Zh-ja. Jezusi ishte me Perëndinë që në fillim të kohës, para krijimit dhe Jezusi vazhdon të jetojë në përjetësi. Jezusi nuk është vetëm Shpëtimtari, ai është krijuesi që mban çdo gjë dhe ata që besojnë se Jezusi mund t’i shpëtojë nga mëkatet e tyre dhe mund të shpëtojë shpiritin e tyre do të jetojnë dhe do të mbretërojnë në lavdi bashkë me Krishtin. Ata që nuk kthehen tek Krishti do të kutojnë që kanë bërë gabimin më të tmerrshëm që nuk i kanë hapur derën e zemrës së tyre Jezusit.

Le të kthehemi tek Bibla, Zbulesa 22, dhe të mësojmë se si do të shkojnë gjërat në fund, do të fillojmë tek vargu 12:

Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t’i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë.13 Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, i pari dhe i fundit.”14 Lum ata që i kryejnë urdhërimet e tij, që të kenë të drejtën për drurin e jetës dhe për të hyrë në portat e qytetit.15 Jashtë janë qentë, magjistarët, kurvarët, vrasësit, idhujtarët dhe kushdo që do dhe zbaton gënjeshtrën.16 “Unë, Jezusi, dërgova engjëllin tim për t’ju dëshmuar për këto gjëra nëpër kisha. Unë jam Rrënja dhe pasardhja e Davidit, ylli i ndritshëm i mëngjesit.”17 Dhe Fryma dhe nusja thonë: “Eja!.” Dhe ai që dëgjon le të thotë: “Eja!.” Dhe ai që ka etje, le të vijë; dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës.”

Po e them përsëri, Jezusi nuk do që ju të mbeteni prapa. As ti nuk duhet të lejosh veten të braktisesh. Behu pjesë e tufës se Jezusit. Vetë Jezusi e quajti Veten Bariu i Mirë dhe të krishterët janë delet e Tij.

Gjoni 10. Këto janë fjalët e Jezusit.

Atij ia hap portieri; delet e dëgjojnë zërin e tij, dhe ai i thërret delet e tij me emër dhe i prin jashtë.Dhe, pasi i ka nxjerrë delet e tij, shkon para tyre; dhe delet e ndjekin, sepse njohin zërin e tij.Por nuk ndjekin asnjë të huaj, por do të ikin larg tij, sepse nuk e njohin zërin e të huajve.”

Unë jam bariu i mirë, dhe i njoh delet e mia dhe ato më njohin mua,15 ashtu siç më njeh Ati mua dhe unë e njoh Atin dhe lë jetën time për delet.16 Unë kam edhe dele të tjera që nuk janë të kësaj vathe; duhet t’i mbledh edhe ato, dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim, dhe do të jetë një tufë e vetme dhe një Bari i vetëm.”

 “Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin;28 dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t’i rrëmbejë nga dora ime.29 Ati im, që m’i dha, është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund t’i rrëmbejë nga dora e Atit tim.30 Unë dhe Ati jemi një.”

Miku im, mos lejo veten të lihesh prapa. Bashkohu me mua dhe me të krishterët e tjerë në botë që të jemi gati për ardhjen e Krishtit.

1 Thesalonikasve 5:9: “Sepse Perëndia nuk na ka caktuar për zemërim, por për të marrë shpëtimin me anë të Zotit tonë Jezu Krisht.”


Reader's opinions

Leave a Reply


Current track

Title

Artist