Kënga ‘More The Merrier’ e Sarah Reeves sjell ngrohtesinë e Krishtlindjes për këdo që e dëgjon

Written by on 08/12/2021

Sarah Reeves e ka zbukuruar tingullin e sezonit muzikor të Krishtlindjeve me mini albumin e saj të ri me 8 këngë “More The Merrier” i cili u publikua ne 12 nëntor. I paraprirë nga coverat e këngëve klasike të Krishtlindjeve “Go Tell It On The Mountain” dhe “Ëinter Ëonderland (feat. Clark Beckham)”, albumi është një përzierje e këngëve origjinale dhe pamjeve të freskëta të klasikëve si “Holly Jolly Christmas”.

Kenga e pare mban titullin “More the Merrier”. Kënga që në fillim të kujton ndjenjat e Krishtlindjes, të jep ndjesinë e ngrohtësisë dhe lumturisë që dikush kërkon të gjejë çdo vit. Ndërsa kënga vazhdon, ndjesitë vetëm sa bëhen më të forta. Përmes lirikave, kënga përcjell heqjen dorë nga problemet, rrëmbimin e gëzimit dhe parashikimin e bukurisë që ofrojne Krishtlindjet. Përtej muzikalitetit të jashtëzakonshëm dhe zgjedhjeve te kujdesshme lirike, zëri i Sarës mbi rrymën e xhazit e çon këngën edhe më lart, duke dëshmuar shkathtësinë dhe talentin e saj si këngëtare.

Në “Snoë Globe”, Sara paraqitet ne klip duke folur me bashkeshortin e saj, ajo dëshiron që kujtimet e dashurisë së tyre gjatë Krishtlindjes të kapen dhe të vendosen në një glob bore. E pasionuar por edhe delikate, kënga është veçanërisht e këndshme për çdo person të dashuruar. Pervec Krishtlindjes, Sara thekson bukurinë e dashurisë, diçka që Perëndia e krijoi dhe inkurajoi mes fëmijëve të Tij që nga Adami dhe Eva.


Reader's opinions

Leave a Reply


Current track

Title

Artist