Ne nuk jemi të drejtë.

Written by on 08/02/2024

Ne nuk jemi të drejtë.

Mëkati na prek deri në thelbin e qenies sonë dhe sado të mirë të përpiqemi të jemi, nuk do ta arrijmë kurrë standardin e përsosmërisë, që ka Perëndia, me përpjekjet dhe veprimet tona.

Bibla thotë se të gjitha veprat tona të drejta janë si një “rrobë e ndotur” (Isaia 64:6). Përpjekjet tona për të mirën thjesht nuk janë mjaft të mira. Ne kemi nevojë për një drejtësi të siguruar nga dikush tjetër dhe për këtë ne shikojmë te Krishti.

Në kryq, Jezusi mori mbi Vete mëkatin tonë dhe bleu shpëtimin tonë. Ne “jemi shfajësuar me anë të gjakut të tij” (Romakëve 5:9), dhe një pjesë e këtij shfajësimi është një imputim i drejtësisë së Tij. Kjo ndodh për secilin prej nesh vetëm KUR BESOJMË.

Jezusi është i drejtë për shkak të vetë natyrës së Tij. Ai është Biri i Perëndisë. Me hirin e Perëndisë, “nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin“, kjo drejtësi u jepet “të gjithë atyre që besojnë” (Romakëve 3:22).

Kjo ndodh kur drejtësia e Krishtit u ngarkohet mëkatarëve që besojnë në Të. Më pas, ata marrin pozitën e drejtësisë që gjendet në Krishtin.

Kur na llogaritet drejtësinë e Krishtit nuk do të thotë që ne bëjmë automatikisht atë që është e drejtë, kjo do të vijë përmes procesit të shenjtërimit.


Current track

Title

Artist