HISTORIA E KËNGËS ” O LITTLE TOWN OF BETHLEHEM”

Written by on 22/12/2021

 

Kjo këngë besimi tregon historinë e lindjes së Jezusit dhe u frymëzua nga përvoja prekëse e një pelegrini në prag të Krishtlindjeve në Tokat e Shenjta.

Phillip Brooks ishte një njeri i shquar, besimtar dhe intelektual. Ai ka lindur në Boston, ka qenë predikues, ka mbrojtur doktoraturën në Universitetin e Oksfordit, dhe ka dhënë mësim në Universitetin Yale.  Ka qenë aktiv në luftën publike kundër skllavërisë gjatë Luftës Civile. Por ai është më i njohur për shkrimin e “O Little Toën of Betlehem” pas një udhëtimi i cili i ndryshoi jetën.

Në vitin 1865, Brooks hipi mbi kalë nga Jerusalemi në Betlehem, ku mori pjesë në festën pesë-orëshe të Kishës së Lindjes së Krishtit në prag të Krishtlindjes, të kompletuar me himne. Pas kthimit në shtëpi, kjo përvojë ishte aq e thellë sa ai u frymëzua për të shkruar këngën e kënduar nëpër kisha deri në ditët e sotme. Shfaqja e parë publike u mbajt tre vjet më vonë, e realizuar nga kori i fëmijëve të kishës së tij më 27 dhjetor.

 


Reader's opinions

Leave a Reply


Current track

Title

Artist