Ti ke rrëmbyer zemrën time
Written by adminradio on 20/03/2019
“Ti ke rrëmbyer zemrën time.” Teskti është shkëputur nga Kantiku i Kantikëve, në Testamentin e Vjetër, kapitulli 4-ër, vargjet 8-15.
“8 Eja me mua nga Libani, o nusja ime, eja me mua nga Libani! Shiko nga maja e Amanas, nga maja e Senirit dhe e Hermonit, nga strofkat e luanëve dhe nga malet e leopardëve.9 Ti më ke rrëmbyer zemrën, o motra ime, nusja ime; ti më ke rrëmbyer zemrën me një shikim të vetëm të syve të tu, me një gushore të vetme të qafës sate.10 Sa e kënaqshme është dashuria jote, o motra ime, nusja ime! Sa më e mirë se vera është dashuria jote dhe aroma e vajrave të tua të parfumuara është më e këndshme se gjithë aromat!11 Nusja ime, buzët e tua pikojnë si një huall mjaltë, mjaltë dhe qumësht ka nën gjuhën tënde, dhe aroma e rrobave të tua është si aroma e Libanit.12 Motra ime, nusja ime, është një kopsht i mbyllur, një burim i mbyllur, gurrë e vulosur.13 Filizat e tua janë një kopësht shegësh me fryte të zgjedhura me bimë të alkanës me nardo,14 me nardo dhe kroko, kanellë dhe çinamom, me të gjitha llojet e drurëve të temjanit, të mirrës dhe të aloes, me të gjitha aromat më të mira.15 Ti je një burim lulishtesh, një pus ujërash të freskëta, rrëkesh që dalin nga Libani.”
Kjo është Fjala e Perëndisë dhe në këtë rast ky është një pasazh romatik, poetik i Biblës.
Një burrë jo-romantik e pyetën, “Cfarë të pëlqen nga dita e Shën Valentinit?” Ai u përgjigj, “Dita pas ditës së Shën Valentinit, kur cokollatat shiten me gjysëm cmimi!” Ky njeri është mjaft praktik, por jo romantik.
Kontrasti është mjat i dukshëm, kur shohim padurimin e Salomonit për të qënë me të dashurën e tij. Këtë e vëmë rë ne gjuhën poetike dhe romatike që përdoret tek Kantiku i Kantikëve 4:8-15. Le të shohim vargun 8, “Eja me mua nga Libani, o nusja ime, eja me mua nga Libani! Shiko nga maja e Amanas, nga maja e Senirit dhe e Hermonit, nga strofkat e luanëve dhe nga malet e leopardëve.”
Libani këtu i referohet një vargmali që ndodhet në kufijtë veriorë të Izraelit, 270 milje i gjatë dhe 45 milje i gjërë, me majat e larta deri 3000 metra mbi nivelin e detit. Majat e maleve janë të mbuluara me dëborë gjatë perudhës më të madhe të vitit dhe fjala “Liban” do të thotë “bardhësi”. Nusja ndoshta ka jetuar pranë kësaj zone malore. Amana është pjesa lindore e vargmalit te Libanit me pamje nga qyteti i Damaskut. “Senir” dhe “Hermon” janë dy majat e tjera në vargmalin Hermon, dhe Senir mund të jetë sinonim, një tjetër term që përdoret për malin e Hermonit. Nëse do të flisnim në mënyrë figurative, i cili është edhe kuptimi i përdorur në këtë kontekst, kuptimi do të ishte: Salomoni dëshiron të jetë në shoqërinë e nuses së tij, por në atë kohë ajo nuk ishte pranë tij. Atij i dukej sikur ajo ishte aq larg tij, po aq larg sa ishin larg njëra-tjetrës majat e bukura te maleve te Libanit.
Për të sapo-martuarit, për ciftet romantike, e njëjta ndjesi përjetohet edhe sot, sic përshkruhet në këtë tekst nga Salomoni. Ai shpreht në mënyrë poetike, por është dicka e ngjashme me atë që ndodh në jetë, sepse jeta është shumë spektakolare kur e jetojmë atë me dikë të vecantë. Të shikosh perëndimin e diellit, të shohësh pamjen panoramike nga majat e maleve, apo të dëgjosh tingujt ritmikë të valëve të detit është po shumë ekzaltuese kur je në praninë e personit të dashur, sesa të jesh vetëm. Në fakt, pamja na duket më e plotë, më e bukur kur kemi dikë të vecantë me të cilin mund ta ndajmë. Kur e ndiejmë mungesën e personit të dashur, gjatë këtyre momenteve të vecanta, kjo është provë e pasionit që ndajmë me njëri-tjetrin. “Eja me mua!”, kjo është dëshira jonë. Më pas, Salomoni shkruan me pasion për të dashurën e tij në vargun 9–të, duke përshkruar bukurinë e saj, “Ti më ke rrëmbyer zemrën, o motra ime, nusja ime; ti më ke rrëmbyer zemrën me një shikim të vetëm të syve të tu, me një gushore të vetme të qafës sate.”
Duhet të kuptojmë që termi motër ishte një term që përdorej në Lindjen e Mesme antike edhe kur bashkëshorti i referohej bashkëshortes së tij, që shprehte afrimitet të marrdhënies së tyre.
“Ke rrëmbyer zemrën time” në mënyrë figurative përshkruan idenë se dikush të ka rrëmbyer aftësinë për të menduar qartë, për shkak të dashurisë që ndien për të, si në rastin e dashurisë që Salomoni ndiente për nusen e tij. Edhe një vështrim i syve të saj është i pushtetshëm dhe magjepsës për Salomonin. A jeni pushtuar nga sytë e dikujt? Kjo ndodh. Në martesë, sipas Shkrimit, dy persona bëhen një. Zanafilla 2:24, “Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm.”
Nëse zgjedhim të martohemi, intimiteti fizik dhe shpirtëror duhet të rriten me kalimin e viteve, pra, të jesh një mish dhe një frymë.
Tek vargu 10 “Sa e kënaqshme është dashuria jote, o motra ime, nusja ime! Sa më e mirë se vera është dashuria jote dhe aroma e vajrave të tua të parfumuara është më e këndshme se gjithë aromat!”
Salomoni, sigurisht jetonte në tokën e vreshtave, ku vera vlerësohej shumë në atë kohë, ku nuk kishte alternativa të shumta pijesh, përvec ujit.
Sot, nëse ne do të thoshim, “ Sa e kënaqshme është dashuria jote, më e ëmbël se caji” nuk do të ishte dicka romantike. Sot një dhëndërr mund të thoshte: “Sa më e kënaqshme është dashuria jote, më tëpër sesa një vilë, ose parate!” Nusja mund të thoshte: “Sa më e kënaqshme është dashuria jote, më tepër sesa diamantët dhe ari!”
Kur bëhët fjalë për “aromën e parfumit” femrat e dinë se kjo është gjëja më tërhehqese. Megjithatë, gratë dhe kompanitë e parfumeve e dinë se numri 2 për të tërhequr një burrë zakonisht është aroma, ose parfumi. Kompanitë e parfumeve shpenzojnë biliona dollarë në parfume dhe aroma. Bukuria të tërheq, por kur shtohet edhe parfumi, shumë burra hipnotizohen. Shumica e grave i duan parfumet e shtrenjta për Shën Valentin.
Vargu 11 “11 Nusja ime, buzët e tua pikojnë si një huall mjaltë, mjaltë dhe qumësht ka nën gjuhën tënde, dhe aroma e rrobave të tua është si aroma e Libanit.”
Këtu në mënyrë figurative “buzët e tua pikojnë si një huall mjaltë” do të thotë se fjalët e saj, puthjet e saj janë të ëmbla dhe të kënaqshme. Sic ishte toka e pasur me qumësht dhe mjaltë, po ashtu ishte edhe nusja e tij, një burim i pasur gezimi për Salomonin.
Parfumi i saj depërtonte përmes veshjeve të saj. E gjithë aroma ishte si Libani, që njihej për drurin e kedrit plot aromë.
Më pas, Salomoni lavdëron pastërtinë e nuses së tij. Në vargun 12, “Motra ime, nusja ime, është një kopsht i mbyllur, një burim i mbyllur, gurrë e vulosur.” Në mënyrë figurative, duke përdorur gjuhë poetike, Salomoni vlerëson pastërtinë, virgjërirë e nuses së tij. “E mbyllur, e vulosur” të gjithë e kuptojmë se ajo është e virgjër. Nusja e tij e ka ruajtur veten vetëm për bashkëshortin e saj, kjo është edhe dëshira e Perëndisë për pastërtinë seksuale për të gjithë burrat dhe gratë. Perëndia është shumë i qartë në lidhje me pastërtinë seksuale. Për shembull, në Testamentin e Ri, tek Hebrenjve 13:4 thuhet, “Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor i papërlyer, sepse Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit.” Në Kantiku i Kantikëve 4:13-14, Salomoni e flet akoma më tepër duke përdorur figurën metaforike të një kopshti, duke e krahësuar bukurinë dhe pastërtinë e nuses së tij me frutat e shtrenjta ekzotike, me lulet, me erezat, me vajërat, me aromat. Ai e kraheson me gjëra shumë të cmuara, për të treguar se sa shumë e vlerësonte atë. Fruti i “shegës” ka fara të kuqe, një frut që përfaqësonte delikatesën në kohët biblike. “Nardo” është një vaj aromatik që nxirret nga një bimë në Indi. Lulja e Krokos prodhon një farë që përdoret si erëz për gatim. “Kanella” është një lëvozhgë aromatike që nxirret nga pemët toripikale të Azisë. “Temjani” është një substancë aromatike, që kur digjet cliron një aromë shumë të këndshme. “Mirra” është një tjetër bimë aromatikë që rritet në Arabi, Afrikën lindore dhe në Indi.
“Erëzat” janë ato bimë që përdoren për t’i dhënë shije ushqimit. Të gjitha këto së bashku krijojnë një kopsht të cmuar për shkak të pamjes, aromës dhe shijes. Në të njëjtën mënyrë edhe Salomoni e cmonte shumë nusen e tij, për shkak të pastërtisë, pamjes së saj tërheqëse së jashtmi dhe së brendshmi. Një partnere, ose bashkëshortë që do ta dëshirontë cdo burrë.
Sot, nëse do t’i thoshit të dashurës suaj që jeni i tërhequr për shkak të: nardos , alkanës, krokos, erëzave, mirrës, aromave, ndoshta nuk do të merrnit një reagim pozitiv prej saj. Është më mirë të flisni shkurt duke thënë, “Dukesh e mrekullueshme!” Grave u pëlqen të komplimentohen.
Së fundmi, në vargun 15 thuhet, “Ti je një burim lulishtesh, një pus ujërash të freskëta, rrëkesh që dalin nga Libani.”
Nusja e Salomonit ishte po aq e dëshirueshme sa një burim lulishtesh, një pus ujërash të freskëta. Tani që është gruaja e tij nuk duhet të jetë me si në vargun 12 “…një gurrë e vulosur”, por si burrë dhe grua “ një pus ujërash të freskëta” por vetëm për burrin e saj, “I rrjedhshëm”, jo i ndenjur.
“Qe rrjedh nga Libani” si një burim i pastër nga malet, kështu ishte edhe gruaja e Salomonit, gruaja e rinisë së tij.
Ciftet e reja sot, duhet të rifreskojnë martesën e tyre. Kjo gjë duhet të bëhet me fjalë inkurajuese, të komplimentojmë njëri-tjetrin, të bëjmë dhurtata surprize, të japim shumë përqafime dhe puthje, prekje afeksioni, që janë mjaft domethënëse.
Cokollatat, lulet, një darkë romantike mund të jenë stimuluese.
Dhe ndoshta, ajo mund të thotë më në fund, “Ti më ke rrëmbyer zemrën!”
Kush mund të thotë se një predikim, nuk mund të jetë vetëm rreth romancës? Kantiku i Kantikëve i kushton 8 kapituj vetëm kësaj teme. Romancën nuk e shpiku Hollivudi, por vetë qielli. Perëndia na e ka dhënë. Romanca është një dhurate për ne nga vetë Perëndia. Dashuroni thellësisht, si fizikisht, por edhe shpirtërisht.
Nëse e duam Perëndinë thellësisht, atëherë nuk do të jetë e vështirë të duam të tjerët sic duhet. Mos harrojme fjalët e Jezusit, “ Burra t’i doni gratë duaja si Krishti kishën dhe dha jetën e Tij për të.” Kjo do të thotë që duhet të duam deri në sakrifikim. Në të njëjtën mënyrë, gratë duhet të duan burrat e tyre. Le të duam njëri-tjetrin!