Kari Jobe

Written by on 10/11/2021

“Let The Light In” nga Kari Jobe
Këngëtarja e njohur e adhurimit ndan frymëzimin që qëndron pas këngës së saj “Let the Light in”

 

Ju lutem më tregoni historinë personale që qëndron pas kësaj kënge.

Unë isha kaq e lumtur për regjistrimin e “Let The Light In”. Më kujtohet dita kur po ngisja makinën në Karolinën e Veriut për të bërë para-prodhimin e albumit. Ndieva sikur kishte vetëm një këngë tjetër që doja të shkruaja për të. Kuptova se gjithçka që doja të thoja për albumin u gjet gjithashtu në tekstin që Cody Carnes, burri im, kishin shkruar për këtë këngë.

Vendosa që do të ishte mirë të regjistroja një version të shpejtë, të kënduar në një notë që mund te kapej nga femrat. Mbaj mend që i thashë Cody-t se nuk doja që njerëzit të qëndronin larg nga mesazhi i këngës. Armiku gjithmonë lufton për të heshtur adhurimin tonë, për të vjedhur paqen tonë dhe për të na bërë të vëmë në dyshim besimin tonë. Kjo këngë është një kujtesë e asaj që ne po besojmë, kë po dëgjojmë, dhe të lejojmë që drita dhe jeta e Zotit të hyjë e të shkëlqejë në jetën tonë. E dua shpresën dhe gëzimin që sjell kjo këngë.

Cili është mesazhi që marrim nga kjo këngë?

Më pëlqen që “Let The Light In” ka referenca të forta nga Shkrimi. Ne gjithmonë përpiqemi të shkruajmë të vërteta shumë të shëndosha biblike në këngët tona të adhurimit. Unë e dua jetën që ndodh kur deklarojmë Fjalën e Zotit.

Ka kaq shumë momente kur unë shikoj këngë të ndryshme për gjëra që më është dashur të kaloj në jetën time, me fëmijët e mi- dhe unë i shoh këto këngë në Frymë dhe bazuar në shkrimet e shenjta. “Your Nature” dhe ” The Blessing” janë shembuj. Në vitet e kaluara, unë isha duke u përballur me një frikë ekstreme, dhe, sinqerisht, një frymë torturuese. Ishte një sezon intensiv për mua.

Me kishte ardhur ne majë te hundes nga ndjenja e frikës se diçka do të ndodhte dhe me të gjitha këto ide “Po nëse…”- që armiku po përpiqej të sillte në mendjen time. U ndieva ne zjarr per Perendine dhe thashë: “Mjaft! Unë nuk do ta jetoj jetën time kështu”. Fillova t’i klith Zotit që ta thyente frymën e frikës.

Zoti përdori frazën, “Natyra ime është e mirë”- në një kohë të thellë lutjeje të fuqishme që pata me një mik. Ai më çliroi nga ajo frikë e fortë me atë frazë. Ai gjithashtu më ndihmoi që të mos kisha aq frikë se do të ngatërrohesha ose do të ndodhte diçka e keqe. Si prind, kam një nivel frike nga e panjohura.

Unë duhej të vendosja të besoja te Zoti dhe jo te vetja. Ka shumë lutje të zjarrta dhe përgjigje që kam marrë në zemrën time nga Zoti, të cilat i kam përfshirë në këtë këngë.

 


Reader's opinions

Leave a Reply


Continue reading

Current track

Title

Artist