Unë jam e virgjër
Written by adminradio on 19/03/2019
“Unë jam e vrigjër”, dhe teksti biblik kryesor, që do të shohim është shkëputur nga Luka 1:26-38.
Ju lutem dëgjoni Fjalët e Perëndisë.
“Në muajin e gjashtë, engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret, 27 te një e virgjër, që ishte e fejuar me një njeri që quhej Jozef, nga shtëpia e Davidit; dhe emri i virgjëreshës ishte Maria. 28 Dhe engëlli hyri te ajo dhe tha: “Tungjatjeta, o hirplote, Zoti është me ty; ti je e bekuar ndër gratë.” 29 Por kur e pa atë, ajo mbeti e shqetësuar nga fjalët e tij, dhe pyeste vetveten çfarë kuptimi mund të kishte një përshëndetje e tillë. 30 Dhe engjëlli i tha: “Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë. 31 Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t’ia vesh emrin Jezus. 32 Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t’i japë fronin e Davidit, atit të tij; 33 dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përjetë, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur.” 34 Dhe Maria i tha engjëllit: “Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?.” 35 Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: “Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë. 36 Dhe ja, Elizabeta, e afërmja jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, mbeti shtatzënë me një djalë; dhe ky është muaji i gjashtë për të, që e quanin shterpë, 37 sepse me Perëndinë asgjë s’është e pamundshme.” 38 Atëherë Maria tha: “Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës sate.” Dhe engjëlli u largua prej saj.”
Kjo është Fjala e Perëndisë, dhe lutemi që Perëndia ta bekojë, ndërkohë që jemi duke e lexuar. Ne e dimë që një lindje e zakonshme ka disa të dhëna si: ditën e lindjes, kohën e lindjes, gjininë, emrin e foshnjës dhe të prindërve. Lajmërimi për lindjen më të vecantë që ka ndodhur ndonjëherë na jep një detaj jashtëzakonisht unik. Ky lajmërim është bërë vetëm një herë. Kur engjëlli lajmëroi të virgjërën se do të bëhej me fëmijë, ajo pyeti, “Si mund të ndodhë një gjë ë tillë, përderisa unë nuk njoh burrë?” Përgjatë gjithë shekujve, njerëzit janë treguar skeptikë dhe shumë nuk e kanë besuar lindjen e Jezusit nga një virgjëreshë. Si mund të ndodhë një gjë e tillë? Kjo është pamundur nga ana fizike, njerëzore dhe natyrore. Përgjigjen për këtë fenomen të pamundur e gjejme tek Luka 1:37 ku na thuhet, “ Sepse me Perëndinë asgjë s’është e pamundshme.” Jezusi ishte një foshnjë mrekulli. Ai ishte i mbinatyrshëm dhe në të njëjtën kohë edhe njeri. Lindja e Jezusit nëpërmjet lindjes së virgjër përmendet tre herë tek Luka 1:26-38. Luka, autori i Ungjillit sipas Lukes, që na jep këto të dhëna në lidhje me lindjen e Jezusit përmes virgjëreshës, ishte mjek me profeson, sic na thuhet tek Kolosianëve 4:14. Ai e njihte shumë mirë këtë fushë. Në fakt, në tekstion tonë vëmë re që ëngjëlli shpall dy lindje. Të dyja këto lindje do të realizoheshin nga Perëndia i Plotfuqishëm.
Së pari, tek Luka 1:31 na thuhet, “Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t’ia vesh emrin Jezus.” Këtu engjëlli i referohet virgjëreshës Mari, që atëherë mund të ketë qënë 13 vjec, mosha kur vajzat fejoheshin në atë kohë në Izrael.
Së dyti, tek Luka 1:36 na thuhet, “ Dhe ja, Elizabeta, e afërmja jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, mbeti shtatzënë me një djalë; dhe ky është muaji i gjashtë për të, që e quanin shterpë.” Ndoshta Elisabeta ka qënë në të gjashtëdhjetat e saj, ose më e moshuar. Pra, kemi një të re të virgjër, që lind një djalë, të parëlindurin e saj, sic na thuhet tek Luka 2:7, kemi dhe një grua të moshuar, shterpë, që lind fëmijën e saj të parë, që do të njihej si Gjon Pagëzori. Megjithëse, ishte i afërm i Jezusit ata u rriten larg njëri-tjetrit. Jezusi u rrit në zonën e Galilesë, ndërsa sipas Lukës 1:39, Gjon Pagëzori u rrit “në krahinën malore, në një qytet të Judesë.”
Si ndodh kjo lindje e virgjër, e mrekullueshme dhe e mbinatyrshme? Luka 1:35 na thotë “Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë.” Perëndia, Fryma e Shenjtë, që ka pushtetin, në mënyrë të mbinatyrshme krijoi embrionin e Jezusit brenda në mitrën e Marisë. Ati Perëndi, është Ati i vërtetë i Jezusit, që është Biri i Perëndisë. Jezusi është i Shenjti, ndryshe nga cdo foshnjë tjetër që ka lindur në botë dhe Jozefi ishte babai ligjor i Jezusit. Cdo person tjetër që ka lindur në botë ka lindur si një mëkatar, me natyrë mëkatare. Këtë gjë e vërtetojnë shumë fragmente nga Shkrimi. Për shembull: Në librin e Jobit 25-4, në Testamentin e Vjetër, na thuhet, “Si mund tė jetė, pra, njeriu i drejtė pėrpara Perėndisė, ose si mund tė jetė i pastėr njė i lindur nga njė grua?”
Davidi ka shkruar në Psalmin 51:5,” Ja, unė jam mbruajtur nė paudhėsi, dhe nėna ime mė ka lindur nė mėkat.”
Romakëve 5:12 na thotë, “Prandaj, ashtu si me anė tė njė njeriu tė vetėm mėkati hyri nė botė dhe me anė tė mėkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek tė gjithė njerėzit, sepse tė gjithė mėkatuan.”
Galatasve 3:22 thotë, “Por Shkrimi i mbylli tė gjitha gjėrat nėn mėkatin, qė t`u jepej besimtarėve premtimi nėpėrmjet besimit tė Jezu Krishtit.” Kjo është e vërtetë për cdo qënie njerëzorë, përvec, Jezusit, të Shenjtit, që lindi nga një lindje e virgjër, në Bethlehem të Judesë. Jezusi lindi pa natyrën mëkatare, që hyri në natyrën njerëzore, përmes Adamit. Jezusi u lind i shenjtë. Është shumë e vërtetë që edhe Adami u krijua në mënyrë të mrekullueshme dhe i pamëkat, por ai mëkatoi më vonë. Adami mëkatoi dhe nuk iu bind Perëndisë. Por, Jezusi në mënyrë të përsosur, gjithmonë iu bind Atit. Për këtë arsye, Ai mundi që të paguante njëherë e përgjithmonë për pasojat e mëkatit tonë, duke qënë një zëvendësues i përsosur. Përmes besimit tonë, ne mund të bëhemi të pranueshëm nga Perëndia i Shenjtë. Ne jemi pajtuar me Perëndinë, përmes gjakut të Krishtit, Birit të Perëndisë.
Për shkak se Jezusi lindi nga një grua, Ai është një qënie njerëzore me një trup njerëzor, por si i vetmi Bir i Perëndisë, Ai është gjithashtu hyjnor, i shenjtë. Jezus Krishti është plotësisht njerëzor dhe plotësisht hyjnor në mishërimin e Tij. A mund të ndodhë një gjë e tillë? Asgjë nuk është e pamundur për Perëndinë, që nuk e mohon veten e Tij.
A është lindja e virgjër e Jezusit thelbësore për besimin e krishterë? Sigurisht! Po, përse? Së pari, Bibla e konfirmon shumë qartë lindjen e virgjër të Jezusit. Nëse ne do të mohonim këtë të vërtetë, atëherë përse duhet të besojmë gjërat e tjera të Biblës?
Së dyti, lindja e virgjër bëri të mundur që Jezusi të mos kalonte përmes trashëgimisë së natyrës së mëkatit. Ai është i Shenjti. Ai u ngjiz si një njeri, por ishte para-ekzistent, si i shenjtë dhe gjithmonë do të jetë i shenjtë. Ai është Perëndia i shenjtë, që u mishërua në mish.
Së treti, sic akuzojnë dhe jobesimtarët, nësë Maria nuk do të kishte qënë e virgjër, atëherë Jezusi do të kishte një baba biologjik. Si do të mund të martohej një hebre i përkushtuar me një grua që kishte kryer tradhëti bashkëshortore, gjë e cila dënohej me vdekje sipas Ligjit të Moisiut? Vetë Maria do të ndihej e turpëruar. Por, si reagoi ajo, sipas Shkrimit, kur mori lajmin nga Engjëlli Gabriel? Luka 1:38 na thote, “Atëherë Maria tha: “Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës sate.” Dhe engjëlli u largua prej saj.”
Gjithashtu, tek Luka 1:46-49, Maria thotë, “ 46 Dhe Maria tha: “Shpirti im e madhëron Zotin, 47 dhe fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim, 48 sepse ai e shikoi me pëlqim ultësinë e shërbëtores së tij; sepse ja, tani e tutje të gjitha brezat do të më shpallin të lume, 49 sepse i Pushtetshmi më bëri gjëra të mëdha, dhe i Shenjtë është emri i tij!” Maria me reagimin e saj nuk shfaq turp, ose faj. Ajo nuk u fsheh, por në reagimin e saj ajo tregoi përulësi ndaj Perëndisë, ajo po gëzohej nga ky lajm. Maria e dinte se do të quhej e bekuar për atë që ishte dhe për foshnjën që do të lindte nëpërmjet saj. Kjo ishte e mrekullueshme! Maria e dinte që kjo do të ishte një lindje e virgjër.
Disa njerëz thonë që Shkrimi i referohet lindjes së virgjër të Jezusit, për të bindur besimtarët naivë të shekullit të parë në lidhje me hyjninë e foshnjës Jezus, që Ai të pranohej si Bir i Perëndisë. Ky lloj të menduari është budallallëk, sepse si lindja e virgjër, por edhe hyjnia në një foshnjë njerëzore, trup njerëzor, janë mrekulli të mbinatyrshme. Kisha e hershme e besonte plotësisht lindjen e virgjër.
Igantusi, i shekullit të dytë ka shkruar, “Zoti ynë, Jezus Krishti, u ngjiz në mitrën e Marisë, nga fara e Davidit, por njëkohësisht nga Fryma e Shenjtë.” Këtu i referohet Jezusit, si fara, ose pasardhësi i Davidit, Mbretit te Izraelit, pra që vinte nga një linjë mbretërore.
Luka 1:32-33 thotë, “… Zoti Perëndi do t’i japë fronin e Davidit, atit të tij; 33 dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përjetë, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur.” Jezusi është Shpëtimtar, Ai është plotësisht Perëndi, ai është plotësisht njeri, Ai është Mesia, Krishti dhe Ai është Mbreti që mezi pret të vijë dhe të mbretërojë gjatë mijëvjecarit të Tij të mbretërimit dhe në përjetësi.
Së fundmi, Xhon Mekarthur, një njohës i mirë i Shkrimit shkruan, “ Krishtlindja pa dyshim është festa që festohet më shumë në botë, që përfshin më shumë njerëz dhe kombe. Në të njëjtën kohë është dhe festa më e keqkuptuar nga të gjitha. Festat e tjera përkujtojnë figura të rëndësishme, ose përkujtojnë ngjarje historike të rëndësishme, sic është Dita e Pavarësisë ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, Krishtlindja është për nder të një përsoni hyjnor dhe përkujton një ngjarje hyjnore, të lindjes së virgjër. Gjatë kësaj feste, nuk festojmë për arritjet njerëzore, por festojmë për përmbushjen, realizimin hyjnor. Santa Klausi, dyqanet tregëtare të tejmbushura, zbukurimet e festave dhe shume gjëra të tjera nuk reflektojnë kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes. Asgjë që ka krijuar njeriu nuk lidhet me historinë e Krishtlindjes. Krishtlindja është mrekullia më e madhe, më domethënëse në histori, ashtu si Fryma e Shenjtë na rrëfen në lidhje më lindjen e Jezus Krishtit. Ata që e festojnë me të vërtetë Krishtlindjen kujtojnë historinë e vërtetë që Perëndia dërgoi Birin e Tij të Vetëmlindurin, të vdiste për mëkatet e të gjithë atyre që besojnë tek Ai.”
Jezusi që lindi nga një e virgjër, që e vendosën në një grazhd, ishte i destinuar të kryqëzohej, për ju dhe për mua. Ai do të vijë përsëri si Mbret i mbretërve dhe si Zoti i zotërve dhe Mbretëria e Tij nuk do të ketë kurrë të sosur. Jezus Krishti është dhurata më e rëndësishme që i është ofruar njerëzimit.
Po ju të dashur dëgjues, a e keni pranuar Atë përmes besimit? A jeni penduar për mëkatin tuaj? A e keni pranuar Atë si Shpëtimtarin dhe Zotin tuaj? Për shkak se Ai është Zot, a jeni pagëzuar dhe a po këmbëngulni në besimin në Krishtin Jezus? Apo keni nevojë që të ktheheni tek Perëndia? Ndoshta ju jeni tërhequr dhe nuk keni më një marrdhënie me Perëndinë? A po rrezikoni të largoheni nga Perëndia? Nëse është kështu, merrni në konsideratë fatin e përjetshëm që na pret të gjithëve. Ju duhet të kembëngulni në besimin tuaj tek Perëndia, përmes fuqisë së Frymës së Shenjtë.
A është Jezus Krishti, Biri i Perëndisë, Shpëtimtari dhe Zoti juaj?