Të reja
Written by adminradio on 01/11/2019
Fjala “Të reja” pothuajse gjithmonë ka një kuptim të mirë dhe pozitiv. Diçka e re do të thotë diçka plot gjallëri, e freskët, teknologjia e fundit, ose ide, mendime të reja, të jesh më mirë sesa diçka e vjetër. Për këtë aryse reklamuesit dëshirojnë të përdorin fjalën, “E RE”. Bibla e përdor këtë fjalë shpesh, rreth 500 herë. Tek kapitulli 21 i Zbulesës, i cili është në fund të Biblës, Jezusi thotë, “Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja.” Në botën tonë të lodhur nga mëkati dhe të vjetëruar, me siguri që ky është një premtim shumë i bukur nga Jezusi, për të bërë çdo gjë të re.
Ai do që ti bëjë njerëzit “të rinj”. Tek Kolosianëve 1:15-16 thuhet, “Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese,16 sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të.”
Pra, Jezusi, duke qënë Perëndi është Krijuesi i gjithçkaje.
Gjithcka ishte e RE kur Ai krijoi botën, ashtu siç na thuhet tek Zanafilla, libri i parë i Biblës dhe Jezusi përfundon Biblën duke na dhënë një premtim se do të bëjë çdo gjë të re. Çdo gjë do të jetë e re, ashtu si një foshnjë e sapolindur.
Jezusi ka thënë shumë qartë “Duhet të rilndini përsëri!” Të lindësh njëherë nuk mjafton. Lindja fizike është vetëm fillimi. Jezusi do që ne të kemi NJË FILLIM TË RI në jetë dhe kur ne rilindim prej së larti, kur rilindim nga Fryma e Shenjtë e Perëndisë prej së larti, ne kemi një fillim TË RI në jetë, sepse ne kemi JETËN E PËRJETSHME me anë të besimit tek Jezus Krishti. Ja, se çfarë na thuhet tek Gjoni 3: 3-7: “Jezusi iu përgjigj dhe tha: “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë.”4 Nikodemi i tha: “Po si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?.”5 Jezusi u përgjigj: “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.6 Ç’ka lindur nga mishi është mish; por ç’ka lindur nga Fryma është frymë.7 Mos u mrrekullo që të thashë: “Duhet të lindni përsëri”.
Më pas, Apostulli Pal shkruan tek 2 Korintasve dhe përdor shprehjen “krijesë e re” për të përshkruar se çfarë ndodh me një person kur rilind përsëri, ose lind prej së larti.
Krijesa e re përshkruhet tek 2 Korintasve 5:17: “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.” Fjala “prandaj” na kthen tek vargjet 14-16, ku Pali na tregon se të gjithë besimtarët kanë vdekur me Krishtin dhe nuk jetojnë më për veten e tyre. Jetët tona nuk i përkasin më botës, tani jemi frymërorë. Natyra e vjetër e mëkatit vdes, ajo u kryqëzua në kryq bashkë me Krishtin. Mëkati u varros bashkë me Të dhe siç u ringjall nga Ati, kështu edhe ne do të ringjallemi “për të ecur në ripërtëritjen e jetës” (Romakëve 6:4). Ky është përsoni që ringjallet siç na thuhet tek 2 Korintasve 5:17 “një krijesë e re”.
Tek Romakëve 12:2, Apostulli Pal përdor fjalën “ripërtëritje” – që do të thotë “të jëmi përsëri të rinj”. Pali thotë, “Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.”
Që të kuptojmë krijimin e ri, së pari duhet të kuptojmë çfarë është krijimi, diçka e krijuar nga Zoti. Gjoni 1:13 na thotë se kjo rilindje ndodh për shkak të vullnetit të Perëndisë. Ne nuk e kemi trashëguar natyrën e re, as nuk kemi vendosur të rikrijojmë veten tonë, as Perëndia nuk pastron thjesht natyrën tonë të vjetër, por Ai krijon diçka plotësisht të re dhe unike. Krijimi i ri është plotësisht i ri, duke u krijuar nga asnjëja, ashtu si i gjithë universi u krijua nga Perëndia, nga asgjëja. Vetëm Krijuesi mund të realizojë diçka të tillë.
Së dyti, “gjërat e vjetra kanë shkuar.” “Të vjetrat” i referohet çdo gjëjë që është pjesë e natyrës sonë të vjetër, që ka idhje me krenarinë, dashurinë për mëkatin, shpëtimit më anë të veprave, që ka lidhje me mendimet, zakonet dhe pasionet tona të shkuara. Për më tepër, ajo çfarë kemi dashur ka kaluar, veçanërisht dashura për vetveten dhe vetdrejtësinë, vetë-shfajësimin dhe vetë-lartësimin. Krijesa e re shikon drejt Krishtit, në vend që të shohë drejt vetes. Gjërat e vjetra kanë shkuar, janë kryqëzuar me natyrën tonë mëkatare.
E vjetra shkon dhe vjen natyra jonë e re. Gjërat e vjetra dhe të vdekura zevendësohen nga gjëra të reja, plot jetë dhe lavdi të Perëndisë. Shpirti i rilindur gjen kënaqësi në gjërat e Perëndisë dhe urren gjërat e botës dhe të mishit.
Qëllimet tona, ndienjat tona, dëshirat tonë, të kuptuarit tonë janë të freskëta dhe ndryshe. Ne e shohim botën ndryshe. Bibla na duket një libër i ri dhe megjithëse mund ta kemi lexuar më parë, tek ky libër vëmë re një bukuri që nuk e kemi parë më parë, vrasim mendjen si nuk e kemi kuptuar më parë. Ne na duket sikur jemi në një botë tjetër. Qielli dhe toka mbushen me mrekulli të reja dhe gjithçka duket se flet për lavdinë e Perëndisë.
Ndaj njerëzve kemi ndienja të reja, një dashuri të re ndaj familjes dhe miqve, një dhembshuri qe nuk e kemi pasur më parë për armiqtë, dhe një dashuri të re për njerëzimin. Gjërat që kemi dashur më parë nuk i pëlqejmë. Mëkatin që na pëlqente më parë, nuk e dëshirojmë më. Ne largojmë njeriun e vjetër me veprat e tij (Kolosianëve 3:9), “dhe të visheni me njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës ”(Efesianëve 4:24).
Po në lidhje me të krishterin që vazhdon të mëkatojë? Ka një dallim të vazhdosh të mëkatosh dhe të vazhdosh të jetosh në mëkat. Askush nuk e arrin perfeksionin e pamëkatë në këtë jetë, por i krishteri i shpenguar është në proces shenjtërimi çdo ditë, duke mëkatur më pak, duke e urryer mëkatin sa herë që dështon dhe mëkaton. Po ne përsëri mëkatojmë, por jo me dëshirë dhe gjithmonë e më pak, ndërkohë që piqemi dhe maturohemi. Qënia jonë e re e urren mekatin që ende ka ndikim tek ne.
Krijesa e re nuk është më skllave e mëkatit, siç kemi qënë më parë. Ne jemi të lirë nga mëkati dhe mëkati nuk ka më pushtet tek ne. (Romakëve 6:6-7). Tani ne jemi të fuqizuar për drejtësi. Ne kemi mundësi të zgjedhim, ose të lejomë “mëkatint të mbretërojë”, ose do ta llogaritim veten “ të vdekur për mekatin, por të gjallë për Perëndinë në Jezus Krishtin” (Romakëve 6:11-12). Ne kemi mundësi të zgjedhim të dytën.
Krijesa e re është diçka e mrekullueshme, e formuar sipas mendjes së Perëndisë dhe e krijuar nga fuqia e Tij për lavdinë e Tij.
Ne kemi nevojë të dëshpëruar për zemra të reja, sepse është e pamundur që me fuqinë tonë të zbusim zemrat e ngurtësuara. Ndryshimi i zemrës ndaj Perëndisë kërkon një transformim të mbinatyrshëm. Jezusi e quan këtë “të rilindësh përsëri”.
Kur kemi rilindur përsëri, Perëndia kryen një transpalnt të zemrës. Ai na jep një zemër të re. Fuqia e Frymës së Shenjtë ndryshon zemrat tona, nga fokusi tek mëkati tek fokusi tek Perëndia. Ne nuk përsosemi (1 Gjoni 1:8); ne ende kemi natyrën tonë mëkatarë ne mish dhe lirinë për të zgjedhur t’i bindemi kësaj natyre ose jo. Megjithatë, kur Jezusi vdiq për ne në kryq, Ai shkatërroi fuqinë e mëkatit që na kontrollonte (Romakëve 6:10).
Duke e pranuar Atë si Shpëtimtar ne kemi akses tek Perëndia dhe fuqia e Tij, një fuqi për të transformuar zemrat tona nga mëkati, për të shkuar drejt Krishti. Kur ne u ndamë nga Perëndia dhe kishim zemra të ngurtësuara, ne nuk mund ta kënaqnim Ate. Ne ishim egositë, reblë dhe në mëkat. Por me zemrat tona të reja ne jemi shpallur të drejtë para Perëndisë (2 Korintasve 5:21).
Fryma e Shenjtë na jep dëshirën të kënaqim Perëndinë që ishte i huaj për ne në situatën tonë të mjerë. 2 Korintasve 3:18 thotë, “Dhe ne të gjithë, duke soditur fytyrëzbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, transformohemi në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi, posi prej Frymës së Zotit.” Dëshira e Perëndisë për çdo njeri është që të jetë si Biri i Tij (Romakëve 8:29). Ne mund të bëhemi si Jezusi vetëm kur lejojmë Perëndinë të eleminojë zemrat tona të vjetra dhe të ngurtësuara dhe të na japë zemra të reja.
Zbulesa 21:5-6: “Dhe ai që rrinte mbi fron tha: “Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja.” Dhe më tha: “Shkruaj, sepse këto fjalë janë të vërteta dhe besnike.”6 Edhe më tha: “U bë! Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi! Atij që ka etje unë do t’i jap si dhuratë nga burimi i ujit të jetës.”