Në fakt, ti e ke një lutje

Written by on 15/02/2019

Në Amerikë është një thënie, që ndoshta ekziston edhe në vende të tjera, që njerëzit ia thonë dikujt që përpiqet të arrijë të pamundurën, ose të paktën  të realizojë një detyrë jashtëzakonisht të vështirë. Thënia është: “Nuk ke asnjë shans edhe po u lute!” Kjo është një nga ato frazat e pamenduara mirë, që njerëzit u thonë atyre që përpiqen të arrijnë gjëra të mëdha, që duken të paarritshme, ose shumë të vështira nga shumë njerëz.

Këto gjëra mund të jenë si ngjitja e malit te Kilimanxharos, në Tanzani, nga një alpinist handikap, ose fitmi i një milion dollarëve në moshën 18 vjeçare. Njerëzit që kanë ëndërra të mëdha, zakonisht dëgjojnë edhe zërin e njerëzve që përpiqen t’i dekurajojnë, duke ju thënë  se edhe nëse Zoti do t’i ndihmonte po t’i luteshin për ndihmë, ata përseri nuk mund të arrijnë qëllimin e tyre, sepse është shumë i vështirë, i paarritshëm edhe me ndihmën e Perëndisë. Në fakt, kjo është edhe origjina e kësaj shprehjeje, “Nuk ke asnjë shans edhe po u lute!”

I pari varg biblik që më vjen në mendje është Luka 1:37, “Sepse me Perëndinë asgjë s’është e pamundshme.” Perëndia mund të bëjë çdo gjë që është brenda vullnetit të Tij të gjithçkaditur. Perëndia mundet dhe ka përdorur njerëz që nuk ta merr mendja për të përmbushur vullnetin e Tij në këtë botë.

Gjoni 15:7 na thotë këto fjalë të Jezusit drejtuar dishepujve të Tij, “Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet.” Mos vallë ky varg do të thotë se unë mund t’i kërkoj Perëndisë çdo kënaqësi, apo mjet lluksi që ëndërroj dhe Perëndia do të ma japë? Jo! Nëse nuk ka ndonjë arsye, ose plan hyjnor që Perëndia dëshiron të kesh këtë makinë, anije, shtëpi, apo çfarëdo gjë tjetër lluksoze, përgjigja është “JO!” Nuk do të marrësh nga Perëndia diçka që nuk i shërben një qëllimi të perëndishëm, nësë e dëshiron për tu mburrur para miqve, familjes dhe njerëzve të tjerë.

Ti dëshiron diçka, por nuk mund ta marrësh dhe lufton për të. Ti nuk i merr gjërat, sepse ti nuk i kërkon ato. Por edhe nëse kërkon, nuk i merr, sepse arsyeja është se kërkon gabim. Ti i do këto gjëra vetëm për të kënaqur veten tënde. Kështu na thuhet edhe tek Jakobi 4:2-3.

Kur lutemi, ne duhet të kërkojmë Frymën e Shenjtë të Perëndise të mbushë mendjet tona me vullnetin e Tij dhe Fryma e Tij do të na ndihmojë me fjalët tona. Mos u shqetësoni nëse nuk arrini dot të shpreheni me fjalët e duhura para Perëndisë. Lutja nuk ka arsye pse t’i ngjajë të folurës së nje predikuesi, ose profesori të një seminari biblik. Ja, cfarë shkruan Pali tek Romakëve 8:26, “ Kështu, pra, edhe Fryma na ndihmon në dobësitë tona, sepse ne nuk dimë çfarë të kërkojmë në lutjet tona, sikurse duhet; por vetë Fryma ndërhyn për ne me psherëtima të patregueshme.”

Lutja juaj ndaj Perëndisë  duhet të jetë në shumicën e kohës në privatësi, midis teje dhe Zotit, por nëse keni lutje për shërimin e nje miku, lutu me zë të lartë, qoftë në një takim lutjeje, ose në kishë. Mateu 6:6 na thotë këto fjalë të Jezusit: “ Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht.” Jezusi na thotë të mos përdorim lutjen me fjalë, duke bërtitur me zë të lartë, si një mënyrë për tu dukur, për tu treguar si super shpirtërorë, apo për t’ju lënë përshtypje atyre që na dëgjojnë, siç bënin farisenjtë në shumë raste në Bibël. Lexoni gjithë Mateun 6.

Apostulli Pal, duke i shkruar nxënësit të tij Timoteut, në një letër që ne qujmë Letra e Timoteut, kapitulli 4, na mëson se si duhet të lutemi.

“Të bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit,për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder.Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë,i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t’ia arrijnë njohjes të së vërtetës.Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri,i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar.” 1 Timoteut 4:1-6

Filipianëve 4:6-7 na thotë të lutemi pa qënë në ankth, të lutemi për çdo gjë dhe të lutemi me zemra falenderuese. Perëndia do t’ju përgjigjet këtyre lutjeve me dhuratën e paqes së Tij në zemrën tonë. Mënyra më e mirë për tu lutur është të hapim zemrën tonë para Perëndisë, duke u treguar të sinqertë dhe të hapur më Perëndinë, sepse Ai na njeh më mirë sesa e njohim veten tonë. Ne duhet të parashtrojmë kërkesat tona para Perëndisë, duke pasur parasysh që Ai e di më të mirën dhe nuk do të na plotësojë një kërkesë, që nuk është vullneti i Tij për ne. Ne duhet të shprehim dashurinë, mirënjohjen dhe adhurimin tonë ndaj Perëndisë në lutje, pa u shqetësuar për të thënë fjalët e duhura. Perëndia është shumë i interesuar në lidhje me përmbajtjen e zemrave tona, jo në në elokuencën e fjalëve tona.

Shembulli më i përafërt i lutjes na jepet në Bibël tek Mateu 6:9-13, që është Lutja e Zotit.

Duhet të keni diçka parasysh, Lutja e Zotit nuk është një lutje që duhet ta mësojmë përmendsh dhe ta recitojmë. Ajo është një shembull në lidhje me gjërat që duhet të kërkojmë në lutje- adhurim, besim, kërkesa, rrëfim dhe nënshtrim. Ne duhet të lutemi për gjerat për të cilat flet Lutja e Zotit, duke përdorur fjalët tona dhe duke e bërë këtë gjë zakon në ecjen tonë me Perëndinë. Mënyra më e mirë për tu lutur është të shprehësh atë që ke në zemër tek Perëndia. Ulur, në këmbë, apo në gjunjë, me krahë hapur, ose mbyllur, me sy hapur, ose mbyllur, në kishë, në shtëpi, ose jashtë; në mëngjes, ose në darkë- të gjitha këto janë çështjë preferencash, bindjesh dhe përqasjesh personale.

Perëndia dëshiron që lutja të jetë një lidhje e vërtetë përsonale midis Tij dhe nesh.

Pra, guxo gjëra të mëdha për Perëndinë, nëse Perëndia është duke të udhëhequr në një rrugë të qartë. Nëse Perëndia është dakort me planin e veprimit që ti ke në mendje, atëherë duhet t’i bindesh me patjetër, ec me besim, lutu përgjatë çdo hapi. Këto janë disa këshilla të tjera për tu lutur:

  1. Lutju Atit Qiellor (shih Mateu 6:9). Ky kusht për tu lutur mund të duket i qartë, por është i rëndësishëm. Ne nuk ju lutemi Perëndive falsë. Ne i lutemi Perëndisë së Biblës, i Cili e zbuloi Vetveten në Jezus Krishtin, dhe Fryma e të Cilit banon brenda nesh. Duke shkuar tek Ai, tek “Ati” ynë ne tregojmë se jemi së pari bij të Tij- që jemi bërë të tillë përmes besimit tek Krishti (shih Gjoni 1:12).
  2. Lutu për gjëra të mira (shih Mateu 7:11). Ne nuk e kuptojmë gjithmonë se çfarë është e mirë, por Perëndia e di dhe mezi pret t’ju japë fëmijëve të Tij atë që është e mirë për ta. Pali u lut tri herë që të shërohej nga një vuajtje, dhe në çdo rast Perëndia i tha, “Jo!”. Pse një Perëndi i dashur refuzoi të shëronte Palin? Sepse A kishte diçka më të mirë për të, një jetë të jetuar me hir. Pali ndali së luturi për shërim dhe filloi të gëzohej në dobësinë e tij (2 Korintasve 12:7–10).
  3. Lutu për gjëra të nevojshme (shih Filipianëve 4:19). T’i japësh pritoritet Mbretërisë së Perëndisë është një nga kushtet për tu lutur (Mateu 6:33).  Premtimi është që Perëndia do të sigurojë për të gjitha nevojat tona, jo të gjitha dëshirat tona. Ky është ndryshimi.
  4. Lutu me një zemër të drejtë (shih Jakobi 5:16). Bibla flet që duhet të kemi një ndërgjegjie të pastër, si kusht për të marrë përgjigjie për lutjet (Hebrenjve 10:22). Është e rëndësishme që ne t’i rrëfejmë mëkatet tona para Perëndisë. “Po të kisha ruajtur të keqen në zemrën time, Zoti nuk do të më kishte dëgjuar.” (Psalmet 66:18).
  5. Lutu me një zemër mirënjohëse (shih Filipianët 4:6). Pjesë e lutjes është qëndrimi pot falenderim dhe mirënjohje.
  6. Lutu sipas vullnetit të Perëndisë (shih 1 Gjonit 5:14). Një kusht i rëndësishëm për lutjen është që të lutesh brenda vullnetit të Perëndisë. Në këtë mënyrë lutej Jezusi gjatë gjithë kohës, edhe në kopshtin e Gjetsemanit: “Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti.” (Luka 22:42). Ne mund të lutemi për çfarë të duam, me siqeritet dhe besim, por nëse vullneti i Perëndisë është ndryshe, ne nuk po lutemi si duhet.
  7. Lutu me autoritetin e Jezus Krishtit (shih Gjoni 16:24). Jesusi është arsyeja përse ne jemi në gjendje t’i afrohemi fronit të hirit (Hebrenjve 10:19–22), dhe Ai ndërmejtëson për ne (1 Timoteut 2:5).  Një kusht i lutjes është që të lutemi në emër të Tij.
  8. Lutu me këmbëngulje (shih Luka 18:1). Në fakt, lutu pa pushim (1 Thesalonikasve 5:17). Një nga kushtet për të pasur lutje efektive është që të mos heqim dorë.
  9. Lutu pa egoizëm (shih Jakobi 4:3). Motivet tona janë të rëndësishme.
  10. Lutu me besim (shih Jakobi 1:6). Pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Perëndisë (Hebrenjve 11:6), i vetmi që mund të bëjë të pamundurën (Luka 1:37). Pa besim, pse lutemi?

Lutja e Jozueut që të ndalonte dielli, megjthëse ishte e çuditshme, i përmbushte të gjitha këto kritere të lutjes (Jozueu 10:12–14). Lutja e Elias që të mos binte shi dhe lutja e tij e mëvonshme që të binte shi, i plotësonte të gjitha këto kushte (Jakobi 5:17–18). Lutja e Jezusit, ndërkohë që qëndronte para varrit të Llazarit, i plotësonte të gjitha këto kushte (Gjoni 11:41). Të gjithë iu lutën Perëndisë, sipas vullnetit të Tij, për gjëra të mira dhe të nevojshme, me besim.

Shembujt e Jozueut, Elias dhe të Jezusit na mësojnë se kur lutjet tona janë sipas vullnetit të Perëndise sovran, atëherë gjëra të mrekullueshme do të ndodhin.

Kur duhet të lutemi? Gjatë gjithë kohës. Disa lutje janë në heshtje, kur lutja me zë të lartë do të ishte e pavend. Personalisht, lutem kur jam duke ngarë makinën për në punë çdo ditë. Nuk lutem vetëm që të kem udhëtim të sigurt, por lutem edhe për nevojat e njerëzve të kishës sime, për misionarë të tjerë dhe për anëtarët e familjes.

1 Timoteut 2:4-6, “ I cili  dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t’ia arrijnë njohjes të së vërtetës.Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri,i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar.”


Reader's opinions

Leave a Reply


Current track

Title

Artist