Jezu Krishti është ‘Dhurata e gjithë kohërave’!
Written by Eftali Baraku on 24/11/2023
Mateu, kapitulli 2, vargu 11: “Pastaj hapën thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrë.”
#1 Ari. Është metali i çmuar i mbretërve! I është dhënë Mbretit të mbretërve. Ari ishte gjithashtu një simbol i fisnikërisë dhe mbretërisë. Një dhuratë shumë e përshtatshme.
#2 Temjani. Temjani është një parfum i shtrenjtë, me aromë të ëmbël që përdoret vetëm për rastet më të veçanta. Kjo ishte mënyra për të festuar për Birin e Perëndisë në mishërimin e Tij, duke u bërë Jezu Krishti njerëzor, që ofroi Veten në kryq për njerëzimin. Ai ishte erëmirë edhe për Atin e Tij, një aromë erëkëndshme dhe e ëmbël! Origjeni, një udhëheqës i madh i hershëm i kishës, ose i ashtuquajturi at i kishës, sugjeroi se temjani ishte aroma e hyjnisë.
#3 Mirra. Mirra është gjithashtu një parfum, jo aq i kushtueshëm, jo aq i shtrenjtë sa temjani, por ende mjaft i vlefshëm. Vaji i mirrës mund të përdoret për zbutjen e lëkurës, madje edhe të lëkurës së butë të një fëmije të vogël. Mirra e përzier me erëza të tjera përdorej gjithashtu në përgatitjen e trupave për varrim, siç u përdor më vonë për trupin e Jezusit, sipas Gjonit 19, vargu 39. Prandaj, mirra mund të jetë një simbol që përfaqëson anën njerëzore të Krishtit.
Ndoshta të tria këto dhurata të kushtueshme e të shtrenjta u përdorën më vonë nga familja, Maria dhe Jozefi.
Jozefi dhe Maria kaluan ca kohë në Egjipt, ndërsa mbreti Herod u përpoq të vriste ‘Mbretin që u lindi judenjve’.
Perëndia Atë i ka dhënë njerëzimit dhuratën e Tij të papërshkrueshme, Birin e Tij të vetëm, ose të vetëmlindur, si Shpëtimtar.
Megjithatë, dhuratën duhet ta pranojmë.
A e keni pranuar ju personalisht Jezu Krishtin si Shpëtimtarin dhe Zotin tuaj? Jezu Krishti është ‘Dhurata e gjithë kohërave’! Ai është ende i disponueshëm dhe Ai na është dhënë falas, pa kosto për ne.
Dëshira me e madhe e Perëndisë është që ne të pranojmë Birin e e Tij si Zotin dhe Shpetimtarin tonë personal përmes besimit dhe t’i japim veten tonë Atij!