Danny Gokey – nga Americal Idol në një karrierë solo të suksesshme

Written by on 31/05/2023

Me disa nga tingujt më ikonë të adhurimit të viteve të fundit, Danny Gokey na ka sjellë melodi motivuese që na orientojnë drejt realitetit dhe i mbajnë sytë tek gjërat e qiellit. Duke filluar nga sezoni 8 i American Idol, karriera solo e Gokey i ka sjellë shumë sukses dhe këngë të paharrueshme. Cila është historia e këtij artisti dhe si arriti ai këtu ku është sot? Bashkohuni me ne ndërsa hedhim një vështrim në historinë e Danny Gokey.

Gokey këndonte që në moshë të re në sherbesat e kishës dhe u bë drejtor muzikor i Faith Builders International Ministries. Gjatë kësaj kohe, ai u dashurua dhe u martua me gruan e tij, Sophia. Sophia e pelqente American Idol dhe gjithmonë e inkurajonte atë të merrte pjese në audicione. Pas vdekjes së saj në 2008, Gokey vendosi të shkonte në audicionet e American Idol në nderim të saj.

Gokey mahniti audiencën me zërin e tij, kryesisht duke iu përmbajtur muzikës gospel dhe soul. Pasi mbaroi konkurimin, ai nënshkroi me 19 Recordings për të nxjerrë një album të plotë, “My Best Days” në 2010. Artisti realizonte hapjet për Taylor Swift dhe publikoi vetë EP-në e tij, “Love Again” në 2012.

Muzika e artistit do të arrinte lartësi të reja me publikimin e këngës “More Than You Think I Am”. Gjatë viteve të ardhshme, Gokey publikoi një album popullor të Krishtlindjese, si dhe një version në gjuhën spanjolle të albumit të tij “Hope In Front Of Me”. Albumi i Gokey i vitit 2021, “Jesus People” përmbante këngë si “Stand In Faith”, por këngët e tij si “Live Up To Your Name” të pozicionuara në pozicionet më të larta në top lista.

Ky artist na ka sjellë shumë këngë që na kanë ndihmuar në ditët tona më të errëta. Gokey thyen mentalitetin e tij për t’u marrë me zhgënjimin dhe vështirësitë:

“Nëse jeni duke u lutur për një kohë të gjatë dhe nuk keni gjetur përgjigjen, do t’ju duhet të shikoni të gjitha gjërat e mira që ka bërë Perëndia. Ajo që ndjen tani mund të mos jetë më e vërteta dhe Perëndia nuk ka mbaruar ende me ty. Më e mira nuk ka ardhur ende.” – Danny Gokey


Current track

Title

Artist