Planetshakers publikojnë “A very merry Christmas”

Written by on 06/12/2021

Grupi i mirënjohur ndërkombëtarisht Planetshakers publikoi sot këngën e tyre të re “A Very Merry Christmas”. Kjo këngë e re e Krishtlindjes është e mrekullueshme dhe e gëzueshme dhe feston familjen, bashkimin dhe Jezusin si arsyen e vërtetë të sezonit. Duke kënduar një bekim mbi familjet, ndërsa inkurajon dëgjuesit të bashkohen në kor, vokalisti Hunt shkroi dhe prodhoi këngën e re.

“Gjatë dy viteve të fundit, unë kam modernizuar këngët e Krishtlindjeve, jam përpjekur ti sjell si prodhime moderne,” thotë Hunt. “Ndërsa po mendoja se çfarë mund të sillja si risi, mendova se do të ishte mirë të sillja një këndvështrim modern të “We Wish You a Merry Christmas”, kështu që fillova te punoja. Ndërsa prodhoja “A Very Merry Christmas”, une ftova Mateus Asato dhe Jesus Molina, për të përfshire talentin e tyre në kitarë dhe tastierë. Rezultati i gjithë kësaj është një këngë shumë argëtuese për t’u dëgjuar dhe kënduar së bashku!”

“A Very Merry Christmas” pason albumin e mirënjohur të vitit të kaluar, “It’s Christmas Live”, i cili kombinon interpretimin unik muzikor të Planetshakers së bashku me këngët origjinale të Krishtlindjeve, një kor dhe orkester te plote. Së bashku me muzikën e Krishtlindjeve, Planetshakers publikoi Revival: Live At Chapel muajin e kaluar. Albumi paraqet grupin që performon 11 këngë live në një mjedis intim me studentët e Kolegjit Biblik Planetshakers që i rrethojnë rreth e rrotull.


Reader's opinions

Leave a Reply


Current track

Title

Artist