I shfytyruar më tepër se e çdo njeri

Written by on 14/06/2019

Testamenti i Vjetër, Isaia 52:13-15.

Ja, shërbëtori im do të begatohet, do të ngrihet dhe do të lartësohet shumë.14 Duke qenë se shumë veta u çuditën me ty, sepse pamja e tij ishte e shfytyruar më tepër se e çdo njeriu tjetër dhe fytyra e tij ishte ndryshe nga ajo e bijve të njeriut,15 kështu ai do të spërkasë shumë kombe; mbretërit do të mbyllin gojën para tij, sepse do të shohin çfarë nuk u ishte treguar kurrë atyre dhe do të kuptojnë ato që nuk kishin dëgjuar.”

Një ushtar amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore u dëmtua rëndë nga shpërthimi i një bombe që shpërtheu para tij. Ai humbi gjymtyrët dhe u shpërfytyrua. Gjëja më e trishtuar që i ndodhi ishte humbja e kujtesës së tij. Ai harroi se si kishte qenë fëmijëria e tij, si e kishte emrin, kush ishte, ku ishte. Për vite me rradhe ai pyeste duke qarë, “A e di njeri se kush jam?”

Gjatë Luftës së Dytë Botërore një tjetër ushtar u kthye në shtëpi nga lufta. Ai ishte plagosur rëndë, por mezi priste të shkonte në shtëpi dhe të takonte nusen e tij të ardhshme. Ai zbriti nga treni për të takuar nusen e tij. Kur ajo e pa, ndaloi në vend. E pa e çuditur, pastaj e tmerruar. Ajo ktheu kokën dhe përqafoi nënën e saj. Ajo bërtiti duke thënë, “Nuk mund ta shoh, ai është shumë i gjymtuar.” Ajo u largua duke e braktisur ushtarin e përçunduar.

Një tjetër ushtar u kthye në shtëpi nga Vietnami pasi ishte plagosur rëndë. Kur u kthye në qytetin e lindjes mori të atin në telefon dhe i tha, “ Baba u ktheva në shtëpi dhe kam sjellë një mik që ka qënë me mua në Vietnam. Dua qe ta njohësh.” “ Po bir, ne duam që ta njohim.”-tha babai i tij. I biri i tha, “ Po ai është plagosur shumë keq, nuk ta merr mendja se sa keq. Ai ka mbetur me një sy, një krah dhe një këmbë. Ai ka nevojë për përkujdesje.” I ati u përgjigj, “Bir nuk di se çfarë të them. Nuk e di nëse jemi në gjendje të kujdesemi për një djalë në këtë gjendje. Ka spitale dhe qëndra mjekësorë që mund të kujdesen për persona në këtë gjendje. Ne do të ndihmojmë të gjesh një qendër shtetërorë që mund të kujdeset për të.” I biri u përgjigj, “Në rregull, shihemi së shpejti!” Ditën tjetër nëna dhe babai morën një telefonatë nga morgu, që u kërkuan të shkonin për të identifikuar trupine djalit të tyre. Kur panë trupin, ata vunë re se djalit të tyre i mungonte një sy, një krah dhe një këmbë.

Këto janë histori të trishtuara që tregojnë për pasojat e tmerrshme të luftës.

Kemi një tjetër histori të vërtetë, që flet për pasojat e tmerrshme të mëkatit. Flet për historinë e njeriut që vuajti në mënyrë të tmerrshme përbrenda. “Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur?” nga Mateu 27:46. Këto janë fjalë ankthi të thellë, kur Biri i Perëndisë ishte në prag të vdekjes, për tu flijuar për mëkatin e njerëzimit, duke përfshirë edhe ju dhe mua. Në lidhje me Perëndinë, le të shohim profetin e Testamentit të Vjetër Habakukun 1:13 që thotë, “Ti i ke sytë tepër të pastër për të parë të keqen dhe nuk e shikon dot paudhësinë.” Pra, Krishti u braktis.

Sepse në atë çast të tmerrshëm ‘Shërbëtori Vuajtës’, ‘Njeriu i Trishtimeve’ u bë mëkat, duke marrë mbi vete gjithë mëkatin e njerëzimit: mëkatin e kaluar, të tashëm dhe të ardhshëm, të gjitha mëkatet. Pse? 2 Korintasve 5:21, “ Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.”

Ky njeri i plagosur vuajti edhe së jashtmi.

Duke qenë se shumë veta u çuditën me ty, sepse pamja e tij ishte e shfytyruar më tepër se e çdo njeriu tjetër dhe fytyra e tij ishte ndryshe nga ajo e bijve të njeriut .” Isaia 52:14.

Dëgjoni Isaian 50:6I paraqita kurrizin tim atij që më rrihte dhe faqet e mia atij që më shkulte mjekrën; nuk ia fsheha fytyrën time poshtërimit dhe të pështyrave.”

Isaia 53:3-5:I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar, dhe ne nuk e çmuam aspak.Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur.Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.”

Dëgjoni Psalmin 22:14-18:Më derdhin si ujë dhe tërë kockat e mia janë të ndrydhura; zemra ime është si dylli që shkrihet në mes të zorrëve të mia.15 Forca ime është tharë si një enë balte dhe gjuha ime është ngjitur te qiellza; ti më ke vënë në pluhurin e vdekjes.16 Sepse qentë më kanë rrethuar, një grup keqbërësish më rri rrotull; më kanë shpuar duart dhe këmbët.17 Unë mund t’i numëroj gjithë kockat e mia; ato më shikojnë dhe më këqyrin.18 Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe hedhin në short tunikën time.”

Duhet të keni parasysh:

Ëngjëjt u shfaqën pas lindjes së Tij tek Luka 2:13-15.

Ëngjëjt erdhën pas tundimit të Tij në shkretëtirë na thuhet tek Marku 1:13

Një ëngjëll nga qielli iu shfaq dhe e fuqizoi ndërkohë që vuante në agoni në kopshtin e Gjetsemanit sipas Lukës 22:43.

Ëngjëjt u shfaqën tek varri bosh pas ringjalljes së Tij triumfuese.

Megjithatë, në Kryqin e Kalvarit, kur u kryqëzua “Biri i Zotit” Hyjnia e Tij, “Biri i Njeriut” në përulësinë e Tij, që u shpërfytyrua përtej imagjinatës, asnjë ëngjëll nuk iu shfaq pranë Tij. Për herë të parë dhe të vetme në gjithë përjetësinë, Ati i Tij qiellor e kishte braktisur.

Jezus Krishti vdiq dhe errësira mbuloi tokën. Mateu 27:45.

Ai vdiq si një sakrificë shpenguese, që u ofrua për gjithë mëkatarët.

  • Duart që kishin bekuar fëmijët dhe foshnjat e vegjël ishin gozhduar në kryqin mizor.
  • Këmbët që ecën mbi ujërat e Detit të Galilesë u gozhduan në kryqin mizor.
  • Zemra që mbrojti me dhembshuri të madhe të varfërit, të sëmurët, të shtypurit, pushoi në kryq.

Pse një njeri absolutisht i pastër dhe i pafajshëm do të jepte jetën e tij për mëkatarët?

Sepse ky ishte vullneti i Atit Perëndi. Isaia 53:10 thotë, “Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante.” Po pse? Pse duhej të vuante në kryqin mizor?

Isaia 53:11: “Ai do të shikojë frytin e mundimit të shpirtit të tij dhe do të jetë i kënaqur. “ Perëndia At u kënaq me sakrificën e përsosur të Qengjit të përsosur të Perëndisë në altarin e kryqit. Vepra e Tij plotësoi drejtësinë e Perëndisë; kjo  sakrificë e përsosur e Birit të Tij, e Shërbëtorit të vuajtjes ofroi zgjidhje të plotë në lidhje me çështjen e mëkatit të njerëzimit për gjithë përjetësinë.

1 Gjoni 2:2:Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ata të të gjithë botës.”

Ne duhet ta kuptojmë se është e vlefshme për të gjithë ata që pranojnë Krishtin dhe veprën e Tij shpenguese në kryq në vendin tonë përmes besimit të vërtetë.

Shumica e njerëzve e kanë kuptuar gabim që besojnë se “njerëzit e mirë” e meritojnë qiellin. Por askush nuk është i mirë sa duhet, sepse një mëkat i vetëm na dënon përpara një Perëndie absolutisht të shenjtë.

Adami mëkatoi me Evën, ata u dëbuan, u larguan, u ndaluan të qëndronin në parajsën e përsosur të Kopshtit të Edenit. Jezus Krishti nuk mëkatoi asnjëherë, sipas Hebrenjve 4:15. Ai ishte dhe është i vetmi njeri që mund të arrijë shenjtërinë e Perëndisë. Për shkak të mëkatit tonë  ne të gjithë meritojmë ferrin. Gjithkush është  i lidhur pas ferrit  nëse nuk pranon Jezus Krishtin si Shpëtimtarin dhe Zotin e tij personal nëpërmjet besimit shpëtues, nëpërmjet besimit këmbëngulës. Të gjithë kemi natyrën e mëkatit dhe ne të gjithë mëkatojmë. Dhe ne vazhdojmë të mëkatojmë, por ne kemi drejtësinë e përsosur që Perëndia e pranon, drejtësinë e Krishtit. Drejtësia e Krishtit na bën të drejtë përpara një Perëndie të shenjtë. Megjithatë, Perëndia për shkak të hirit e Tij të jashtëzakonshëm, që askush nuk e meriton, e dërgoi të Drejtin e Tij të vdiste për ne.

Kjo është dashuria e Perëndisë, e balancuar me drejtësinë e Perëndisë.

Shumica kanë një këndvështrim më të lartë moral për njeriun dhe një këndvështrim më të ulët për shenjtërinë dhe drejtësinë e Perëndisë. Sidoqoftë, Perëndia siguroi me anë të hirit e Tij, favorin e tij të pamerituar, Jezusin, Birin e Perëndisë. Vetëm Jezusi shpëton!

Pra, kudo që jeni, a do ta pranoni Atë sot? Prano Jezus Krishtin si Shpëtimtarin dhe Zotin tënd personal. Bëje sot!


Reader's opinions

Leave a Reply


Continue reading

Current track

Title

Artist