Si mundet të jetë një person i sigurt se i ka shërbyer Perëndisë?

Written by on 02/06/2023

Mendoj se ndonjëherë kur ke Zotin brenda vetes, kur je shumë i apasionuar dhe bën pëpjekjen tënde më të mirë, ndodh që ndihesh sikur ajo përpjekje është zhvlerësuar, ose nuk ka bërë asgjë. Në këtë rast ke tendencën të ndihesh i zhgënjyer dhe vjen depresioni. Unë mendoj se të gjithë jemi preh i kësaj situatë në momente të caktuara të jetës sonë. Askujt nuk i pëlqen ndjesia se ka dhënë gjithçka që ka për diçka dhe më pas ajo gjë nuk ka funksionuar. Kjo gjë të bën të ndihesh sikur ke dështuar. Kjo të dekurajon, sepse nëse mund të dështosh në diçka, fillon të reflektosh se ndoshta ke dështuar gjatë gjithë kohës dhe nuk e ke ditur. Këto lloj gjërash depërtojnë në zemër dhe aty Perëndia na flet. Jezusi tha te Luka 4:18: “Fryma e Zotit është mbi mua, sepse ai më vajosi për të ungjillizuar të varfërit; ai më dërgoi për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve dhe kthimin e të parit të verbërve, për të çliruar përsëri të shtypurit.” Njërëzit zemërthyer ndodhen në këtë situatë. Ata shpesh ndihen sikur Zoti i ka anashkaluar. Tek Isaia 40, vargu 27, populli i Izraelit thotë: “Rruga ime i është fshehur Zotit dhe për të drejtën time nuk kujdeset Perëndia im?” Juda dhe Izraeli mendonin se po ndëshkoheshin për shkak të mëkateve të tyre dhe filluan të besonin se Perëndia i kishte braktisur, por Perëndia nuk lodhet kurrë dhe ne nuk mund ta kuptojmë plotësisht. Megjithatë këto ndjenja na bëjnë ndonjëherë të hamendësojmë se ku qëndrojmë vërtet me Zotin, veçanërisht kur bëjmë diçka të pakëndshme për Zotin. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë që Fryma e Perëndisë të na ngushëllojë. Kështu që unë mendoj se një lutje e mirë duhet për të marrë konfirmimin e Perëndisë, ndërsa përpiqeni që t’i shërbejmë Atij. “Zot, a jam vërtet aty ku duhet të jem? Më trego, më jep një mënyrë për të ditur se po e interpretoj saktë Fjalën tënde, që jam aty ku duhet të jem.


Current track

Title

Artist