Jezusi i arrestuar

Written by on 13/06/2019

Ungjilli i Mateut 26:57-68.

Dhe ata që e kishin arrestuar Jezusin e çuan te Kajafa, kryeprifti, ku tashmë ishin mbledhur skribët dhe pleqtë.58 Dhe Pjetri e ndoqi nga larg deri në pallatin e kryepriftit, dhe, mbasi hyri aty, u ul bashkë me rojet për të parë fundin.59 Tani krerët e priftërinjve, pleqtë dhe gjithë sinedri kërkonin ndonjë dëshmi të rreme kundër Jezusit, për ta vrarë,60 por nuk gjetën asnjë; ndonëse u paraqitën shumë dëshmitarë të rremë, nuk e gjetën. Por në fund u paraqitën dy dëshmitarë të rremë,61 të cilët thanë: “Ky ka thënë: “Unë mund ta shkatërroj tempullin e Perëndisë dhe ta rindërtoj për tri ditë”.”62 Atëherë kryeprifti u çua dhe i tha: “Nuk po përgjigjesh fare për çka po dëshmojnë këta kundër teje?.”63 Por Jezusi rrinte në heshtje. Dhe kryeprifti vazhdoi duke thënë: “Unë po të përbej për Perëndinë e gjallë të na thuash në se ti je Krishti, Biri i Perëndisë.”64 Jezusi i tha: “Ti po thua! Madje unë po ju them se në të ardhmen ju do ta shihni Birin e njeriut duke ndënjur në të djathtën e Pushtetit, dhe duke ardhur mbi retë e qiellit.”65 Atëherë kryeprifti ia shqeu rrobat e veta, duke thënë: “Ai blasfemoi; ç’na duhen më dëshmitarët? Ja, tani e dëgjuat blasfeminë e tij.66 Si ju duket juve?.” Dhe ata, duke u përgjigjur, thanë: “Ai është fajtor për vdekje!.” 67 Atëherë e pështynë në fytyrë, e goditën me shuplaka; dhe disa të tjerë i ranë me grushta, 68 duke thënë: “O Krisht, profetizo! Kush të ra?.”

 Hebrenjtë gjithmonë janë mburrur për sensin e tyre të drejtësisë. Sistemi juridik i botës perëndimore themelin e tij e ka bazuar në sitemin ligjor të Izraelit antik, sipas Biblës.

Hebrenjtë kishin vendosur qw çdo komunitet që kishte të paktën 120 burra, kryefamiljarë, mund të formonin një këshill vendor. Pas mërgimit në Babailoni, ky këshill zakonisht përbëhej nga drejtuesit e sinagogës. Ky këshill njihej si “Sinedwr” që do të thotë “të qëndrojmë së bashku”. Një Sinedwr i thjeshtë përbëhej nga 23 anëtarë, dhe Sinedri i Madh i Jeruzalemit përbëhej nga 70 burra, ku përfshiheshin priftërinjtë, pleqtë, mësuesit e ligjit. Bashkë me kryeprifitn bëheshin 71 burra.

Ligji i Moisiut i garantonte të akuzuarit të drejtën për një gjyq publik, për mbrojtje, dhe dënimi  i tij bwhej i bazuar në dëshmitë e të paktën dy dëshmitarëve të besueshëm. Sipas ligjit të rabive, ekzekutimi me vdekje mund të kryhej vetëm tre ditë pas verdiktit. Sipas proçedurave të duhura të gjyqit tw Siendrit i akuzuari mbrohej edhe nga self-inkrimiminimi, rrëfimi i tij, pavarësisht se sa bindës mund të ishte nuk mjaftontë për dënim.

Është mjaft e qartë, që sistemi juridik hebraik nuk veproi me mëshirë, ose drejtësi në rastin e Jezusit të Nazaretit. Sinedri theu çdo princip të sisemtit të tij vetëm për ta ekzekutuar sa më shpejt të ishte e mundur Jezusin.

Ishte profetizuar 600 vjet pata Krishtit. Isaia 53:7, “I keqtrajtuar dhe i përulur, nuk e hapi gojën. Si një qengj që e çojnë në thertore, si një dele e heshtur përpara atyre që i qethin nuk e hapi gojën.”

Le të shohim më nga afër atë ditë fatale. Mateu 26:57, “Dhe ata që e kishin arrestuar Jezusin e çuan te Kajafa, kryeprifti, ku tashmë ishin mbledhur skribët dhe pleqtë.”

Sipas Gjonit 18:24 Jezusin e arrestuan dhe e çuan në shtëpinë e Kajafës gjatë natës, në vend që të respektonin procedurën, të prisnin deri ditën e ardhshme dhe të takoheshin në tempull. Sinedri nuk donte që njerëzit të dinin se Jezusi ishte arrestuar. Ata dëshironin një gjyq të shpejtë, para ardhjes së Sabathit dhe të Festës së Pashkës. Jezusi duhet të vdiste brenda 24 orëve.

Kajafa, kryeprifiti kontrollonte tempullin dhe pa dyshim që kishte humbur përfitime personale për shkak se Jezusi kishte dëbuar shkëmbyeist e parave nga tempulli. Urrejtja e Kajafës ndaj Jezusit ishte personale, sepse sfidonte autoritetiin e tij. Mësueist e ligjit dhe pleqtë u mbodhën menjëherë pas mesnate në shtëpinë e Kajafës dhe kjo tregon se ky ishte një konspiracion i mirw-organizuar për të shkatërruar Jezsin e Nazaretit. Çështjet kapitale duhej të mbaheshin vetëm në tempull para publikut. Gjithçka nuk u respektua.

Kjo konfrimohet nga Mateu 26:59Tani krerët e priftërinjve, pleqtë dhe gjithë sinedri kërkonin ndonjë dëshmi të rreme kundër Jezusit, për ta vrarë.” Edhe provat false ishin tw pranueshme për Sinedrin duke e vënë në lojë drejtësinë e gjyqeve hebraike. Teknikisht, duke qënë nën regjimin romak, hebrenjtë nuk kishin as pushtet për të administruar dënimet kapitale, pavarësisht se kjo gjw ndodhi edhe më vonë me Stefanin, nuk i ndaloi për ta vrarë më gurë. Në rastin e Jezusit, Sinedri donte që Romakët ta ekzekutonin, sepse kishin frikë nga reagimi i ashpër i hebrenjve, Jezusi ishte shumë popullor në mes të njerëzve të zakonshëm.

Vargjet 60-61, “60 Por nuk gjetën asnjë; ndonëse u paraqitën shumë dëshmitarë të rremë, nuk e gjetën. Por në fund u paraqitën dy dëshmitarë të rremë,61 të cilët thanë: “Ky ka thënë: “Unë mund ta shkatërroj tempullin e Perëndisë dhe ta rindërtoj për tri ditë”..”

Shumë dëshmitarë falsë, ndoshta të korruptuar me ryshfet, ishin të gatshëm të jepnin dëshmi të rremë. Në rastet e dënimeve kapitale dëshmia e rremë dënohej me vdekje. Megjithatë, shumë njerëz dolën të dëshmonin kundër Jezusit. Me siguri që ka qënë e planifikuar, gjyqi ndodhi në mesnatë në shtëpinë private të Kajafës.

Me siguri që Sinedri nuk mund të gjente asnjë akuzë të besueshme për të akuzuar Jezusin, aq më pak për të kërkuar ekzekutimin e Tij. Sipas praktikave hebre, çdo gjyq fillonte me provat kundër të pafajshmit, pse të akuzuarit. Kjo gjë u neglizhua. Vini re-“I aftë të shkatërrojë tempullin e Perëndisë dhe ta rindërtojë” u përdor për të shtrembëruar fjalët e thëna nga Jezusi tek Gjoni 2:19, “Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: “Shkatërroni këtë tempull dhe unë për tri ditë do ta ngre përsëri!.” Gjoni 2:21,  “Por ai fliste për tempullin e trupit të vet.” Dhe tek Marku 14:58-59 gjejmë fjalët, “Ne e kemi dëgjuar se ka thënë: “Unë do ta shkatërroj këtë tempull të bërë me duar, dhe brenda tri ditësh do të ndërtoj një tjetër që nuk është bërë me duar”.”59 Por as mbi këtë dëshmia e tyre nuk përkonte.”

Sipas ligjit të Moisiut, të gjitha provat duhej të mbwshteteshin nga minimumi dy dëshmitarë, dy dëshmitarë të besueshëm, që nuk kishin lidhje, ose kontakt me njëri-tjetrin, por këtë nuk mund ta arrinin dot kundër Jezusit.

Kajafa, kryeprifti, foli duke ditur se ai duhej të merrte nën kontroll gjyqin, që të arrinte të fajësonte Jezusin dhe ai e dinte shumë mirë se çfarë duhej të thoshte.

Vargjet 62-63, “62 Atëherë kryeprifti u çua dhe i tha: “Nuk po përgjigjesh fare për çka po dëshmojnë këta kundër teje?.”63 Por Jezusi rrinte në heshtje. Dhe kryeprifti vazhdoi duke thënë: “Unë po të përbej për Perëndinë e gjallë të na thuash në se ti je Krishti, Biri i Perëndisë.” Kajafa donte të thyente heshtjen e Jezusit. Ai e bëri duke e vënë nën betim. Ky betim e detyronte Jezsin të përgjigjej publikisht.

Sot, njerëzit nuk i vlerësojnë betimit. Por në kohën e Jezusit betimi ishte diçka shumë serioze. Kajafa dinak e drejtoi pyetjen e tij formale dhe ligjore ndaj Jezusit në mënyrë të tillë sa që çdo hebre fetar do të duhej të thyente heshtjen dhe të ishte ligjërisht i detyryar t’i përgjigjej kryeprifitit. Duke përdorur betimin më të shenjtë që mund të bënte një hebre para Perëndisë së gjallë, Kajafa i kërkoi Jezusit ose të pranonte, ose të mohonte nëse ishte Mesia hyjnor, Bir i Perëndisë.

Askush që ishte prenzent nuk e besonte hyjninë e Jezusit. Jozefi nga Arimatea, heshti për këtë çështje, ose ndoshta nuk ishte prezent gjatë gjyqit të tij joligjor. Kajafa e sfidoi Jezusin që të shpallte hapur që ishte Perëndi, që ta akuzonte për blasfemi. Sipas Levitikut 24:16 blasfemia ishte të thoshte se ishte Bir i Perëndisë dhe kjo dënohej me vdekje.

Sipas vargut vijues, Jezusi pranoi të dëshmote “duke u betuar për Perëndinë e gjallë.” Vargu 6464 Jezusi i tha: “Ti po thua! Madje unë po ju them se në të ardhmen ju do ta shihni Birin e njeriut duke ndënjur në të djathtën e Pushtetit, dhe duke ardhur mbi retë e qiellit.”

Pra, Jezusi konfirmoi ‘po’, ashtu është: “Unë jam Krishti, Bir i Perëndisë!” Kjo ishte pikërisht çfarë Kajafa dontë të dëgjonte para dëshmitarëve. Jezusi e dinte shumë mirë se çfarë po bënte, duke ditur që misioni i tij ishte tw ofronte plotësisht Veten si një sakrificë shpenguese për gjithë mëkatin e botës.

Jezusi iu përgjigj  Psalmit 110:1 dhe Danielit 7:13 duke konfirmuar këtë gjë: “Unë jam Krishti, Unë jam Bir i Perëndisë dhe një ditë do të më shihni të lartësuar me Atin në qiell për të qënë gjykatësi juaj!” Pra, një ditë, Jezus Krishti, i akuzuar, do të jetë gjykatësi, do të akuzojë ata dhe do gjykojë në përjetësi.

Vargjet  65-66 thonë,  “Atëherë kryeprifti ia shqeu rrobat e veta, duke thënë: “Ai blasfemoi; ç’na duhen më dëshmitarët? Ja, tani e dëgjuat blasfeminë e tij.66 Si ju duket juve?.” Dhe ata, duke u përgjigjur, thanë: “Ai është fajtor për vdekje!.” Pavarësisht fuqive të mbinatyrshme të Krishtit, udhëheqësit e Izraelit i kishin mendjet e mbyllura. Ata e ngurtësuan zemrën kundër Jezusit, duke mos e pranuar si Mesi dhe Zot. Duke shqyer veshjen e tij, kryeprifiti shfaqi tmerrin e tij  ndaj fjalwve  tw Jezusit, duke i konsideruar si blasfemi.

Sot dhe përgjatë shekujve, shumë njerëz e kanë mohuar që Jezus Krishti është Zot. Ata me zemër të ngurtësuar nuk binden as nga mrekullitë. Edhe konfirmuese tw Jezusit se Ai ishte Bir i Perëndisë ranw nw veshwt e zemrave tw ngurtësuara. Tmerri i Kajafës u shoqërua edhe me kënaqësi, sepse Jezusi i Nazaretit e dënoi vetë veten e Tij para veshëve të tyre. Megjithëse vetë-inkriminimi ishte i paligjshëm, kjo gjë nuk u morr parasysh. Drejtësia hebraike nuk u morr parasysh gjatë këtij gjykimi.

Vargjet 67-68,67 Atëherë e pështynë në fytyrë, e goditën me shuplaka; dhe disa të tjerë i ranë me grushta, 68 duke thënë: “O Krisht, profetizo! Kush të ra?.”

Që nga fillimi deri në fund, ky gjyq ishte një tallje me rregullat dhe rregulloret e tyre, ligjet e tyre. Ishte i paligjshëm dhe çnjerëzor. Biri i Perëndisë lejoi të arrestohej, të akuzohej, dhe  të abuzohej. Pse? Sepse Ai e do aq shumë njerëzimin. Jezusi, Biri përmbushi profeci të pafundme që ishin shkruar qindara vjet më parë, si për shembull nga Isaia 50:6, “I paraqita kurrizin tim atij që më rrihte dhe faqet e mia atij që më shkulte mjekrën; nuk ia fsheha fytyrën time poshtërimit dhe të pështyrave.” Jezusi, Biri në mënyrë të përsosur iu bind vullnetitit të Atit si një “Shërbetor sakrifikues”.

Kini parasysh këtë gjë: Nëse Jezusi do t’i ishte përgjigjur Kajafës, duke qënë nën betim ndaj Perëndisë së gjallë me “Jo!”, duke thënë, “Unë nuk jam Krishti, nuk jam Bir i Perëndisë!”, ndoshta Ai do t’u kishte shpëtuar akuzave të Tij. Por, “Jo!” do të ishtë një gënjeshtër, një mëkat, dhe do ta shkatërronte atë si Shpëtimtar dhe ne të gjithë do të ishim të vdekur në mëkatet tona, pa shpresw, nën mallkim!

1 Pjetrit 2:24, “ Ai vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate, të rrojmë për drejtësi; dhe me vurratat e tij ju u shëruat.

Nëse ende nuk e ke pranuar Jezusin, si mundesh tw refuzosh një Shpengimtar si Ai, Birin e Perëndisë së Gjallë, Krishtin? Nëse nuk e keni besuar, pendohuni dhe pranojeni si Zot, pagezohuni, mos prisni! Ejani tek Jezusi, pranojeni si Zotin dhe Shpëtimtarin tuaj personal. Kembëngulni në besimin tek Ai dhe në veprën shpenguse të Tij në kryq për ju!


Reader's opinions

Leave a Reply


Continue reading

Current track

Title

Artist